A e hodhi Obama topin në fushë të Muslimanëve?
 
http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=966
 
  
 
 
                                  Shkruan: Mr. Sci. Driton Morina


Reflektime nga fjalimi i Presidentit Amerikan në Kajro të Egjiptit

Pas ardhjes në pushtet Presidenti Amerikan Barack Obama u përkushtua që 
Amerikës ti kthej imazhin e humbur nga paraardhësi i tij, presidenti më 
injorant gjatë gjithë historisë së këtij vendi, George W. Bush. Për ta rritur 
këtë synim administrata e re amerikane në mënyrë strategjike planifikoj që 
presidenti i ri të zhvilloj një turne në Evropë por edhe Lindje të Mesme duke 
filluar në Turqi e duke përfunduar në Egjipt. Përderisa Bushi prej një stili 
kauboj përshkruante islamin si destruktiv madje fliste edhe për 
“islamo-fashizmin”, teori të cilën as vet se dinte se çfarë synonte, Obama nga 
ana tjetër në stil prej strategu duke folur para parlamentit turk me 6 Prill të 
këtij viti bëri të ditur se “Amerika nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në 
luftë me islamin”. (Khalid Amayreh, Muslims to Obama: Now What? Reflections on 
Obama’s Speech to the Muslim World, www.islamonline.net) Edhe pse një thënie
 mjaft shpresëdhënëse, megjithatë përmes këtij deklarimi preciz Obama shfaqi 
shkathtësitë e tij intelektuale dhe diplomatike duke lënë të kuptohet se 
administrata amerikane ka ndryshuar, ngase ai nuk potencoi se Amerika nuk ishte 
në luftë me islamin por nuk është, që nënkupton se ai nuk fliste për dështimet 
e paraardhësit të tij.
Sidoqoftë, kulmin e retorikës se tij Obama e arriti gjatë fjalimit të tij prej 
55 minutash me 4 Qershor 2009 në Kajro të Egjiptit, fjalim ky i cili u ndoq nga 
mijëra pjesëmarrës dhe qindra mijëra tele-spektatorë anekënd globit. Me qenë se 
sipas Shkencës se Menaxhimit të Burimeve Njerëzore sa më i hapur që të jetë 
njeriu ndaj miteve dhe tabuve të ndryshme aq më i suksesshëm do të jetë ai në 
zgjidhjen e krizave dhe mundjen e sfidave, Obama duket të ketë ndjekur me 
përpikëri rregullat e kësaj shkence kështu që gjatë fjalimit të tij ai rrëzoi 
të gjitha mitet dhe tabutë duke biseduar haptazi rreth pothuajse të gjitha 
problemeve në mes të Botës Islame dhe Amerikës. Ai madje u duartrokit 42 herë 
gjatë fjalimit të tij vetëm 55 minutash veçanërisht kur fliste rreth islamit 
dhe paqes mbarëbotërore. 
Pasi që lavdëroj dy institucionet më të famshme të Egjiptit, Universitetin El 
Az’har dhe atë të Kajros, që e kishin ftuar, Obama përfitoj zemrat e audiencës 
me një Esselamu Alejkum, për të cilën u duartrokit gjatë, pastaj ai bëri një 
prezantim të përgjithshëm të problemit duke kritikuar kolonializmin dhe luftën 
e ftohtë për trajtimin jo të duhur që i bënë muslimanëve dhe duke përshkruar 
modernizmin dhe globalizmin si ndryshues rrënjësorë që bënë shumë musliman ta 
shohin perëndimin si armik të traditave islame. Ai bëri të qartë synimin e 
ardhjes se tij në Kajro, pra kishte ardhur për një fillim të ri në mes të 
Amerikës dhe Muslimanëve anekënd botës duke u mbështetur në interesa të 
dyanshme, respekt të dyanshëm dhe mbi faktin se Islami dhe Amerika nuk duhet të 
konsiderohen si përjashtues të njeri tjetrit por përkundrazi si diçka që ndajnë 
principe të përbashkëta si drejtësinë,
 përparimin, tolerancën dhe dinjitetin për mbarë shoqërinë njerëzore. (Remarks 
by the President on A New Beginning, Cairo University Cairo, Egypt, The White 
House Office of the Press Secretary, Cairo-Egypt). 

Përveç kësaj Presidenti Obama nxori në pah të vërtetat rreth islamit duke 
pranuar publikisht të arriturat e islamit në aspektin shkencor duke potencuar 
se muslimanët ishin ata që zhvilluan algjebrën, kompasin, mjetet e lundrimit, 
mjeshtërinë e penës dhe shtypjes; të kuptuarit për përhapjen e sëmundjeve dhe 
shërimin e tyre, poezitë e mrekullueshme, kaligrafitë elegante, vendet 
magjepëse etj. që i hapën rrugën Renesancës dhe Ndriçimit në Evropë, po ashtu 
në rrafshin edukativ dhe kulturor duke kultivuar një frymë mirëkuptimi dhe 
tolerance në mesin e njerëzisë. Islami historikisht ka dëshmuar me fjalë dhe 
vepër mundësitë e tolerancës fetare dhe barazisë racore u shpreh Obama. Për fat 
të keq këto të arritura të islamit edhe sot e kësaj dite mohohen nga disa vende 
të muslimanëve duke mos përjashtuar Egjiptin në këtë rast, ku mbahej ky fjalim. 

Më pas Presidenti përmendi shtatë çështje më rendësi për të cilat kishte ardhur 
në Kajro që ti drejtohet audiencës dhe tërë muslimanëve. E para: çështja e 
ekstremizmit të dhunshëm, e dyta: situata në mes të Izraelit dhe Palestinës, e 
treta: të drejtat dhe përgjegjësitë e kombeve ndaj armëve bërthamore, e 
katërta: demokracia, e pesta: liria fetare, e gjashta: të drejtat e femrave, e 
shtata: zhvillimi ekonomik.
Pothuajse në secilën çështje Presidenti Obama ishte shumë gjeneral duke mos 
hyrë në specifika dhe detaje. Sa i përket të parës, ai foli mbi dëmet që sollën 
sulmet e 11 Shtatorit mbi civilet pa i përfillur fare dëmet mbi civil të 
shkaktuara nga sulmet amerikane qoftë në Afganistan e aq më shumë në Irak. 
Megjithatë ai bëri të qartë se izolimi i ekstremistëve do të ishte në interes 
të dy palëve edhe asaj amerikane edhe asaj muslimane, këtu duhet të kihet 
parasysh se fjalimi i tij mbi këtë çështje nuk le të kuptohet se islami ka 
ndonjë hise ose mbanë ndonjë përgjegjësi mbi zhvillimet e ekstremizmit të 
dhunshëm ngase Presidenti para se të flas mbi këtë pikë qartëson se ditë me 
parë në Ankara ai ka bërë të qartë se Amerika nuk është dhe kurrë nuk do të 
jetë në luftë me islamin. Pra, duke mos dashur të marrë përgjegjësi për atë që 
shkaktoi paraardhësi i tij, Obama fjalimin e tij e fokuson
 në planet e tërheqjes së trupave nga zonat e konfliktit. 

Sa i përket çështjes se dytë, Presidenti Obama përshkroi vuajtjet e dy popujve 
në konflikt, çifutët e dënuar, vrarë e masakruar më se 6 milion anekënd botës, 
pra më shumë se vet banorët e izraelit sot, siç shprehet Obama, dhe 
palestinezët e vrarë e të persekutuar për më shumë se 60 vite. Këtu Presidenti 
në mënyrë diplomatike u mundua ti përvetësoj mendjet e dëgjuesve duke i 
paraqitur, me fakte siç thotë ai, çifutët si popull i persekutuar dhe se nevoja 
e tyre për një shtet është domosdoshmëri e kohës. Mirëpo një gjë që 
domosdoshmërisht do sqarim, e që presidenti nuk i vuri re, është se persekutimi 
i çifutëve nuk u bë nga palestinezet, as nga arabët e as nga muslimanët, 
përkundrazi nga vet evropianet. Në anën tjetër Obama kritikoi Hamasin dhe 
sulmet e tij si sulme mbi civil, të vrazhda dhe më rezultat qorr ndërsa ai nuk 
përfilli terrorin shtetëror të Izraelit të ushtruar në mënyrë të
 vazhdueshme ndaj civilëve palestinez duke arritur kulmin me rastet e fundit në 
Gaza, e tërë kjo njëanshmëri sigurisht për shkak të asaj që Presidenti në 
fillim të diskutimit të kësaj çështje e quan si “lidhje e pathyeshme” në mes të 
Amerikës dhe Izraelit. Megjithatë, Obama një gjë e bëri të qartë se “Amerika 
nuk do t’ia kthej shpinën aspiratave të ligjshme të palestinezeve për dinjitet, 
mundësi dhe shtet të vetin”, gjë që në mënyrë teorike sjell një optimizëm ne 
vete.

Sa i përket çështjes se tretë, e drejta dhe përgjegjësitë e kombeve ndaj armeve 
bërthamore, Obama gjithashtu drejtoi gishtin drejtë Iranit dhe sistemit të 
zhvillimit të armëve bërthamore duke mos prekur fare Izraelin dhe armët te tij. 
Edhe pse pranoi faktin se asnjë komb nuk duhet të jetë ai që vendos se kush 
duhet të ketë armë bërthamore e kush jo, Obama vuri në spikamë vetëm anën 
pozitive të armëve bërthamore ku edhe Irani sipas tij ka të drejtë në 
shfrytëzimin e kësaj energjie por jo në aspektin ushtarak. Presidenti prapë 
anashkaloi mikun e ‘madh’ Izraelin, i cili në një formë apo tjetër jo vetëm që 
përbën rrezik potencial për tërë Lindjen e Mesme, por disa nga liderët e tij 
madje shpesh lëshojnë deklarata kërcënuese madje edhe për vet ShBA-të. 

Ndërsa sa i përket demokracisë, lirive fetare dhe drejtave të femrës, Obama 
prapë çmoi lartë të arriturat e islamit në këtë fushë duke potencuar se islami 
ka ndërtuar një histori përplot tolerancë dhe mirëkuptim ndërfetar. Ai madje 
potencoi se ne disa vende muslimane femra ka arritur suksese të mëdha madje 
duke udhehequr edhe me tërë vendin sikur që është rasti me Pakistanin apo 
Turqinë. Obama u shpreh pro qendrimit të femrës në shtëpi dhe përkushtimit të 
saj ndaj fëmijëve në qoftë se kjo vendimmarrje rrjedh nga vullneti i saj i lirë 
dhe pa imponime, gjë që përkon derjtpërsedrejti me parimet islame në këtë 
fushë. Presidenti madje foli edhe për zhvillimin ekonomik dhe të arriturat e 
disa vendeve muslimane në veçanti ato të Gjirit (Emirate, Bahrejn, Katar) dhe 
premtoi se administrata e tij do të shtrij dorën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm 
drejtë zhvillimit bashkëkohor duke i kushtuar rëndësi të
 veçantë edukimit dhe arsimimit, pra ky shekull sipas tij do të jetë shekulli i 
edukimit dhe te arriturave arsimore. 

Natyrisht se ky fjalim hapi një debat të nxehtë në mes të përkrahësve dhe 
kundërshtuesve të administartës se re amerikane. Përderisa disa analistë 
musliman gjykuan se problemet dhe sfidat në mes të Amerikës dhe botës islame 
nuk zgjidhen me fjalime, retorika, sllogane dhe premtime të parealizuara, nga 
se fjalime dhe premtime të këtilla kanë bërë edhe presidentët paraprak të 
ShBA-ve pa ndërmarrë asgjë konkrete në këtë drejtim, nga ana tjetër analistët 
tjerë menduan se ky mund të jetë një fillim i mbarë për bashkëpunim të 
mëtutjeshëm. Kështu Drejtori i Departamentit të Studimeve Islame pranë 
Universitetit Delaware nga Instituti për Mirëkuptim dhe Politika Sociale, 
Muqtedar Khan, argumenton se pas fjalimit të Presidentit Obama para Parlamentit 
Turk në Ankara, Kongresi Amerikan ka qenë duke u përgatitur për tu konfrontuar 
me Izraelin në rast se Kryeministri i këtij vendi refuzon përkushtime e vendit 
të
 tij ndaj procesit të paqes. Gjithashtu Instituti për Gjetjen e Emëruesit të 
Përbashkët dhe Ndërtimit të Konsensusit (Search for Common Ground and the 
Consensus Building Institute) nën patronatin e ish Sekretares së Shtetit, 
Medline Albright, në Shtator 2008 lancoi projektin Ndryshimi i Levizjës: Një 
Drejtim i Ri rreth Marrëdhenive të ShBA-ve me Botën Islame (Changing Course: A 
new Direction for US Realtion with the Muslim World, 
www.USMuslimEngagement.org). 

Se këndejmi, që të dy këto fakte dëshmojnë se në një farë forme administrata e 
Obamës hodhi topin në fushë të muslimanëve, pyetja që parashtron vetveten është 
se a janë liderët musliman të gatshëm që realisht të veprojnë dhe ti ofrojnë 
projekte serioze admnistratës se re ashtu që se paku me fakte të argumentohen 
para opinionit se edhe kjo administratë po përdorëka standardet e dyfishta 
sikurse paraardhëset e saj; apo se mos ndoshta kjo administratë ka vendosur që 
seriozisht të bashkëpunoj me muslimanët drejtë relizimit të paqes pasi që ka 
mësuar dhe pësuar nga gabimet e administratave paraprake.! 

Mr. Sci. Driton Morina, Magjistër i Shkencave Komperative të Religjionit.
Drenas, 06.07.2009. 
 
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]


      __________________________________________________________________
Get the name you've always wanted @ymail.com or @rocketmail.com! Go to 
http://ca.promos.yahoo.com/jacko/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan