LLOGARITJA E VETVETES
 
Eshtë e domosdoshme që e domosdoshme që çdo person të ndalet dhe të mendojë për 
vetveten, të ndalet kohë pas kohë t`i bëjë llogaritë e vetvetes për punët dhe 
veprat që i ka bërë. Jemi në botën e sprovës dhe të punës. Duhet gjithsesi të 
llogaritim vetveten para se të dalim para Allahut të Madhëruar. Para se net ë 
shkojmë në botën tjetër, ku nuk ka punë, por llogari, ku nuk kërkohet të 
llogaritësh ti, por do të llogarisë dikush tjetër për ty.
 
Gjithsesi çdokush nga ne duhet herë pas herë të ndalet dhe të mendojë se çfarë 
bëri gjatë kësaj kohe të gjatë, apo të shkurtër që ai e kaloi, i zhytur me të 
mirat dhe kënaqësitë e kësaj bote. I kaloi dhe më tej këto ditë të mira të 
kësaj bote duke menduar se është krijuar që të jetojë përgjithmonë. Nuk mjafton 
që të krenohesh që vetëm je besimtar, apo një person që bënë mirë (bamires) dhe 
nëse e pyet dhe fillon të diskutosh me të në lidhjet me parimin dhe zbatimin e 
fesë apo të asaj që ai pretendon që është i mbështetur në të, në jetën e tij të 
përditshme, fillon duke i numëruar të mirat e veta, duke lavdëruar vetveten dhe 
asnjëherë duke mos llogaritur vetveten.
 
Shumë prej  njerëzve pretendojnë se janë besimtarë apo vepërmirë, por e vërteta 
është e kundërta, sa prej njerëzve pamjen e kanë shumë të sinqertë, pamjen e 
kanë të devotshme dhe të mirë, por në brendinë e tyre, në zemrën e tyre haset 
një zili dhe përkrahje e veprave dhe punëve të këqija, një pajtim ndaj punëve 
negative. Sa prej nesh janë të tillë vetëm Allahu e di. Gjithsesi çdokush nga 
ne e ka për obligim që here pas here ta llogarisë vetveten dhe kjo vjen si 
pasojë e urdhëresës së Allahut të Madhëruar në Kuranin e Madhëruar, gjegjësisht 
si bindje e zemrës dhe e shpirtit të tij në Ditën e Gjykimit në Allahun i cili 
do ta Ringjallë gjithësinë dhe të gjithë do t`i pyesë për veprat e tyre. Allahu 
i Madhëruar në ajetin kuranor thotë: “O ju besimtarë, frikësojuni Allahut. Le 
të shikojë secili prej jush se çfarë ka përgatitur për ditën e nesërme”. Pra, 
urdhëro dhe shiko, mos i bëj punët dhe t`i hedhesh pas shpine, duke mos pare se 
çfarë veprash bën, duke mos pare a është Allahu i kënaqur me atë vepër apo jo.
 
A mos vallë asnjëherë nuk ndalemi për të pare se çfarë kemi punuar për atë që 
Allahu i Madhëruar e quan “ditë të nesërme” dhe me hak është ditë e nesërme, 
edhe pse nuk është nesër, që i bie ditë e shtunë, por ka për qëllim se është 
shumë afër, është afër sikurse të jetë dita e nesërme, dhe thotë: “Kini frikë 
Allahun. Allahu është gjithë në dijeni me atë çka e bëni”. Pra kini ndrojtje o 
ju besimtarë me veprat që i bëni! Mos mendoni se veprat e mëdha duken dhe 
veprat e  vogla nuk duken! Mos mendoni se nëse ia fshihni veprat njerëzve, 
krijesave të Allahut, ia keni fshehur edhe Krijuesit! Ai është i Gjithëdijshëm, 
i përthekon të gjitha veprat që ke bërë dhe t`i paraqet nesër në Ditën e 
Gjykimit. Dhe nesër kur të dalim para Allahut, i gjejmë njerëzit në dy grupe. 
Grupi që është i kënaqur me punët që kanë bërë dhe grupi i dytë i cili nuk e ka 
llogaritur vetveten në këtë botë. Ja se si e përshkruan Allahu xh.sh. situatën 
e tyre, “dhe i paraqitet atyre libri” , (libri në të cilën janë të gjitha punët 
që i ka bërë, të gjitha veprat e tij të mëdha dhe të vogla, veprat që i ka bërë 
haptazi dhe fshehurazi, veprat që ua ka vënë veshin dhe atyre që nuk ua ka vënë 
veshin, të gjitha veprat i paraqiten në përbërje të një libri), dhe i sheh t`i 
zullumqarët (i sheh njerëzit të cilët janë të grupit të dytë, të frikësuar më 
shumë se çdoherë tjetër)” të frikësuar nga ajo çka po e shohin, a mjerët na të 
mjerët çka është puna e këtij libri, a thua çka është puna e këtij libri që nuk 
po lënka asgjë pa e përbërë në vetvete, as punë të vogël e as punë të madhe, 
dhe ka qenë prezent atë punë çka e ka bërë, dhe Allahu yt nuk i bën zullum 
askujt”. Pra atë që do ta marrim në Ditën e Gjykimit nuk është tjetër vetëm 
pasojë dhe rezultat i asaj që e kemi punuar me duart tona se Allahu nuk i bën 
zullum askujt.
 
Kur besimtari ndalet dhe kujtohet e mendohet dhe e llogarit vetveten, kjo i 
ndihmon atij që të spastrohet prej mëkateve që edhe njëherë ta filtrojë jetën e 
vet dhe të përgatitet për ditët e ardhme që të jetë më i devotshëm se në të 
shkuarën. Ata të cilët e kanë kuptuar fjalën e Allahut me sinqeritet dhe kuptim 
të plotë dhe traditën e Pejgamberit a.s. ashtu siç duhet, herë pas herë e kanë 
llogaritur vetveten. Omeri r.a. shok i Pejgamberit a.s., e thotë fjalën e tij 
të njohur” Llogariteni vetveten para se të llogariteni, bëni llogari vetes para 
se juve t`ju llogarisë Allahu dhe peshoni veprat e tuaja para se ato të 
peshohen dhe përgatituni për të dalë para Krijuesit tuaj”. Një tjetër besimtarë 
në kohën e të parëve tanë ndalet dhe mendon dhe e llogarit veten ashtu si duhet 
ta llogarisim veten edhe ne. Thotë” Sa jetova? Fillon t`i numërojë vitet dhe i 
dalin se ka jetuar 60 vjet, numëron ditët dhe i dalin më shumë se 21 000 ditë, 
dhe thotë, mjerë unë i mjeri, sikur të kem 21 000 gjynahe qysh do t`i dal 
përpara Allahut? Po në qoftë se kam bërë 100 gjynahe në ditë…!? Këta shembuj 
janë vetëm një pasqyrë e shkurtër e jetës së tyre dhe padyshim ata janë modele 
të mira për ne.
 
Shumë prej nesh kanë për të jetuar nga 30, 40, 60 e 70 vjet, ndoshta 20 000 
ditë, e 30 000 ditë dhe sa mëkate i kemi bërë brenda një dite?! A ndalemi 
ndonjëherë dhe ta pyesim veten se çfarë kemi bërë dhe ç`do të bëhet me ne në të 
ardhmen.
 
Po. Duhet ta llogaritim veten se çka do të bëjmë sot dhe çka do të bëjmë nesër 
dhe llogaria duhet të jetë në dy lloje:
1)       Para se ta bësh veprën duhet ta llogaritësh veten, a është kjo punë në 
pajtim me rregullat e Allahut, apo në papajtueshmëri me të.
2)       Ta llogarisë veten pasi ta bëjë, me këtë vepër që e kam bërë, kam 
kërkuar me të kënaqësinë e Allahut apo interesin personal në këtë botë, apo kam 
kërkuar me të Mëshiren e Allahut, shpërblimin e Allahut, shpëtimin në Ditën e 
Gjykimit apo kam kërkuar ndonjë të mirë në dynja dhe kaq. Pra duhet ta 
llogarisim veten para dhe pas veprës. Dhe nëse arrin në një shkallë të tillë, 
bëhet person i cili kujdeset hakun e vet ndaj Allahut pastaj bëhet i mirë dhe i 
sinqertë ndaj shoqërisë dhe nuk I bën zullum dhe padrejtësi, nuk e ha 
ryshfetin, nuk i bën xhelozi shoqërisë, nuk bën shpifje ndaj shoqërisë. Me 
fjalë të tjera, nuk bëhet pikë e zezë në një shoqëri të bardhë, nuk i thotë 
dikujt se të dua për interest ë kësaj bote, por dashuria dhe sjellja e tij 
është për interest ë ahiretit dhe kështu me radhë të gjitha cilësitë dhe 
veçoritë e tij janë të shëndosha dhe në përputhshmëri të plotë me fjalën e 
Allahut dhe traditën e Pejgamberit a.s..
 
Lusim Allahun xh.sh. që me këto fjalë të kemi dobi dhe Allahu të na falë 
gabimet tona! Deri në javën e ardhshme me një temë tjetër. Selam alejkum ve 
rahmetullah!
 
 
 
Epoka e Re – e premte 28 gusht 2009
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk 
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan