Të dashurit vëllezërit e mi,

Esselamu alejkum!

Në radhë të parë, lutem që Allahu, më i Larti, t'ju ndihmojë në agjërimin që
sot vetëmse e kemi filluar, dhe gjithë ata që e agjërojnë këtë Ramazan t'i
falë dhe lirojë nga prangat e zjarrit të xhehenemit. Mbrëmë ka pasur shumë
biseda në mesin e vëllezërve se a duhet të agjërojmë sot apo jo, ngase
shumica e vendeve në Botë (Azi, Afrikë, Amerikë dhe disa vende në Evropë),
agjërojnë të shtunën... Kësaj çështjeje i jep një shtjellim shumë shkencor
Shejh Albani, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, që i sqaroi Ummetit shumë
çështje si askush më parë prej dijetarëve tanë.

Të mos e leni shkrimin pa e lexuar!


http://www.albislam.com/albani/albani.asp?NrArtikull=24


*Ramazani: Një përkujtues i bashkimit të muslimanëve*

Ebu Hurejrah radiallahu anhu ka transmetuar se Pejgamberi, salallahu alejhis
ua selam, ka thënë: ”Agjëro kur ata agjërojnë, përfundoje agjërimin kur ata
ta mbarojnë të tyrin dhe bë kurban kur ata të bëjnë kurban”. [1]

El-Bejhaki ka transmetuar përmes Ebu Hanifa-s i cili ka thënë: Ali
Ibnul-Akmar më ka transmetuar mua nga Maskuk i cili ka thënë: ”Unë kam hyrë
tek Aisha në ditën e Arafatit kështu ajo më ka thënë: ”Shërbeje Marsukun me
ca përshesha (llapë) dhe bëje më të ëmbël”. Masruku i ka thënë: ”Asgjë nuk
më pengojë mua të agjëroj këtë ditë përveç frikës se mos ishte dita e
Kurbanit. Kështu Aisha më ka thënë mua: ”Dita e Kurbanit është kur njerëzit
bëjnë kurban dhe dita e përfundimit të agjërimit është kur njerëzit e
përfundojnë agjërimin e tyre”.

Ky zingjir transmetimi është xhejjid (I mirë) për shkak të asaj çfarë ka
vazhduar.

Kuptimi i Hadithit

Imam et-Tirmidhi ka thënë pasi e ka cituar hadithin:

“Një nga njerëzit e dijes e ka shpjeguar këtë hadith duke thënë: Kuptimi i
tij është për të agjëruar dhe për ta përfunduar agjërimin bashkë me xhematin
dhe maxhorancën e njerëzve”.

Es-San’ani ka thënë në Subulus-Selam (2/72):

“Në këtë hadith është një fakt që është në përputhje me njerëzit që e kanë
pranuar vendosjen e Bajramit (Id- në arabisht) dhe që individi që beson se
është ditë Bajrami për shkak të shikimit të hënës atëhere është e
obligueshme mbi të të jetë në përputhje me njerëzit dhe që gjykimi i
njerëzve…përsa i përket faljes, përfundimit të agjërimit dhe bërjes Kurban
është e detyrueshme mbi këtë individ”.

Ibën Kajjim, rahimahullah, e ka përmendur këtë kuptim në Tehdhibus-Sunan
(3/214) dhe ka thënë ”Është e thënë: Në të është një refuzim për ata të
cilët thonë që kushdo që e di pozicionet e hënës për shkak të llogaritjeve
astronomike atëhere është e lejueshme për të të agjerojë dhe ta përfundojë
agjërimin, madje edhe nëse të tjerët nuk e dinë. Është thënë: Që individi që
dëshmon të shfaqurit e hënës, por Kadiu (gjykatësi) nuk e ka pranuar
dëshminë e tij atëhere nuk ka agjërim për të, siç nuk ka agjërim për
njerëzit”.

Ebul Hasan es-Sindi ka thënë në “Hashijah a’ala Ibën Maxhe” pasi ka
përmendur hadithin e Ebu Hurejrah-s i cili është transmetuar nga
et-Tirmidhiu: ”Dhe kuptimi i dukshëm është: Që nuk ka vend për (opinionet) e
individëve për të hyrë në këto punë, e as të veprojnë në mënyrë individuale
për këtë. Ndërsa kjo punë i përket Imamit (liderit të muslimanëve) dhe
Xhematit (trupit të bashkuar të muslimanëve nën udhëheqësi të imamit). Është
e obligueshme mbi individët të ndjekin Imamin dhe Xhematin. Nga kjo është se
nëse një individ e shikon hënën por Kadiu e ka refuzuar dëshminë e tij
atëhere individi nuk ka të drejtë në këto çështje por duhet të ndjek
xhematin në këtë”.

Dhe ky është kuptimi i cili është i dukshëm nga hadithi dhe i cili është i
theksuar nga fakti që Aisha, radiallahu anha, e ka përdorur atë me Masrukun
kur ai e ka penguar veten për të agjëruar në ditën e Arafatit duke iu
frikësuar se mos është ditë kurbani. Kështu ajo ia ka shpjeguar atij që nuk
ka peshë opinioni i një individi për këtë dhe që ai duhet të ndjek xhematin.
Kështu ajo i ka thënë atij: ”Dita e kurbanit është kur njerëzit bëjnë Kurban
dhe dita e përfundimit të agjërimit është kur njerëzit përfundojnë agjërimin
e tyre”.

Dhe kjo është çfarë është më e dobishme; natyrshmëria dhe toleranca e
Sheriatit (Ligjit Islam), ku njëri nga qëllimet është bashkimi i njerëzve së
bashku, duke i unifikuar rradhët e tyre dhe duke u larguar nga të gjithë ata
që ndahen nga bashkimi i tyre i përgjithshëm – nga opinionet idividuale.
Kështu Sheriati nuk i jep asnjë peshë opinionit të individëve në çështje që
i përkasin Ibadah xhama’ijah (rite kolektive të adhurimit) të tilla si
agjërimi-Bajrami dhe falja me xhemat – edhe nëse opinioni është korekt, nga
njëra anë. A nuk shikoni që sahabet, radiallahu anhum, janë falur mbrapa
njëri-tjetrit. Kështu nga ata ka patur prej tyre që e kanë konsideruar që
prekja e një gruaje ose derdhja e gjakut nga trupi e zhvlerëson abdesin dhe
janë falur përkrah me ata të cilët nuk e kanë mbajtur këtë pikëpamje. Nga
ata ka pasur prej tyre që e kanë kompletuar faljen ndërsa udhëtonin ndërsa
të tjerët e kanë shkurtuar. Dhe këto dhe të tjera ndryshime nuk i kanë
penguar ata nga të falurit kolektivisht pas një imami të vetëm dhe kanë
mbajtur mendimin se është i pranueshëm. Dhe kjo është sepse ata e dinin që
tafarruk (përçarja) në fe është më e keqe sesa ndryshimet në Ihtilaf në disa
opinione. Madje, çështja me një prej tyre arriti deri aty sa ta quante të
papranueshme asnjë opinion i cili ka ndryshuar me Imamin e madh në
grumbullime të mëdha; të tilla si grumbullimet në Mina (gjatë Haxhit) deri
aty që ai do ta linte veprimin mbi opinionin e tij në atë grumbullim – duke
u larguar nga ajo e cila mund të rezultojë në keq, për shkak të veprimit në
opininin e tij.

Kështu Ebu Dauudi transmeton (1/307) që Uthmani, radijallahu anhu, i ka
falur katër rekatë në Mina, kështu Abdullah Ibën Masudi e ka kritikuar atë
dukë thënë: ”Unë kam falur dy rekat me Pejgamberin, salallahu alejhis ua
selam, dhe dy rekatë me Ebu Bekrin dhe dy rekatë me Omerin dhe dy rekate me
Othmanin në fillim të qeverisjes së tij, pasta ai e kompletoj atë (duke
falur katër rekatë). Pas kësaj rrugët u bënë të ndara me të gjithë ju.
Kështu unë shpresoj nga këto katër rekatë që të dyja këto të jenë të
pranueshme”. Më pastaj Ibën Masudi vet ka falur katër rekatë. Kështu i është
thënë atij: Ti e ke kritikuar Othmanin e ti u fale me katër rekatë? E ai ka
thënë: ”Ndryshimi është i keq”.

Kështu ata të cilët vazhdojnë të ndahen përsa i përket faljeve dhe të cilët
refuzojnë të ndjekin imamët lokal në disa xhami – veçanërisht në Faljen e
vitrit gjatë Ramazanit – duke përdorur si fakt që është kundër medhhebit të
tyre atëhere ata duhet të reflektojnë mbi hadithin e mësipërm dhe etherin
[trasmetimin].

Pra ata të cilët kanë dituri astronomike dhe për shkak të opinionit të tyre
agjërojnë dhe e përfundojnë agjërimin vetëm duke munguar ose ndarë nga
maxhoranca e muslimanëve, duke mos parë asnjë gjë të keqe në të vepruarit
kështu – ai duhet të reflektojë edhe mbi faktet e përmendura më parë. Kështu
të gjithë ata duhet të konsiderojnë dhe të reflektojnë mbi dijen që është
përmendur. Ndoshta do të gjejnë për vetet e tyre një kurë për injorancën e
tyre dhe vetdëshpërimin, kështu që ata mund të bëhen atëhere një rresht i
bashkuar përkrah vëllezërve të tyre musliman – sepse me të vërtetë Dora e
Allahut është mbi xhematin.

Shejh Muhammed Nasirud-din Albani

Marrë nga: Silsilatul-Ahadithus-Sahihah (1/442-445)

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Shënime

1) Sahih: i transmetuar nga Et-Tirmidhiu (2/37). Shejh Albani e ka
verifikuar sahih në es-Sahiha (nr. 224).

*Muhammed Nasirud-din Albani,
16.1.2004*


-- 
www.altruisti.com - Rob i Mbretit të Qiejve dhe Tokës!

O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë
njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s'ka dyshim se
All-llahu është që e di në detaje atë që punoni! E mos u bëni si ata që e
harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët
janë ata të prishurit. (Kur'ani, 59:18-19)

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan