Zbulim unik i një shqiptari të ri në Zvicër

Shpëtim
Shaqiri, me prejardhje nga Tetova i tronditur thellë nga vdekja
tragjike e një fëmije nga kafshimi i qenve në Oberglatt të Cyrihut,
arrin të zbulojë një patentë plastike për mbrojtje nga kafshimet e
tilla të rrezikshme.- Prof Dr Samuel Debrot, Kryetari i Shoqërisë për
Mbrojtjen e Kafshëve në Lozanë, njëherazi Profesor i Mjekësisë
Veterinare në Universitetin e Bernës, në vazhdimësi e përcolli dhe e
propagandoi patentën e zbuluesit të ri shqiptar. Patenta u testua për
tri vite nga specialistët dhe u shqyrtua edhe në nivele shkencore e
shtetërore, derisa u lejua prodhimi i këtij novacioni.- “tung.ch” është
gazeta e parë shqiptare që zhvilloi një bisedë me këtë zbulues, i cili
sapo ka nxjerr në treg produktin e tij që ka nxitur interesim edhe më
përtej Atlantikut.

Nga Rexhep Rifati, Cyrih 

Motivet
humane nganjëherë e shtyn njeriun të bëjë mrekullira. I tillë është
edhe rasti me të riun 28- vjeçar, Shpëtim Shaqirin, me prejardhje nga
fshati Odri i komunës së Tetovës, me qëndrim në Zvicër. Si duket nga
ajo që do të shpjegojmë në këtë shënim për te: edhe vet emri i tij
Shpëtim sikur e arsyeton veprimin e tij human prej një Shpëtimtari të
vërtetë. 
Ti kthehemi rastit: Shpëtimi i prekur thellë nga një
ngjarje tragjike para katër vitesh (më 1 dhjetor 2005) në fshatin
Oberglatt të Cyrihut, kur tre qej të rasës Pitbull kafshuan për vdekje
një fëmijë 6 vjeçar, bënë që ky të jetojë në ankth, duke menduar për
një lloj zbulimi që parandalon tragjeditë e tilla. Zaten nuk ishte ky
vetëm shqetësim i këtij të riu, por edhe i qarqeve qeveritare e mbarë
opinionit zviceran. Porse për ta zbuluar mjetin që parandalon këtë
rrezik ishte pikërisht ky i ri shqiptar, zbulimi i të cilit nxiti
interesim të jashtëzakonshëm edhe jashtë Zvicrës.  

Në saje të një kontakti me bashkatdhetarin tonë, Shaqir Zili në Lozanë,
mësuam për këtë zbulues të ri, por edhe për faktin se familja e tij në
fshatin Odri të Tetovës, tradicionalisht ka treguar shkathtësi për
zbulime të reja, madje duke e zbuluar edhe qerren e parë me rrota gome
në rrethinën e Tetovës.  Do theksuar edhe faktin se  “tung.ch” është
gazeta e parë shqiptare që vuri kontakt me Shpëtimin,  për të biseduar
për motivet, rrjedhën dhe finalizimin e këtij produkti, aktualisht në
tregun zviceran, e me gjasë për shkak të rëndësisë e interesimit, edhe
përtej Atlantikut që zbuluesi ynë të demonstrojë produktin e tij edhe
në Amerikë e gjetiu. 

Parimi human i parapriu atij teknik
Nisur nga parimi human: «Se asgjë nuk është e pamundur!” për të
parandaluar tragjeditë e kësaj natyre, siç ishte vdekja e një fëmije që
nuk arriti të shijojë jetën, më tronditi në shpirt, por edhe mendimi se
tragjeditë e tilla mund të përsëriten, më shtoi idenë se diçka duhej
bërë për parandalimin e dramave të tilla njerëzore. Kjo bëri që unë me
gruan time, Rushadijen, që është teknike e dhëmbëve, t’i përvishemi
projektit trevjeçar, tash deklaron Shpëtimi për gazetën tonë. 

Zbulimi i Shpëtim Shaqirit përbën një mbrojtëse plastike të dhëmbëve që
pengon kafshimin e qenve dhe e bënë atë të parrezikshme. Bashkë me të
shoqen, pas shumë testimeve, arritën të zbulojnë dhe prodhojnë këtë
lloj mbrojtëse, gati të ngjashme me atë që përdorin boksierët në ring. 

Zbulim që pakëson rastet aksidentale 
Nga biseda me Shpëtimin, mësojmë se kjo shpikja ndryshon shumë gjëra
edhe në aspektin mjekësor, sepse do të ketë më pak raste aksidentale të
paraqitura edhe në ambulanca e spitale nga kafshimet e rrezikshme të
qenve. Pos që do të pakësohen incidentet që ndodhin nga sulmi i qenit,
bëhet edhe më e lirë jeta e qenve. Ju e dini se tash nga viti 2000, në
kombet e modernizuara nuk ka shumë dallim nga qeni apo fëmija, për atë
interesi nacional dhe internacianal është shumë i madh për këtë lloj
kafshe. Ndaj edhe synimi ka qenë që me një të rënë, siç thotë populli
të arrihen dy qëllime: Krahas mbrojtjes së fëmijëve, të mbrohen edhe
vet qejt, si qenie të pandashme në mileniumin e tretë. Për dallim nga
maska tradicionale, që u shkakton shumë vështirësi, qentë me vendosjen
e mjetit të shpikur nga Shpëtimi mund të ushqehen, të pinë, madje dhe
luajnë edhe me top. Gjë që kjo mund të shihet edhe në një episod të
filmuar, gjatë trajnimit të modelit të prodhuar. Me të përfunduar të
shëtisë mjeti mbrojtës u hiqet qejve nga goja dhe ata vazhdojnë jetën
normale.

Testimi në disa faza e vende 
Pas disa hulumtimeve, Shpëtimi zbuloi se ideja e tij ende nuk kishte
gjetur askund zbatim praktik, ndaj edhe ai menjëherë i përvishet kësaj
licence që zgjati një periudhë mjaft të gjatë. U bënë shumë testime me
qenë, porse Shpëtimi ishte këmbëngulës dhe entuziast në realizimin e
idesë së tij novatore. Testimit u bënë me shumë qenë në qendra të
ndryshme stërvitjeje, si në Zvicër, Francë e gjetiu. Tash ky novacion i
zbuluar dhe i prodhuar nga qifti bashkëshortor është nxjerr në treg
përmes firmës “Saciri AG”, porse u këshillohet pronarëve që
paraprakisht të bëhen matjet (sipas madhësisë së qenve).

Para se të arrijë në treg ky novacion mjaft sensacional, ai është
testuar në disa faza, madje edhe janë bërë disa modele derisa është
arritur deri tek ai më i përshtatshmi. Puna zbuluese bashkë me atë
testuese u zhvillua në disa faza teknike, derisa u arrit përsosja e
prodhimit nga shpikja që u bë. Ai u testua e u provua në institutet
gjegjëse (anomale) në Zvicër, madje edhe ne Universitetin e Bernës, ku
Shpëtimi ka qenë i kontaktuar nga shumë veterinarë e ekspertë që merren
me mbrojtjen e kafshëve deri në nivel të doktorëve të shkencave e
deputetëve në nivel kantonal e federal. Mësuam se Shpëtimi, përkrahjen
më të madhe për zbulimin e tij e pati prej një eksperti me renome
ndërkombëtare: Prof Dr Samuel Debrot, Kryetari i Shoqërisë për
Mbrojtjen e Kafshëve në Lozanë,  njëherazi Profesor i Mjekësisë
Veterinare në Universitetin e Bernës, i cili në vazhdimësi e përcolli
dhe e propagandoi patentën e zbuluesit të ri shqiptar. Po ashtu patenta
u testua edhe në qendra përkatëse të armatës zvicerane, ku bëhet
trajnimi i qenve. Kjo mbështetje e përkrahje zgjati deri para pak
ditësh, kur ky zbulim doli në shitje, përmes firmës së që themeloi ky
qift bashkëshortor.
 
________________________________
 
Tentativa për ta identifikuar me origjinë greke!   

Siç ngjet zakonisht me njerëzit e suksesshëm, kur dikush përpiqet tua
ndërrojë përkatësinë kombëtare, po kjo ndodhi edhe me Shpëtimi
Shaqirin, ndonëse ai nuk i jep kësaj tendence ndonjë rendësi, sepse
është i përqendruar në punën e tij hulumtuese dhe nuk ka kohë të merret
me dokrra të kësaj natyre. Ndër mjetet e informimit, që u përpoqën t’ia
ndërrojnë identitetin kombëtar ishin ato në gjuhen serbe, qe e
prezantuan si: “zviceran me prejardhje greke!” (Švicarac gr?kog
porekla)
(http://www.megafonija.com/vesti.php?hid=4&id=33180&category=vesti)



http://www.tung.ch/zbulim 

 
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
The new Internet Explorer® 8 - Faster, safer, easier.  Optimized for Yahoo!  
Get it Now for Free! at http://downloads.yahoo.com/ca/internetexplorer/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan