Agjëruesi pyet, ramazani përgjigjet Na gëzon neve dhe juve, gëzon çdo mysliman fakti që kemi në prag një mysafir të nderuar, por ai nuk do të qëndrojë në mesin tonë një kohë të gjatë, për shkaqe që vetëm Allahu i di. E lusim Allahun që të na mundësojë ta presim këtë muaj sa më mirë.
Eja vëlla i dashur dhe motër e nderuar që të njihemi me këtë muaj të bekuar! Agjëruesi: Tregoje vetën tënde kush jeni ju, o mysafir i nderuar? Ramazani: Unë jam muaji i bekuar i ramazanit. Jam muaji i mëshirës dhe i faljes, muaj i lirimit prej zjarrit të xhehenemit. Unë, gjithashtu, jam muaji i agjërimit, ndërsa agjërimi është lënia e atyre gjërave që e prishin ramazanin prej agimit e deri në perëndimin e Diellit. Agjëruesi: Kur të ka obliguar Allahu ty për neve? Ramazani: Së pari, dua të them se un jam shtylla e pestë e islamit, kush më humb mua, ai nuk ka fat në Islam, por ka mundësi të jetë edhe prej jobesimtarëve që duhet të kërkohet pendimi i tij nga ky mëkat apo të vritet. Allahu më ka obliguar mua në vitin e dytë hixhrij. Agjëruesi: Sa vjet të ka zënë ty i Dërguari i Allahut? Ramazani: Më ka zënë 9 vite. Agjëruesi: Si mund të vërtetohet hyrja jote që të agjërojmë? Ramazani: Hyrja ime vërtetohet me dy gjëra: E para: shikimi i hënës së re. E dyta: plotësimi i tridhjetë ditëve të muajit shaban. Agjëruesi: A do të na flasësh diçka për Kuranin pasi që ti je muaji i Kuranit? Ramazani: Nga Allahu kërkoj ndihmë. Allahu i Lartësuar thotë: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë e dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).” Bekare, 185. Pastaj Allahu thotë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në natën e Kadrit.” Kadër, 1. Është prej sunetit leximi i Kuranit në këtë muaj dhe shpeshtimi i tij. Në “Sahihun” e Muslimit dhe Buhariut shënohet se Ibn Abasi ka thënë: “Ishte i Dërguari i Allahut prej njerëzve më të mirë, ndërsa në ramazan ishte edhe më i mirë se herëve të tjera kur takonte Xhibrilin. Xhibrili takonte Pejgamberin çdo natë në ramazan dhe ia mësonte Kuranin. Disa nga selefët e përfundonin Kuranin gjatë namazit në këtë muaj çdo tri ditë. Shafiu në këtë muaj e përfundonte leximin e Kuranit 60 herë jashtë asaj që lexonte në namaz. Zuhriu thoshte: “Nëse hyn muaji i ramazanit ai është muaji i leximit të Kuranit dhe dhënia ushqim të tjerëve. Ndërsa Muhamed ibën Kab thoshte: “E njihnim lexuesin e Kuranit në këtë muaj në ngjyrën e verdhë të tij që shihej për shkak të pagjumësisë dhe namazit të gjatë të tij.” Vuhejb bin el Uerd ka thënë: “I është thënë një njeriu: A nuk fle? Tha: Vërtetë çudirat e Kuranit e larguan gjumin tim.” Agjëruesi: Mirë pra, a do të na tregosh diçka prej sunetit që nxit në Kuran dhe agjërim? Ramazani: Po, do t’ju tregoj. Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Kurani dhe agjërimi ndërmjetësojnë për robin në ditën e gjykimit. Agjërimi thotë: ‘O Zot, ia kam ndaluar ushqimin dhe epshet gjatë ditës’, ndërsa Kurani thotë: ‘O Zot, ia kam ndaluar gjumin gjatë natës. Na mundëso që të ndërmjetësojmë për të!’ dhe ndërmjetësojnë.” Këtë hadith e ka bërë hasen (të mirë) shejh Albani. E lusim Allahun që të na bëjë prej banorëve të Kuranit dhe të na ndihmojë në agjërimin dhe namazin e këtij muaji! Agjëruesi: Mirë, a mund të na njoftosh për mësimet që i përfitojmë prej teje? Ramazani: Mësimet e agjërimit janë të shumta, e që nuk mund t’i përmendim të gjitha në këtë shkrim të shkurtër, por do ti cekim disa prej tyre, shkurtimisht. 1. Durimi. 2. Besnikëria. 3. Mëshira, barazia dhe përmbushja e nevojave të njerëzve. 4. Ndihma në të mirë dhe në devotshmëri. 5. Zbutja e zemrës. 6. Jap në këtë muaj një metodë shumë të bukur në ndryshimin e vetvetes. Agjëruesi: Çfarë mund të na thuash për vlerën e dhënies iftar agjëruesit? Ramazani: Për vlerën e dhënies iftar agjëruesit do të përmend një hadith dhe dy nga gjurmët e selefëve. Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë në hadithin e tij të vërtetë: “Kush i jep një agjëruesi iftar ka shpërblimin sikur ai që agjëron.” Ibën Umeri nuk bënte iftar përveç se me bonjakët dhe skamnorët. Shumë prej selefëve e linin vetën keq sa që ndonjëherë i zinte nata të uritur duke iu dhënë të tjerëve iftare. Agjëruesi: E ç’thua ti për mendjelehtët të cilët të urrejnë? Ramazani: Ju them atyre se si më urreni kur unë jam ai që Allahu me mua jua falë juve gabimet dhe të këqijat, i pranon lutjet tuja, i ngre shkallët tuaja, ju fut në xhenet përmes derës sime?! Subhanallah! Kush më urren pas gjithë kësaj që thashë, atëherë shtazët me siguri janë më të mençura se ata. E lusim Allahun që t’i udhëzojë njerëzit e tillë! Agjëruesi: Cilat janë gjërat të cilat i urren tij apo i sheh njerëzit që bien në to në këtë muaj? Ramazani: Ato janë të shumta, por do t’i përmendim disa prej tyre: 1. Përtacia e madhe dhe gjumi i tepërt. 2. Pagjumësia e madhe pa nevojë apo në harame dhe kjo është një vërejtje e madhe. 3. Humbja e kohës. 4. Ngrënia e tepruar në iftar, gjë që e rëndon njeriun për namaz të teravive. 5. Angazhimi i shumë njerëzve në fillim të muajit, pastaj lodhja dhe përtacia e tyre ne fund të muajit, kur dimë se fundi i muajit është më i vlefshëm se fillimi i tij. 6. Shikimi i serialeve të ndryshme apo gjërat që dalin në mjete të informimit, gjë që i pamundësojnë njeriut shfrytëzimin e kohës në ibadet. E Lusim Allahun që të bekojë ty Allahu për neve dhe të na mundësojë përjetimin tënd, si dhe të na ndihmojë në agjërimin dhe namazin në këtë muaj! _________________________________________________________________ With Windows Live, you can organize, edit, and share your photos. http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photo-gallery-edit.aspx --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
