A do të jetë shtëpia jote me përmendje të Allahut t&eum
    
   
  
  
  
 
 
  
  
   
    
    

    mirGETA Shkruan "
    
    Shtëpia e muslimanit duhet të ndërtohet mbi bazat e
    kënaqësisë së Allahut të Lartësuar e të devotshmërisë ndaj Tij:

    

    "A është atëherë më i mirë ai, i
    cili vuri themelin e ndërtesës së tij tek përkushtimi ndaj Allahut dhe
    kënaqësia e Tij, apo ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij të
    paqëndrueshme buzë greminës, saqë u thërrmua bashkë me të në zjarrin e
    xhehenemit? Dhe Allahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë (politeistë,
    keqbërës)."  (Tevbe, 109).

    

    Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi përmirësimit të shtëpisë, familjes,
    sepse ai është bariu që ka përgjegjësi. Allahu i Lartësuar thotë:

    

    "O ju që besuat, ruani veten dhe
    familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe
    gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk
    kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të
    urdhëruar." (Tahrimë, 6).

    

    I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Kur 
Allahu dëshiron të mirën e një familje, Ai lëshon
    dashurinë në mes tyre." (Ahmedi)

    

    Çifti duhet të ketë kujdes që të ndërtojë një familje të shëndoshë dhe të
    lumtur. Ky është themeli i suksesit të secilës familje. Kjo fillon me
    ndjenjën e secilit për kryerjen e obligimeve dhe detyrimeve, me ndjenjën e
    dashurisë dhe respektit. Kjo  përfshin ndihmesën në çështjet fetare,
    siç është përpjekja për të forcuar imanin, rritjen e devotshmërisë
    nëpërmjet leximit të Kuranit, faljes së namazit të natës, dhënies së
    lëmoshës etj. Përmendja e Allahut mund të jetë me zemër, gjuhë, nëpërmjet
    namazit, leximit të Kuranit, leximit të dhikrit të mëngjesit e të mbrëmjes
    etj. E tërë kjo paraqet një hipotezë unike sipas të cilës melekët do të
    jenë prezent në shtëpinë tonë duke sjellë bekimin dhe mëshirën e Allahut. 

    

    I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: 
"Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe
    shtëpisë ku nuk përmendet Allahu është sikurse shembulli i të gjallit dhe
    të vdekurit." (Muslimi)

    

    I Dërguari i Allahut po ashtu ka thënë: "Lexoni kaptinën El-Bekare në 
shtëpitë tuaja, sepse
    shejtani nuk hyn në atë shtëpi ku lexohet kaptina El-Bekare." 
(Sahihul-xhami')

    

    Gjithashtu ka thënë: "Kur bini për të fjetur
    lexoni Ajetul-Kursij, sepse keni mbrojtjen e Allahut dhe shejtani nuk mund
    t'u afrohet deri në agim." (Buhariu)

    

    Ramazani është muaj i Kuranit. Të parët tanë (selefët), kur hynte muaji i
    Ramazanit, angazhoheshin në leximin e Kuranit dhe i jepnin përparësi ndaj
    çdo ibadeti, saqë është transmetuar nga disa prej tyre se e përfundonin
    leximin e Kuranit çdo natë. Angazhohu me seriozitet, Allahu të mëshiroftë,
    në leximin e Kuranit në këtë muaj, lexoje atë rrjedhshëm, me meditim dhe
    përkushtim, duke iu përmbajtur rregullave të leximit sipas mundësisë që ke.
    
    

    Ebu Bekri ishte prej atyre që qanin shumë, e në veçanti gjatë namazit dhe
    leximit të Kuranit.
     
    Në fytyrën e Omerit gjendeshin dy vija të zeza nga të qarit
    e shumtë.
     
    

    Uthmani e përfundonte Kuranin në një rekat.
     
    

    Aliu qante në mihrabin e tij, gjersa i lagej mjekra nga lotët dhe thoshte:
    "Ti oj dynja mashtro dikë tjetër, sepse unë të kam shkurorëzuar tri
    herë."
     
    

    Katadeja e përfundonte Kuranin çdo javë, ndërsa në Ramazan e përfundonte
    çdo tri ditë, ndërsa në dhjetë netët e fundit e përfundonte Kuranin çdo
    natë.
     
    

    

    Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton në devotshmëri dhe frikërespekt ndaj
    Allahut.

    

    Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton duke praktikuar Sunetin e Muhamedit,
    lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

    

    Shtëpia e muslimanit turpërohet prej Allahut të Lartësuar, aty nuk dëgjohet
    muzika, por dominon qetësia dhe përmendja e Allahut.
wwww

    
   
  
  
  
 


 


_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan