BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM 
Falenderimi i takon vetem Allahut Zotit te boteve, i vetmi qe meriton te 
adhurohet me te drejte.Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi pejgamberin 
Muhammed s.a.v.s. mbi familjen e tij te paster , mbi shoket e tij besnik dhe 
mbi te gjithe ata qe e pasojne rrugen e tij deri ne diten e gjykimit ! 
Esselamu alejkum !

 

 

 

 

 

 

Me respekt 

Agron Lepaja








 





PËRHAPJA DHE SHPËRNDARJA E LETRAVE TË NDALUARA 
 




Written by Behxhet Behrami    





Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu 
Sa i përket një letre, e cila kohëve të fundit po shpërndahet nëpër internet (e 
shpeshherë edhe në mënyrë të thjeshtë dorë më dorë e fotokopjuar) nga disa 
njerëz injorant, të cilët nuk i dinë edhe gjërat më elementare të fesë së tyre, 
e të cilët janë duke e përhapur shirkun në Umetin Islam duke menduar se janë 
duke kontribuar për këtë Dinë (fe). 
Këto lloje letrash të trilluara nuk janë diç e re për opinionin shqiptar, këto 
kanë qenë edhe më herët, ndoshta para 20 vjetësh, me mesazh të njëjtë, mirëpo 
me personazhe tjera, në vend të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem 
përmendej Zejnebja radijallahu anha, dhe për dallim nga ky trillimi i fundit, 
ajo shpërndahej në mënyrë më të thjeshtë, fotokopjohej dhe shpërndahej nëpër 
shtëpi, ndërsa sot edhe shirku e bid’ati kanë filluar të avancohen duke u 
përhapur me mjetet më moderne.
Dije motër dhe vëlla musliman se caktimi i Allahut (kaderi), e mira dhe e 
keqja, janë në dorën e Allahut dhe ndodhin vetëm me caktimin e Allahut, dhe 
njëherit kjo është edhe kushti i gjashtë i imanit, pa te cilin nuk vlen dhe nuk 
plotësohet imani i askujt.
 
Nëse këtë e kuptoni, atëherë ju bëhet e qartë se caktimi i Allahut, apo fati 
yt, nuk është i lidhur me kësi lloj letrash që njerëzit injorant, apo 
qëllimkëqinj i shpërndajnë me mënyra të ndryshme që t’ua prishin dhe 
shkatërrojnë njerëzve besimin e tyre, i cili besimi është gjëja më e vlefshme e 
besimtarit. Duhet t’i besosh fuqishëm fjalës se Muhammedit alejhi selam, të 
cilën na e transmeton Ibën Abbasi radijallahu anhu, i cili thotë:
Më ka thënë i Dërguari i Allahut: “Ruaje ti Allahun, Allahu të ruan ty, ruaje 
Allahun do ta gjesh çdo herë pranë vetes, dhe kur të lypësh, lyp prej Allahut, 
e kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut. Dhe dije se nëse të gjithë 
njerëzit mblidhen që të ta bëjnë ndonjë dobi, nuk kanë mundësi të të bëjnë 
asgjë vetëm se atë që ta ka caktuar Allahu, dhe dije se sikur krejt njerëzit të 
mblidhen që të ta bëjnë ndonjë të keqe, nuk kanë mundësi që të bëjnë asgjë 
vetëm se atë që ta ka caktuar Allahu. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë 
fletushkat.” 
Ky është besimi, në të cilin thërriste Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve 
sel-lem gjatë gjithë jetës se tij, ai që dëshiron të jetë pasues i tij dhe i 
shpëtuar në këtë botë e në botën tjetër, le t’u përmbahet fjalëve të Tij.
Ndërsa, ata që merren me kësi lloj letrash, ata janë të devijuar nga rruga e 
Muhmmedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe nuk është e vërtete se ata e 
kanë parë në ëndërr Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mirëpo atyre 
shejtani i mallkuar u paraqitet dhe i devijon ata që janë të luhatshëm e të 
padijshëm në fenë e tyre. Përndryshe si ka mundësi që Muhammedi sal-lall-llahu 
alejhi ve sel-lem të thërras në këto gjëra që janë në kundërshtim më Sheriatin 
e tij, për të cilin luftoi 23 vjet me radhë që t’ua ngulit në zemrat e 
muslimanëve besimin e shëndoshë në Allahun dhe t’ua largojë nga zemra shirkun.
 
Mirëpo, bid’atxhinjtë ia ndaluan vetes së tyre kapjen për Shpalljen e Allahut 
xhel-le shanuhu, ata i kaploi shejtani i mallkuar dhe i hodhi në fund të 
devijimit dhe errësirës, morën për bazë burime të ndryshme duke menduar se ato 
burime mund të jenë zëvendësuese të Shpalljes. Ah, sa dallim i madh është në 
mes të asaj diturie, e cila buron prej Kur’anit dhe ujitet me ujin e pastër të 
Sunetit, dhe diturisë, e cila buron nga burimet e bid’atxhinjve, të cilët nuk 
mbështeten në lajme (transmetime) të vërteta e as në logjikë të shëndoshë, çdo 
gjë që është shpikur në fenë e Allahut, është e refuzuar, dhe çdo kush që 
devijoi nga rruga e Tij, nuk mund të arrijë te qëllimi i tij i kërkuar. Sa e 
largët dhe e pamundur është që bid’ati t’u dhurojë pronarëve të vet furkan 
(dallues të vërtetës nga e pavërteta), apo në zemrat e tyre të shtojë udhëzim e 
iman. Si ka mundësi të udhëzohet ai, i cili ec në shkretëtirën e errët pa 
pishtarë ndriçues? Dhe si mund ta shuajë etjen ai, i cili për pije ka zgjedhur 
ujin e njelmët? 
Disa grupe të bid’atxhinjve, siç janë sufitët, i marrin ëndrrat si burime 
kryesore mbi të cilat e mbështetin akiden (besimin) e tyre, i pranojnë dhe i 
refuzojnë gjërat në bazë te ëndrrave, dhe pretendojnë se këto ëndrra janë një 
lloj shpalljeje dhe inspirimi nga ana e Allahut. Me ëndrra i komentojnë disa 
prej ajeteve të Kur’anit, me to dallojnë Sunetin e vërtetë nga Suneti i 
pavërtetë, me ëndrra e dallojnë mendimin më të saktë në dispozitat e fikhut, 
etj..
Shatibiu në librin e tij “El-I’tisam” thotë:
“Argumenti më i dobët i të gjithë bid’atxhinjve është argumenti i atyre që i 
mbështetin veprat e tyre në ëndrra, i pranojnë dhe i refuzojnë gjërat në bazë 
të ëndrrave dhe thonë: Kemi parë në ëndërr filanin (një njeri të devotshëm), i 
cili më ka thënë: Mos vepro këtë, ndërsa veproje atë. Kështu thonë edhe shumë 
prej atyre që vishen me petkun e sufizmit, ndodh që të thonë disa prej tyre: 
Kemi parë Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në ëndërr dhe më ka thënë 
mu kështu, m, ka urdhëruar me këtë. Vepron në bazë të saj dhe ndalohet në bazë 
të saj, punon me ato ëndrra dhe ua kthen shpinën dispozitave të vendosura në 
Sheriatin e Allahut xhel-le shanuhu.” (1/260).
Pra, motër dhe vëlla i dashur musliman, ruaje besimin tënd, se vërtetë besimi 
yt është gjëja më e vlefshme që ti posedon, besimin tënd mbështete vetëm në 
baza të shëndosha të Islamit, në Kur’an dhe Sunet, se vërtetë do ta gjesh veten 
të liruar nga çdo lloj robërimi dhe do te jesh vetëm rob i Allahut për çka edhe 
je i krijuar. Ndërsa ata, te cilët nuk janë robër të nënshtruar ndaj Allahut, 
ata janë robër të çdo kujt, i sheh ata të besojnë në lloj-lloj besëtytnish dhe 
frikësohen nga ato, për dallim nga besimtari, zemra e te cilit është mbushur me 
dashuri ndaj Allahut dhe nuk i frikësohet askujt përveç Allahut. 

Allahu e mëshiroftë Ibën Kajjimin, i cili thotë: “Kanë ikur prej robërimit që 
janë krijuar për të, e kanë rënë në robërim të tekeve të tyre dhe djajve”.
Njeriu nga vetë natyrshmëria e tij, shpirti i tij kërkon që të lidhet me 
Krijuesin e tij, e nëse nuk lidhet me Krijuesin e tij, ai do të lidhet me diç 
tjetër, pra ose do të jetë rob i Allahut, ose rob i tjetërkujt përveç Allahut 
xhel-le shanuhu.
Allahu xhel-le shanuhu në Kur’an na e sjell shembullin e shirkut dhe tevhidit 
(idhujtarisë dhe besimit të drejtë në një Zot) në suren Zumer, ajeti 29, ku 
thotë:
“Allahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin 
ortakë pa marrëveshje mes vete dhe një njeri (rob) që është thjesht në 
posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? 
Lavdërimi i takon vetëm Allahut, por ç’bën shumica e tyre, nuk e dinë.” (Zumer, 
29).

Pra, Allahu solli shembullin e atij, që përveç Allahut adhuron edhe zota tjerë, 
si shembulli i atij robi që e kanë në pronësi shumë zotërinj, ai e urdhëron me 
një punë, e tjetri me tjetrën punë, e kështu me radhë. Si mund të jetë gjendja 
e tij shpirtërore? Ndërsa, shembulli i atij që e adhuron vetëm Allahun, është 
si shembulli i atij që është rob vetëm i një zotërie, i kryen urdhrat e tij dhe 
është i qetë. 
E lusim Allahun që të na e shtojë imanin tonë në Allahun, dhe të na bëjë të 
jemi robër vetëm të Tij, e të na bëjë të lirë nga çdo lloj robërie tjetër, dhe 
të na ruajë nga shirku!
Vel hamdu lil-lahi rabbil alemin.



SHPËRNDAJE!!!
 
Se All-llahu thotë në Kur'an :
"…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. 
Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i 
forte".( Maide, 2)
Vetëm me një klik në "Forward" edhe JU, bëhuni pjesë e së mirës. 
Dërgojauni të gjithëve që i keni të regjistruar në adresën tuaj.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme
 
Mirëpo keni KUJDES! Për hir të Allahut, meshkujve dërgoni veç dhe femrave veç.
 
                                                                                
                                  
                                                                                
                                                      
Dërguar nga: 
(Thirrësi i mbuluar)


Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy! Try it!
Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!
Gruppenchats mit der neuen Messenger Beta. So geht's! Hier klicken!
_________________________________________________________________
More than messages–check out the rest of the Windows Live™.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan