Selam alejkum,
 
Një hadith pak i gjatë po shumë i dobishëm, të cilin ndoshta nuk e keni dëgjuar 
më herët. Hadithin e kam marr nga libri “Shiu i rrëmbyer i fjalës së mirë” nga 
Ibn Kajjim el Xheuzije.
Ai është hadithi i Seid Ibn Musejebit, që transmeton nga Abdurrahman Ibn Semreh 
Ibn Xhundubi:
 
Na erdhi i Dërguari i Allahut s.a.v.s. një ditë kur ishim në rreshtin e tij në 
Medinë. U ngrit para nesh dhe tha: “Dje kam parë gjëra të quditshme.
Pash një burrë nga umeti im, të cilit i erdhi engjëlli i vdekjes për ti marr 
shpirtin, por menjëher i erdhi mirësjellja ndaj prindërve të tij dhe e largoi 
engjëllin prej tij.
Pash nje burrë të umetit tim, të cilit i ishte afruar dënimi i varrit, por i 
erdhi abdesi i tij dhe e shpëtoi.
Pash një burrë të umetit tim, që shejtanët e kishin futur në mes, por erdhi 
përkujtimi i Allahut dhe i largoi shejtanët prej tij.
Pash një burrë të umetit tim, qe engjëjt e dënimit e kishin futur në mes dhe më 
pas erdhi namazi i tij dhe e shpëtoi atë prej duarve të tyre.
Pashë një burrë të umetit tim, që digjej prej etjes. Sa herë afrohej pran 
haudit, pengohej dhe largohej. Më pas i erdhi agjërimi i muajit të Ramazanit, 
që i dha të pij dhe të shuaj etjen.
Pash një burrë të umetit tim dhe disa pejgamber të ulur në disa rrethe. Sa herë 
që burri afrohej drej rrethit, ai largohej. Më pas erdhi gusli i tij, i cili e 
mori prej dore dhe e uli atë në krahun tim.
Pash një burrë të umetit tim, i cili para tij kishte errësirë, prapa kishte 
errësirë, në të djathtë kishte errësirë, në të majtë kishte errësirë, mbi të 
kishte errësirë, nën të kishte errësirë, dhe qëndronte i pavendosur. Më pas 
erdhi haxhi dhe umreja e tij, që e nxorën nga errësira dhe e futën në dritë.
Pash një burrë të umetit tim, që mbrohej me dorën e tij prej nxehtësis së 
Zjarrit dhe të keqes së tij. Më pas erdhi lëmosha e tij, e cila u kthye në një 
mbules mes tij dhe Zjarrit dhe i bëri hije kokës së tij.
Pash një burrë të umetit tim, që u fliste besimtarëve, ndërsa ata nuk i 
flisnin. Më pas erdhën lidhja e tij farefisnore dhe tha: “O ju muslimanë, ai e 
ka ruajtur lidhjën farefisnore, kështu që flisni atij. Pas kësaj, besimtarët i 
folën atij, i dhanë dorën, dhe ai u dha dorën atyre.
Pash një burrë të umetit tim, që e kishin futur në mes zebanijet. Më pas erdhën 
urdhëresa e tij për të mirë dhe ndalesa e tij për të keqe, e shpëtuan prej 
duarve të tyre dhe e futën tek engjëjt e mëshirës.
Pash një burrë të umetit tim, që qëndronte i kërrusur mbi gjunjët e tij dhe mes 
tij dhe Allahut kishte një mbulesë. Më pas erdhi sjellja e tij e mirë, e mori 
prej dore dhe e futi tek Allahu a.xh.
Pash një burrë të umetit tim, të cilit i kishte shkuar regjistri në të majtën e 
tij. Më pas erdhi frika e tij prej Allahut e cila mori regjistrin e tij dhe e 
vendosi ate në të djathtë të tij.
Pash një burrë të umetit tim, të cilit i ishte ulur peshorja. Më pas i erdhën 
fëmijët e vdekur dhe peshorja u ngrit.
Pash një burrë të umetit tim, që qëndrontë në buzë të Xhehenemit. Më pas i 
erdhi shpresa e tij tek Allahu, e cila e shpëtoi prej atyre dhe u largua.
Pash një burrë të umetit tim, që ishte hedhur në Zjarr. Më pas erdhi loti i tij 
prej të qares nga frika e Allahut dhe e shpëtoi prej andej.
Pash një burrë të umetit tim, që qëndronte mbi Sirat dhe që lëkundej ashtu si 
hurma prej një stuhie të fortë. Më pas erdhi mendimi i mirë i tij për Allahun 
dhe lëkundja u qëtësua dhe kaloi.
Pash një burrë të umetit tim, që zvarritej mbi Sirat, dhe ndonjëherë ecte 
barkas. Më pas erdhi përshëndetja (salavati) e tij për mua, e cila e ngriti në 
këmbë dhe e shpëtoi.
Pash një burr të umetit tim, që kishte mbërritur tek dyert e Xhenetit, të cilat 
i mbylleshin para tij pa e pranuar. Më pas erdhi dëshmia se nuk ka Zot tjetër 
të ardhuruar me të drejtë përveq Allahut e cila ia hapi dyert e Xhenetit dhe e 
futi brenda”.
Hadithin e ka transmetuar Seid Ibn Musejibi, Amer Ibn Aziri, Ali Ibn Zejd Ibn 
Xhedani dhe Hilal Ebu Xhebele.
Shejhu i Islamit, Ibn Tejmija (Allahu ia shenjtëroftë shpirtin) e vlerësonte 
shumë këtë hadith. 


 



Beyond Hotmail — see what else you can do with Windows Live. Find out more.


Upgrade to Internet Explorer 8 Optimised for MSN. Download Now
_________________________________________________________________

MSN straight to your mobile - news, entertainment, videos and more.

http://clk.atdmt.com/UKM/go/147991039/direct/01/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan