Është tepër e gjatë e diela pa ty! S’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj, më mundojnë orët, më rëndojnë orët, dua t’i ndaj dhe s’i ndaj dot, dua t’i fal dhe s’i fal dot! Janë vetëm të miat orët e të dielës së tretë të marsit, vetëm imja është krejt e diela…
E përqafoj, e përkëdhel, e pushtoj me ajër, bar e gjeth, me zogj e thirrje. Ah, veç ti mungon, e dashura ime! Dhe është një ditë marsi mahnitëse, si fytyra jote – tmerrësisht tronditëse, një ditë që të pushton si krahët e tu, një ditë që të thërmon si sytë e tu, një ditë që të trishton po të jesh vetëm. Vetëm, po të jesh vetëm… Me dëshirë do të vdesësh po të jesh vetëm. Pa ty është tepër e gjatë e diela, s’kam ku ta çoj, s’kam si ta përgjysmoj… As për të vdekur nuk vdes dot. O Zot! -- " Une shkruaj njerez nuk shkruaj libra"-Imam SHEHID HASAN el BENNA --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
