o hamdi jarani a je ka i lexon keto poezi  a veq je ka don me na bo nervoz. 
ndalu mo thuj vetes stop dhe mos shkruj kesi poezi se nuk jan te mira per 
shoqesi te paster islame...All-llahu na rujt..

Mos pyesni, lermëni!

 

Hafiz Shirazi

 

Sa brenga dashurie që kam pasur, mos pyesni, lermëni!

Sa helme ndarjesh që kam pirë, mos pyesni, lermëni!

 

Kryq e tërthor i rashë botës, ika shtegtimeve,

Zgjodha një shoqe mbi të tjera, mos pyesni, lermëni!

 

Me veshë të mi dëgjova dje-nga goj` e saj,

Të tilla fjalë dot s`i them, mos pyesni, lermëni!

 

E putha vajzën mu në buzë, po më kafshoi,

Ah, zemërime dashurie! Mos pyesni, lermëni!

 

Më digjej shpirti kur u ndava te streh` e varfër,

Një barrë dhimbje më rëndon, mos pyesni, lermëni!

 

Shtegtoj në vise dashurish, ku dhe Hafizi shkoi,

Kaq larg ka ikur miku yt, mos pyesni, lermëni!








_________________________________________________________________
Hotmail® has ever-growing storage! Don’t worry about storage limits. 
http://windowslive.com/Tutorial/Hotmail/Storage?ocid=TXT_TAGLM_WL_HM_Tutorial_Storage_062009
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan