* 18 Dobitë e Namazit
*

*Autor: Ibn Kajjim el-Xheuzijje*

[Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit]

Në librin e tij të shkëlqyer, Zadul-Me'ad, në kapitullin ku përfshihet libri
et-Tibb en-Nebeui, Shajkhul-Islam Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka
thënë në diskutimin e tij rreth mjekimit dhe ushqimit, sipas rendit
alfabetik:

- Namazi -

Allahu i Lartësuar ka thënë:
“*Dhe kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Vërtet kjo është diçka shumë e
vështirë (për njerëzit) përveç atyre që janë të nënshtruar dhe kanë frikë
(nga Ndëshkimi i Tij).” *
Dhe Ai ka thënë:
“*O ju që besoni! Kërkoni ndihmë me durim dhe me namaz. Padyshim që Allahu
është me durimtarët.” *
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
*“Urdhëroje edhe familjen tënde të falin namazin dhe bëj durim në
përmbushjen e tyre. Ne nuk të kërkojmë ty furnizim; (por) Ne t’i sigurojmë
ato dhe fundi më i mirë është për ata që kanë tekua (të cilët i zbatojnë
urdhërat e Allahut duke shpresuar Xhenetin e Tij dhe qëndrojnë larg
ndalesave të Allahut duke u frikësuar nga Dënimi i Tij).” *
Në librat e Sunetit është transmetuar se i Dërguari i Allahut salallahu
alejhi ue selem nxitonte të falte namaz sa herë që e shqetësonte ndonjë
çështje. Më herët u diskutua ideja e shërimit të pjesës më të madhe të
sëmundjeve me anë të namazit përpara se të kërkojmë që t’i trajtojmë ato me
diçka tjetër.

*1- Namazi është shkak për furnizimin dhe rrizkun.
2- Namazi është diçka që e ruan shëndetin.
3- Namazi të mban larg nga gjërat e dëmshme
4- Namazi të largon sëmundjet.
5- Namazi të forcon zemrën.
6- Namazi të ndriçon pamjen e fytyrës.
7- Namazi i jep kënaqësi shpirtit.
8- Namazi largon dembelizmin dhe përtacinë.
9- Namazi i bën gjymtyrët që të jenë aktivë.
10- Namazi të shton fuqinë fizike.
11- Namazi të zgjeron kraharorin (duke të dhënë çlodhje dhe
mendjemprehtësi).
12- Namazi është ushqim për shpirtin
13- Namazi të ndriçon zemrën
14- Namazi ruan begatitë dhe mirësitë.
15- Namazi shmang fatkeqësitë dhe katastrofat.
16- Namazi sjell begati dhe mirësi.
17- Namazi e mban larg Shejtanin.
18- Namazi të afron tek Rrahmani (Allahu, i Gjithëmëshirëshmi).*

Dhe të gjitha këto kanë një efekt mahnitës në shëndetin e trupit dhe zemrës,
në forcimin e tyre dhe largimin e ndyrësirave të dëmshme për to. Nuk ka dy
njerëz që janë goditur me ndofarë paaftësie, sëmundjeje, apo ndonjë
fatkeqësi tjetër përveç se pjesa e atij që falet është më e vogël dhe
përfundimi i tij do të jetë më i pastër.

Namazi gjithashtu ka një ndikim mahnitës tek të këqiat e kësaj dynjaje dhe
në largimin e tyre, në mënyrë të veçantë kur namazi kryhet me përpikmëri dhe
plotësisht, si nga ana brendshme ashtu dhe nga ana e jashtme. Asgjë nuk i
largon të këqiat e kësaj dynjaje dhe nuk sjell begatitë e saj sikurse
namazi.
Shkak për këtë është se namazi është lidhja që mban robi me Allahun
subhanahu ue teala. Kështu, sipas fuqisë së lidhjes që mban robi me Zotin e
tij subhanahu ue teala atij do t’i hapen dyert e mirësisë, do të pushojnë së
rëni gjërat e këqia dhe shkaqet e tyre që e kanë goditur atë, do t’i jepet
sukses nga Zoti i tij subhanahu ue teala bashkë me sigurinë, shëndetin,
pasuritë e kësaj dynjaje, çlodhje, lumturi, kënaqësi dhe çdo gjë të gëzuar,
të gjitha këto do t’i vijnë në mënyrën më të përshtatshme.

---------------------
*Përkthim i kuptimit të ajetit në Suren Bekare, 45.
Përkthim i kuptimit të ajetit në Suren Bekare, 153.
Përkthim i kuptimit të ajetit në Suren Ta-Ha, 132.
Zadul-Me’ad (4/304-305) e Ibn Kajim el-Xheuzijje, Mu’assesetur-Risale,
botimi 4, 1424.*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan