Të kemi mendim të mirë për njerëzit 
 
 
 






 
Prej Ebu Hurejres radiallahu anh i cili ka transmetuar:
 I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem tha: Keni kujdes nga dyshimi, 
se dyshimi është njëri prej tregimeve më të këqija të rrejshme, dhe mos i 
shikoni mangësitë e të tjerëve, dhe mos e spiunoni njëri tjetrin,
dhe mos e praktikoni Nexhsh, e as mos keni xhelozi me njëri tjetrin, dhe mos e 
braktisin njëri tjetrin (duke mos fol me njëri tjetrin). Dhe O! Adhurues të 
Allahut – bëhuni vëllezër!
[Sahih El-Buhariu]
Rruga e çdo muslimani është që ti fsheh të metat e të tjerëve dhe të ketë 
mendim të mirë për të tjerët. Për këtë Allahu ezeue xhel i urdhëroi besimtarët 
që të kenë mendim të mirë për të tjerët kur dëgjojnë shpifje për vëllezërit e 
tyre besimtarë.
A nuk e keni dëgjuar ndodhin e El-Ifkut? Gënjeshtrën të cilën hipokritët e 
shpifën kundër Aishes, nënës të besimtarëve radijallahu anhe dhe që Allahu e 
shpalli atë të lirë dhe të pafajshme në Kuran? Kur u tha çka u tha, Allahu Eze 
ue xhel e qartësoj pozitën e vërtet të cilën çdo mysliman duhet ta kuptojë. Dhe 
Ai subhanehu ue te’ala ka thënë në suret En-Nur:
“E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin 
të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!” [En-Nur 
24:12]”
Pra të kesh Husnu-Edhan – mendim të mirë është praktikë e të devotshmëve, 
njerëzve të kuptueshëm dhe njerëzve të mençur prej mesit të myslimanëve, e 
atyre që e kanë frikë Zotin e tyre dhe të cilët e dëshirojnë fitoren dhe 
dominimin për fenë e Allahut.
Është thënë për Eba Is’hakun rrahimullah se njëherë e kishte hequr veshjen e 
sipërme (emamah) (e cila i ka pas vlerë 20 dinarë) për të marrë avdes – ku 
rastësisht erdhi një vjedhës dhe e vodhi veshjen e Eba Is’hakut dhe në vend të 
saj e la një të vjetër. Kështu që kur shejhi rrahimullah e përfundoi avdesin e 
tij ai vetëm e murr veshjen e vjetër dhe e veshi. Ai as që e vërejti atë, 
derisa e pyetën kur ishte duke ligjëruar.
Pra ai iu përgjigj: “Ka mundësi që ai që e ka marr atë, ka pas nevojë për atë.”
Prej Zejd in Esleme i cili tha: Dikush hyri tek Eba Duxhaneh El-Ensari 
radijallahu anh derisa ai ishte i sëmurë. Fytyra e tij përflakonte sikurse 
drita e hënës, kështu që ai u pyet: “Pse po shndrit fytyra yte?”
Ai u përgjigj: Vetëm për shkak të dy veprave që e kam pas zakon që të ju 
përmbahem:
- Kurrë nuk kam folur për atë që nuk më hynë në punë mua, dhe e dyta është se 
myslimanët kanë qenë të palënduar dhe të sigurt në zemrën time.



Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!



Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!

_________________________________________________________________
Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy!
http://spaces.live.com/spacesapi.aspx?wx_action=create&wx_url=/friends.aspx&mkt=en-us
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan