NEVOJA PËR FE

Jetojmë në një kohë kur shtohen garat e mëdha në mes të civilizimeve apo me 
saktë kur ndeshen civilizimet e shumta bashkëkohore, ku shkenca ka arritur 
shumë, ku teknologjia moderne e ka tronditur botën. Jetojmë në një kohë ku 
shumë njerëz mendojnë që pas këtyre arritjeve të mëdha, mbas këtij civilizimi 
të madh e kësaj teknologjie të re të paparë ndonjëherë, njeriu nuk ka nevojë 
për fe. Mirëpo sa më shumë që kalon koha, sa më shumë që kalojnë vitet dhe 
dhjetëvjeçarët, aq më shumë shtohet nevoja për t`u mbështetur në një fuqi 
absolute. Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohet nevoja për ta njohur 
fenë islame, sepse arritjet teknologjike, shkenca dhe civilizimi bashkëkohor, 
për të cilin shumë njerëz mgjepsen dhe gjunjëzohen, nuk do të thotë se çdoherë 
janë të shëndosha, por mjerisht shumë herë ato përdoren në dëm të njerëzimit, 
sidomos atëherë kur janë të zhveshura nga aspekti fetar. Të gjithë jemi 
deshmitarë se si ky zhvillim po përdoret në dëm të njerëzimit. Po përdoret për 
vrasje njerëzish por dhe për degjenerimin moral të tyre. Pra, vrasje fizike dhe 
shpirtërore. Të gjithë po e shohim me sy këtë gjë. Dukshëm njerëzimi ka nevojë 
për fe dhe do të ketë derisa toka të ketë njerëz në fytyrën e saj. 

Allahu xh.sh e zbriti Ademin a.s dhe Havan me fe, dhe ja si thotë në lidhje me 
këtë kur përshkruan situatën, kur Allahu xh.sh I zbriti ata nga xheneti në 
tokë. “Zbritni jut ë gjithë” (pra zbrisni ju prej larti poshtë, prej Xhenetit 
në fytyrë të tokës) dhe nëse juve (juve pra edhe atyre pasardhësve tuaj) ju 
dërgohet udhërrëfyes prej Meje, kush e pason atë nuk do të ketë mërzi dhe 
frikë”. Na intereson prej këtij ajeti kuranor se me zbritjen e njeriut të pare 
në fytyrën e tokës, me ekzistencën e tij, ekziston edhe feja. Në këtë ajet 
Allahu xh.sh urdhëron atë dhe gjithë njerëzimin ta pasojmë fenë e Tij dhe të 
dërguarit e tij.

Nevojën për fe e ka vërtetuar edhe shkenca. Eshtë vërtetuar se asnjë qytetrim, 
asnjë popull, asnjë shoqëri nuk ka qenë i pafe. Eshtë tjetër çështje drejtësia 
e feve që kanë ndjekur ata. Madje ata (shkencëtarët) shkojnë edhe më larg dhe 
thonë se arritjet, civilizimet që na kanë mbetur ne prej atyre popujve, psh. 
grekët e vjetër, romakët, firaunët e Egjiptit, piramidat e ndryshme dhe të 
tjera civilizime që ne i   quajmë si kultura të popujve të lashtë, janë 
rezulatat I ndjenjave fetare të cilat e kanë shtyrë atë popull ta bëjë atë 
civilizim, apo ato ndërtime. 

Gjithçka është rezulatat I fesë, e ndjenjës së brendshme që I ka nxitur dhe 
vazhdon t`i nxisë njerëzit gjeneratë pas gjenerate. Kështu që Kurani tashmë 
bëhet burim i   pashtershëm dhe jep rezultatet e veta dhe i reflekton njerëzit 
jo vetëm në kohën e Pejgamberit, paqja e Zotit qoftë mbi të, tash 15 shekuj, 
por do të vazhdojë shekuj me radhë derisa të jetë bota. Thotë Allahu xh.sh në 
lidhje me këtë “a nuk e sheh ti o Muhamed se si Allahu i sjell shembuj një 
fjalë të mirë me një pemë të mirë (fjala e mire është Kurani ndërsa pema e mire 
është fryt): kjo pemë ka rrënjët e thella ndërsa degët i ka lartë dhe jep 
frytet e mira pa dallim sezoni, pa dallim kohe”, pra nuk është pemë verore, 
pranverore, vjeshtore, por është pemë ku frytet e saj janë tërë vitin, pra do 
të thotë Allahu se rrënjët I ka thellë dhe degët I ka lart në qiell dhe frytet 
e Kuranit janë të pashtershme për çdo sezon për çdo kohë. Për kohën e 
Pejgamberit, paqja e Zotit qeftë mbi të, për kohën e mesjetës, për kohën e 
mëvonshme, për kohën bashkëkohore dhe për kohën e ardhshme derisa të jetë bota 
me njerëz do të vazhdojë Kurani t`i jape frytet e veta.
A ka kush në botë që del dhe thotë se frytet e këtij Kurani kanë qenë të 
përkohshme dhe janë shteruar? Pra, Allahu po i sfidon dhe po thotë se ky Kuran 
jep frytet e veta pandërprerë. Gjithashtu thotë në lidhje me këtë në një ajet 
tjetër: “Me të vërtetë ky Kuran drejton njerëzit në rrugë të mirë dhe i 
përgëzon ata të cilët bëjnë punë të mira, dhe për ta Allahu ka përgatitur një 
shpërblim të madh”, pra I drejton njerëzit. Nuk ka thënë I drejton në atë kohë 
apo i ka drejtuar, por I drejton, pra e lë të hapur derën e drejtimit të 
njerëzve, të udhëzimit të tyre dhe Kurani vazhdon t`i drejtojë njerëzit në 
rrugën e drejtë me kalimin e kohëve, gjenerateve pavarësisht sa ecën 
teknologjia, shkenca dhe civilizimi. Kurani vazhdon t`i jape frytet e veta. 
Askush nuk ka mundësi të argumentojë shëndoshë se tashmë ne nuk kemi nevojë për 
fe, po për kthim nga teknologjia dhe shkenca. Feja mbulon nevojat në aspektin 
shpirtëror dhe moral. A mund ta bëjë shkenca këtë?


Njeriu I pare që erdhi në këtë botë por dhe gjeneratat pas tij kanë pasur dhe 
kanë nevojën e shumë përgjigjeve. Pse erdhëm në këtë botë? Nga erdhëm në këtë 
botë? Ç`fare e ardhme na pret? Ç`do të ndodh me ne pas vdekjes? Kush e pruri 
dhe me ç`fare detyre e ngarkoi njeriun? Apo jemi vetëm për të ngrënë dhe të 
jemi të uritur, për t`u veshur dhe për të pasur ftohtë, apo për dhimbjet e 
tjera të kësaj bote. A ka mundësi dhe qëllim shkenca ta bëjë këtë? Njeriu i 
pare ka ndjerë frikë njëjtë si ne, ka pasur uri njëjtë si ne, ka pasur nevojë 
për bashkëshort, është trishtuar dhe është gëzuar njëjtë si ne. A do të mund 
t`i zëvendësojmë këto me ndonjë shpikje? Jo sepse shkenca vetëm i   zbulon 
ligjet e natyrës të cilat Allahu xh.sh. i ka krijuar, I zbulon ato gjëra të 
cilat Zoti i ka krijuar dhe i bënë të ditura, psh. në mjekësi, mjekët zbulojnë 
me qindra dhe me mijëra barna të cilat Allahu I ka krijuar me mijëra vjet më 
pare.

Apo teknologjia moderne ushtarake e cila e shkatërron botën apo është duke e 
shkatërruar botën a nuk është e krijuar prej metaleve të cilat janë prej tokës, 
ato metale a nuk i ka krijuar Allahu xh.sh? Pra, përgjigjet për të cilat njeriu 
ka nevojë, as shkenca, as civilizimi bashkëkohor, as kultura nuk nga t`i jape 
sepse ato janë gjëra të fshehta të cilat vetëm feja I kompenson, i zëvendëson 
dhe bën që të, të pushojë I qetë shpirti. Për këtë arsye Sokrati, filozofi I 
njohur grek, thotë: “Ashtu si trupi që ka nevojë për ushqim dhe ajër, ashtu 
edhe shpirti I njeriut ka nevojë për një ushqim kuptimor nga ana e Zotit që ne 
e quajmë në traditën tonë fenë në të cilën është drejtuar njeriu i parë dhe 
kemi nevojë edhe ne të drejtohemi në të”. Kjo është e vërtetë dhe e padyshimtë 
se ashtu ka nevojë trupi I njeriut për ushqim dhe për ajër, për oksigjen ashtu 
edhe shpirti i njeriut ka nevojë ta njohë fuqinë absolute e cila i jep atij 
fuqi dhe e stimulon atë në raste dhe situate të ndryshme. A nuk frikësohet sot 
njeriu kur vjen ndonjë dukuri mbinatyrore, ndonjë bubullimë, ndonjë termet, 
furtunë apo valë deti? A nuk e ndjen nevojën për t`u mbështetur në diçka? 
Herë-herë njeriu kur mundohet të realizojë ndonjë qëllim të vetin a nuk ka 
nevojë të ndiejë në shpirtin e vet ndonjë fuqi absolute e cila e realizon atë 
qëllim? Po, si ai që është shkencëtar, si ai që është bujk, si ai që është I 
thjeshtë, si ai që është I shkolluar, dhe më intelektual dhe lloje të ndryshme 
të njerëzve, që të gjithë kanë nevojë për fe, pastaj se sa janë të drejtuar 
njerëzit nga rruga e drejtë dhe e vërtetë dhe sa janë të shtrembëruar ajo është 
çështje tjetër. Por, është absolutisht i vërtetë fakti se njeriu nuk ka qenë 
kurrë dhe nuk do të jetë kurrë i pavarur nga çështja fetare dhe kjo i ka shtyrë 
njerëzit në kohë të lashta ta kërkojnë një fuqi absolute dhe herë-herë janë 
drejtuar në të, janë udhëzuar dhe herë-herë e kanë humbur rrugën e drejt por 
prapëseprapë e kanë ndier një lloj kënaqësie me të. Nëse ka qenë rrugë e drejtë 
apo jo, është qështje për secilin.

Zoti xh.sh. e shpërblen me qëllimin, veprën dhe punën e vet çdokënd dhe a i ka 
bërë punët për hir të Allahut a po i ka besuar diellit, hënës, zjarrit… ajo 
është çështje tjetër. Së fundi, themi se edhe pse shkenca, teknologjia dhe 
kultura kanë arritur diçka edhe pse kjo nuk është culture por ata po thonë edhe 
ne po shprehemi se kulturë e vërtetë është ajo çka Zoti ka prurë ligje për 
njerëzimin, ajo është kulturë e vërtetë që i përmbahet, i përputhet dhe i 
përshtatet natyrës së njeriut. A është   kulturë të martohet mashkulli me 
mashkullin, kulturë është të martohet femra me femrën? Jo. Kjo është në 
kundërshtim total me natyrën njerëzore, por këtë e quajnë kulturë dhe për këtë 
arsye edhe ne po shprehami kështu por me plot rezerva, dhe midis thonjëzave të 
mëdha. Sidoqoftë, edhe sot e kësaj dite dhe sado që arrin shkenca dhe kultura 
do të kemi nevojë për fe. 

I jap këshillë vetvetes dhe të gjithë vëllëzërve dhe motrave që të mos largohen 
most ë heqin dorënga feja ashtu si e gjejmë një numër të madh të vëllëzërve dhe 
të motrave dhe të intelektualve e të shtresave të ndryshme. E për këtë lusim 
Allahun xh.sh. të na forcojë besimin, e të jemi të lidhur në mes vete, e të 
punojmë për të dhe të jemi sikurse dy reflektorë të forte të cilët rrezet e 
veta i shpërndajnë jashtë dhe lart përgjithmonë dhe i kanë të forta, dhe të 
mburremi me atë që ka thënë Allahu xh.sh. për “Kuranin se është pemë, që 
rrënjët i ka thellë dhe degët i ka lart, dhe i jep frytet e veta në çdo kohë në 
çdo vend” dhe në çdo situatë deri në Diten e Kiametit. Për atë arsye frytet e 
Kuranit edhe sot e kësaj dite, jo vetëm nga ana fetare, por edhe nga ana 
shkencore reflektojnë dritë dhe do të vazhdojnë deri në Diten e Kiametit.
E lusim Allahun xh.sh. të na bëjë prej atyre që e kuptojnë këtë fe, punojnë për 
këtë fe, dhe jo prej atyre që heqin dorë prej kësaj feje dhe e quajnë veten ose 
dikë që i   përmbahet parimeve fetare njeri të prapambetur.
Jo…
Kurani ka qenë, është dhe do të jetë bashkëkohor deri në Diten e Kiametit. Deri 
javën e ardhshme me një temë të re. Selam alejkum ve rahmetullah! Zoti ju 
shpërbleftë!




Epoka e Re – e premte 14 gusht 2009
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk 
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan