Shkëndija e Njëmbëdhjetë !

*Shkruan: Prof.Sejjid KUTUB*

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1070

Dorëzimi i plotë ndaj fenomeneve të pashpjegueshme dhe forcave të padukshme
në natyrë është rrezik i madh, sepse të çon në bestytni..Jetën ta kthen në
një iluzion të madh, në një ferr.. !
Por nga ana tjetër, edhe mohimi plotsisht i këtyre forcave dhe dukurive të
pashpjegueshme nuk është me më pak rrezik.. Sepse kështu do të na mbylleshin
padrejtësisht horizonte të pazbuluara më parë..
Me justifikimin se nuk mund ti konceptojmë dot, disa njerëz i privojnë vetes
njohuri dhe fakte, të cilat në një moment tjetër mund të jenë plotësisht të
vërtetueshme ! Në këtë mënyrë i kemi zënë frymën zbulimit, shkencës. Thënë
ndryshe horizontin tonë e kemi ngushtuar. E kemi kyçur përgjithmonë veten
nga gjerësia, energjia, thellësia dhe pesha e tij. E kemi vulosur veten me
vulën e « Diturisë » që deri në këto momente duke e matur me madhështinë e
Gjithësisë është e papërfillshme, shumë e papërfillshme !..
Jeta e njeriut në këtë planet është një varg i gjatë sfidash e dështimesh
për të gjetur fundin e diturisë. Nga ana tjetër po aq i gjatë është vargu i
suksesit për të njohur fuqinë madhështore të kozmosit..Sa më shumë të
hedhësh një hap përpara aq më tepër shpaloset gjerësia, thellësia dhe
madhështia e rrugës së diturisë !..
Duke u shpalosur herë pas here, suksesi i njeriut në zbulimin e një diturie
të re të pakonceptuar më parë, do ti hapë sytë se sa shumë dituria është
përpara.. Sepse gjithmonë njeriu do të jetë në fazën e kërkimit, testimit
dhe zbulimit !..
Të respektosh logjikën, është e mjaftueshme që ti shtosh faturës tënde edhe
pjesën e së panjohurës. Që do të thotë se nuk duhet ti mbështetesh deri në
fund asaj. Por do të ishte ofendim për të, nëse do ta pengonim për ta
hulumtuar të panjohurën siç bëjnë njerëzit e bestytnive.
Që ne të ndjejmë madhështinë e vërtetë të kozmosit; që tia njohim vetes
peshën e saj reale në këtë gjithësi; ekuilibri që duhet të mbajmë me të
panjohurën na mjafton që ti çelë shpirtit njerëzor energji të reja për të
njohur ndjenjat, ato lidhje që na mbajnë fort të lidhur me Gjithësinë. Ato
janë brenda nesh dhe shpesh të pazbuluara. Pa dyshim që ato janë më të mëdha
dhe më të thella nga sa mund ti perceptojë fuqia jonë aktuale e të
konceptuarit.
I qëndroj kësaj, me faktin se ne njerëzit jemi vazhdimisht duke zbuluar
gjëra të reja, të panjohura më parë.. dhe kjo ndodh në çdo ditë të jetës
sonë..


*Perktheu me përshtatje
Eduart Thartori
Kavaje*

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan