Masnavi IV, 2460

Në ini të zgjuar, vëzhgues dhe symprehtë,
Zoti u flet për ç'kini bërë në jetë.

Në ju shikon se gjer ku u shkon litari,
ju mund ta shihni dhe ngritjen nga varri.

Ai që vjedh, e di që bën mëkatë,
në Gjyq gjithnjë ai ka frikë të flasë.

Kjo gjë e keqe u vjen, kur s'kini shkollë,
kur nuk kupton botën e s'ini mendjehollë.

Kur zemrën ke të zezë, pa ke dhe faj,
peshën e turpit mbi supe ti e mbaj.

Për ndryshe zemra kthehet në shigjetë,
që gjithnjë shpon diçka atje, për jetë.

Në atë shpim s'e ndjeni, ku e keni,
iu falni Zotit që pastërtinë të gjeni.

Kini kujdes, diçka atje, kur duhet,
zemrën e pyetni atje nuk shuhet.

Nëse më shumë nga vetja do kërkoni,
më lart do ngrihi nga skena, ku veproni.

Nëse ini të ngrysur, me hekurin ngjasoni,
lëmoni veten dhe e qytetëroni.

Kështu dhe zemra do bëhet si pasqyrë,
argjendi i saj do fshijë ndryshk e zgjyrë.

Në ujë të thellë ka perla, xhevahirë,
mos turbulloni, lëreni të lirë!

Shpirti i njeriut është si ajëri vetë,
me pluhur, po trazohet, në qiell nxin si retë.

Veç Zoti po ta shohë të nxirë dhe për lumë,
Ai mund t'iu shpëtojë edhe t'iu vërë në rrugë.

-- 
" Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan