Dy sëmundjet e gjuhës
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Gjuha i posedon dy sëmundje të mëdha, nëse shërohet nga njëra nuk shërohet nga
tjetra: Sëmundja e të folurit dhe sëmundje e heshtjes. Mund të jetë çdonjëra
prej tyre më e keqe se tjetra.
Ai që hesht nga e vërteta është shejtan memec, i ka bërë mëkat All-llahut,
subhanehu ve teala.
Folësi në të kotë është shejtan folës, i ka bërë mëkat All-llahut, subhanehu ve
teala.
Shumica e njerëzve janë të humbur në këtë kuptim dhe gjenden në mes këtyre dy
rrymave, shejtanë memecë ose shejtan folës.
Kurse pasuesit e të vërtetës dhe mesatarët i mbrojnë gjuhët e tyre nga e kota
dhe flasin në atë çka iu sjell dobi në Ditën e Gjykimit.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---