*A Dëshiron...? *

*1. A dëshiron të i jesh afër All-llahut? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Njeriu më
afër Zotit të vet është atëherë kur është në sexhde, andaj luteni Allahun.”

*2. A dëshiron ta arrish kënaqësinë All-llahut? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me të
vërtetë All-llahu kënaqet më një njeri që pas ngrënies së ushqimit
falënderon All-llahun, dhe pas pirjes së ndonjë lëngut falënderon Allahun.”


*3. A dëshiron që lutjet tuaja të pranohen? *
I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Lutja e cila bëhet mes Ezanit dhe
Ikametit nuk kthehet boshe.”

*4. A dëshiron që të shpërblehesh sikur të kishe agjëruar gjithë vitin? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Agjërimi
i tri ditëve në çdo muaj është e nyejt si të agjërosh tërë vitin.”


*5. A dëshiron vepra të mira sa kodërat? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush merr
pjesë në xhenaze deri sa t’i falët xhenazja ka shpërblim sa një “KIRAT”.
Ndërsa ai i cili edhe e përcjell xhenazen deri sa të varroset ka shpërblim
sa dy “KIRATA”. Sahabet [radijallahu anhum] e pyetën se ç’është KIRAT. U
përgjigj i Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]: "Kirati
është sa një kodër e lartë dhe e madhe.”


*6. A dëshiron të jesh shoqërues i të Dërguarit të All-llahut [sal-lallahu
alejhi ve sel-lem] ? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Unë dhe
ai që kujdesët për jetimin në xhenet jemi si këta dy, - duke sinjalizuar për
dy gishtat.


*7. A dëshiron shpërblimin e muxhahidit, apo falësit dhe agjëruesit që nuk
pushojnë? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kujdestari
i të vejave dhe të varfërve, është sikurse muxhahidi në rrugën e All-llahut,
apo si falësi dhe agjëruesi që asnjëherë nuk pushojnë.”

*
8. A dëshiron që të kesh dobi nga veprat e tuaja edhe pas vdekjes? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Nëse vdes
biri i Ademit i ndërpriten të gjitha veprat përpos tre veprave: Lëmosha e
cila vazhdon dobia e saj, dituria e dobishme dhe fëmiu i devotshëm, i cili
bënë dua për atë.”


*9. A dëshiron të të lehtësohet një breng e botës tjetër? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai që ia
lehtëson një besimtarit një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia
lehtësojë një nga brengat e botës tjetër.”


*10. A dëshiron që të të mbulohen turpet? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që ia
mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë turpin edhe në këtë
botë edhe në botën tjetër.”


*11. A dëshiron të jesh bashkëshortja më e mirë? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:“Bashkëshortja
më e mirë është ajo, e cila kur e shikon të gëzon, kur e urdhëron të dëgjon
dhe respekton, e kur largohesh dhe mungon nga ajo, e ruan pasurinë tënde dhe
vetveten e saj.”


*12. A dëshiron të jesh më i përsosuri në Besim (Iman)? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Besimtari
me iman të plotë është ai që sillet në mënyrë më të moralshëm dhe ai që
sillet mirë me familjen e tij.”


*13. A dëshiron të mos jesh i pafat? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “I pafat
është ai, që bëhet rob i dinarit, i dërhemit, i kadifes, dhe i rrobave. I
cilit kur i dhurohet diçka kënaqet e kur nuk i dhurohet, hidhërohet.”


*14. A dëshiron që All-llahu ta lehtësojë gjendjen? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Ai, që të
varfrit ia lehtëson gjendjen, Allahu do t'ia lehtësojë (atij gjendjen) në
këtë botë dhe botën tjetër.”


*15. A dëshiron që të të ndihmojë All-llahu? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu
gjithherë do t’i ndihmojë robit të Tij, derisa robi i Tij e ndihmon vëllaun
e vet.”


*16. A dëshiron që All-llahu mos të jetë i zemëruar me ty? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Me
respektimin e prindërve arrihet kënaqësia e All-llahut, dhe zemërimi i
All-llahut arrin me zemërimin e prindërve.”


*17. A dëshiron furnizim të bollshëm dhe jetë të gjatë? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush
dëshiron t’i japë All-llahu rrisk (furnizim) të bollshëm dhe jetë të gjatë e
të begatshme, le të kujdeset dhe le ta vizitojë farefisin e tij.”


*18. A dëshiron të posedosh një thesar të xhenetit? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “La haule
ve la kuvete il-la bil-lah (shqip: Nuk ka mundësi e as fuqi tjetër pos
All-llahut) është thesar prej thesareve të xhenetit.”


*19. A dëshiron shpërblim sikur të kishe fal namaz tërë natën? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kush e
falë namazin e Jacisë me xhemat ka shpërblim sikur të ishte falur gjysmën e
natës, kurse kush e falë namazin e sabahut me xhemat ka shpërblimin sikurse
të kishte falë namaz tërë natën.”


*20. A dëshiron ta lexosh një të tretën e kuranit për 1 minutë? *
I Dërguari i All-llahut [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Surja
“Ihlas” (Kul huvallahu Ehad) është një e treta e Kuranit.”

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan