Mos u dëshpëro, Allahu është falës
 
Mos u dëshpëro, Allahu është Falës, qofshin mëkatet tua edhe sa kodrat, Ai të 
falë...
 

"Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, 
mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë 
të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" - Kur'an, 39:53 

Mos u dëshpëro, Allahu është më i mëshirshëm se edhe e ëma jote që të mbajti me 
mund, të lindi, të ushqeu e të rriti. Për ty e ëma brengoset, por Allahu është 
Ai, që e krijoi atë ndjenjë ndaj teje, që ti të ndihesh i dashur, i sigurt dhe 
fatlum. 

Mos u dëshpëro, Allahu është Falës, qofshin mëkatet tua edhe sa kodrat, Ai të 
falë, po, vetëm Atij mos i bën padrejtësi. Mos i shoqëro askënd në adhurim. Ai 
krijoi gjithçka, edhe ty, e si të të mos falë, kur mëshira e Tij kapërceu 
hidhërimin e Tij. 

Mos u dëshpëro, thuaji vetvetes t'i nënshtrohet vetëm Allahut, ta dëgjojë Atë, 
sepse kush e dëgjon dhe respekton urdhrat e Tij, gjithnjë do të jetë i lumtur, 
dhe jo vetëm në këtë jetë kalimtare. 

Mos u dëshpëro, ndjehu i sigurt, se Allahu është Ai që ty të siguron nga çdo e 
keqe, nuk mund kush të të bëj asnjë grimcë keq, edhe sikur të mblidheshin të 
gjitha krijesat kundra teje. 

Mos u dëshpëro, ti je krijesë që u nderove, Allahu nuk e thyen premtimin, nëse 
ti me mendimet dhe veprat tua, e përçmove këtë nderim që t'u bë, e ke bërë nga 
padituria, vetëdijesohu, se Allahu për ty, njeri, është Pendimpranues dhe ka 
përgatit Jetë Pabrenga dhe të Lumtur. 

Mos u dëshpëro, ti nuk je vetëm, edhe sikur të gjithë të të kthenin shpinën, ke 
Allahun, Ai është i Butë, i Mëshirshëm, Atë kurrë nuk e merr as gjumi e as nuk 
kotë. 

Mos u dëshpëro, Allahu të udhëzon prapë, vetëm ti kërkoje udhëzimin e Tij 
sinqerisht, dhe Allahu të udhëzon, sepse Allahu është aq i mëshirshëm saqë do 
të turpërohej sikur të të mos i përgjigjej lutjes tënde. 

Mos u dëshpëro, edhe nëse ti je i shqetësuar e i mërzitur, e jeta të duket e 
pakuptimtë, dije se, jo gjithçka ndjejmë a shohim është ashtu, jo, njerëzit që 
jetojnë nën hijen e mëshirës së Allahut nuk ndihen ashtu, janë të rehatuar e 
plot gëzim. 

Mos u dëshpëro, çdo herë që sheh errët dhe ndihesh i pashpresë, drejtoju Atij 
që është i Gjallë, Atij që prej Tij jeta filloi, dhe hapja kraharorin gjerësisë 
së qiellit, e merr frymë lehtë, e thuaj: o Allah, më ç'robëro nga robërit e Tu, 
që të jem vetëm rob i Yti, i jep dritë udhëzimi syve të mi e më forco bindjen 
ndaj Teje. 

Mos u dëshpëro, pse disa njerëz shfaqin urrejtje dhe të fyejnë vetëm pse thua: 
"Zoti im është Allahu dhe unë jam musliman!", dije se ata njerëz, në thellësitë 
e tyre sa shumë dëshirojnë që ty të ta rrëmbejnë qetësinë dhe qëndresën që ke 
në këtë jetë, e sikur ta dinin edhe çfarë begatish i pret besimtarët e 
devotshëm në Jetën Tjetër, do të të luftonin me forcë për të, mbahu se 
shpërblime të mëdha të presin, dashtë Allahu. 

Mos u dëshpëro, edhe pse sheh mëkatarë, mos u lut kundër tyre, por lutu që edhe 
ata të pendohen e të përmirësohen, ndoshta janë mëkatarë sepse zemra e tyre 
është e mbushur me errësirë, e ti reflekto dritë në zemrat e tyre. 

Mos u dëshpëro, edhe pse vëllezër në Islam janë të mangët në përgjegjësit e 
tyre, mos ua kthe shpinën, por buzëqeshu dhe shprehe dashurinë ndaj tyre, le ta 
kuptojnë se sa shumë i do për hir të . 

Mos u dëshpëro, qëndro afër njerëzve që nuk dinë për rrugën e Allahut dhe duan 
të dinë, mos të të mërzisin fjalët e tyre prej paditurie, këshilloi e 
përmirësoi, ndoshta prej tyre mund të dalin njerëz edhe më të mirë se sa mund 
të mendojmë. 

Mos u dëshpëro, në pushtetin e Allahut qëndron gjithçka: jeta dhe furnizimi e 
dituria e pasuria, askush kurrë nuk mund të rrëmbej atë që është e jotja veçse 
nëse për ty më hajr është të mos ishte e jotja. 

Mos u dëshpëro, Allahu për ty, njeri, veçoi ditë e net, që ti të ndryshosh e të 
përmirësohesh; e bëri Muajin e Agjërimit, ramazanin, një muaj, ku prijësit e së 
keqes u vunë në pranga, që ti të kesh kohë të pendohesh, të përmirësohesh dhe 
t'i kthehesh Zotit tënd, Allahut! 

"Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që 
janë të humbur". – Kur'an, 15:56. 

E, ti inshAllah nuk je prej të humburve, pra, mos humb shpresën në mëshirën e 
Zotit tënd, Allahut të Plotmëshirshëm! 

Sa Falës që je o Zoti ynë! Sa Bamirës që je o Zoti ynë! O Allah, tek Ti 
pendohemi, prej Teje falje kërkojmë, ndriço mendjen dhe zemrën tonë me 
udhëzimin Tënd!

SHPËRNDAJE!!! 
 
All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë:
 
"…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. 
Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i 
fortë".( Maide, 2)  
 
 Vetëm me një klik në "FORWARD" edhe JU, bëhuni pjesë e së mirës.
Dërgojauni të gjithëve që i keni të regjistruar në adresën tuaj.
Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme! Amin.
 
Mirëpo keni KUJDES për hir të Allahut! Meshkujve dërgoni veç dhe femrave veç.
                                                                                
                                               Dërguar nga: Thirrësi i Mbuluar
 


Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!


Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. 
It's easy! Try it!


What can you do with the new Windows Live? Find out
_________________________________________________________________
With Windows Live, you can organise, edit, and share your photos.
http://clk.atdmt.com/UKM/go/134665338/direct/01/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan