Kodi i Da Vinçit dhe falsefikimi i Biblës.


Të mjerët ata, që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj 
thonë: `Ja, ky është prej All-llahut', për të nxjerrë ndonjë përfitim 
të parëndësishëm. Dhe të mjerët ata për atë që kanë shkruar duart e 
tyre dhe mjerë ata për atë që fitojnë!" (El Bakarah, 79) 
I Dërguari a.s. tregon se All-llahu i madhëruar në një hadith kudsi 
ka thënë: "Unë i krijova robërit e Mi në fenë e drejtë ( e pastër 
islame ), por shejtanët i bëjnë që ata të humbasin rrugën e drejtë." 
(transmeton Muslimi)

Mbi lajthimin dhe devijimin e të krishterëve nga rruga e drejtë, 
Kur'ani i shenjtë na tregon në shumë ajete. Këtë të vërtetë kohëve të 
fundit e tha edhe një i krishterë – Den Brown, në romanin e tij "Kodi 
i Da Vinçit". Ky është bestselleri i shekullit XXI, një thriller me 
sfond mistiko-ezoterik. Romani i tij, vetëm për një vit, është 
përkthyer në dhjetra gjuhë botërore dhe është shitur në mbi 40 milion 
kopje.
Në këtë roman shpalosen disa prej fakteve historike rreth 
shtrembërimit të ideologjisë së krishterë, korruptimit të Biblës dhe 
autorësisë njerëzore të saj dhe mbi intervenimin e dorës së njeriut 
në vetë thelbin e teologjisë së krishterë. Të gjitha këto, autori i 
romanit i quan `transformim grotesk'.

Heroi i Brown-it thotë: 
"Bibla në formën që njihet prej nesh, është kompletuar nga perandori 
pagan i Romës, Konstandini i Madh. Konstandini kishte vendosur se 
duhej të bënte diçka. Në vitin 325, ai vendosi të bashkojë Romën nën 
një religjion, nën Krishterizmin.
Historianët akoma çuditen me gjenialitetin nëpërmjet të cilit 
Konstandini i ktheu paganët, që adhuronin diellin, në të krishterë. 
Duke i bashkuar simbolet pagane, datat dhe ritualet me traditën e 
krishterë, ai bëri një lloj feje hibride të pranueshme për të dyja 
palët.
Asgjë në Krishterizëm nuk është origjinale…
Konstandinit i është dashur që ta forcojë traditën e re krishtere, 
prandaj ka mbajtur tubimin ekumenik të njohur me emrin "Kuvendi i 
Nike-së".
Në atë tubim është diskutuar dhe votuar për shumë aspekte të 
Krishterizmit si dhe për statusin hyjnor të Jezusit. 
Gjithnjë deri në atë çast të historisë, Jezusi, nga ithtarët e tij të 
hershëm, konsiderohej profet i vdekshëm – njeri i madh dhe i 
fuqishëm, por megjithatë konsiderohej vetëm një njeri i zakonshëm..
Shpallja e Jezusit për "bir të Zotit" është propozuar zyrtarisht në 
kuvendin e Nikesë, ku është votuar për të…
Dhe është votuar (pro) madje shumë ngushtë.
Mirëpo dhënia e statusit hyjnor Jezusit ishte kyçe për bashkimin e 
mëtejshëm të perandorisë Romake dhe për vendosjen e re të bazës së 
fuqisë së Vatikanit. 
Me të pranuarit zyrtar të Jezusit për "bir të Zotit" Konstandini e 
transformon Jezusin nga një njeri në një hyjni që ekziston jashtë 
kufijve të botës njerëzore, në një entitet fuqia e të cilit është mbi 
të gjitha. Kjo jo vetëm që ka pamundësuar rrezikimin e mëtutjeshëm të 
Krishterizmit nga paganizmi, por edhe ithtarët e Kishës kanë mundur 
të tubohen vetëm nëpërmjet vendosjes së një ndërmjetësuesi të 
shenjtë – Kishës katolike romake.
E gjithë kjo ka qenë ekzluzivisht për shkak të fuqisë.
Krishti dhe proklamimi i tij si Mesi-Shpëtimtar ishte kyç për 
funksionimin e Kishës dhe të shtetit. Shumë shkencëtarë pohojnë se 
Kisha e hershme tekstualisht e ka vjedhur Jezusin nga ithtarët e tij 
të parë, duke ia rrëmbyer porositë njerëzore dhe duke e përdorur këtë 
për përhapjen e fuqisë së saj.
Ndonëse Konstandini e ngriti Jezusin në një shkallë hyjnore, gati 4 
shekuj pas vdekjes së tij, tashmë ekzistonin me mijëra dokumente që 
dëshmonin për jetën e Jezusit si jetë e një njeriu të zakonshëm.
Konstandini me veprimin e tij e ndryshoi historinë e Krishterizmit. 
Që nga ai çast pasoi momenti më transformues në historinë e krishterë…
Konstandini porositi dhe pagoi shkruarjen e një Bible të re, nga e 
cila u lanë të gjithë ata ungjij që kanë folur për cilësitë njerëzore 
të Jezusit. Në Biblën e re u futën ungjij që e shndërruan Jezusin në 
një qenie hyjnore. Ndërkaq, ungjijtë më të hershëm u ndaluan, u 
konfiskuan dhe u dogjën…
Gjithsecili që do të përcaktohej për ungjijtë e ndaluar, të vend të 
ungjijve të versionit të Konstandinit do të shpallej heretik. Ata që 
zgjodhën historinë origjinale të Krishtit ishin heretikët e parë.
Për fat të historianëve disa nga këta ungjij Konstandini nuk pati 
sukses që t'i zhdukë…
Sigurisht, Vatikani duke iu përmbajtur traditës së tij të 
dezinformimit, është përpjekur me të gjitha forcat që ta pengojë 
publikimin e tyre …" 

Adhurimi i Jezusit, sikurse e përmendëm, ishte diçka që e shpiku 
perandori Kostandin në këshillin e Nike-së (Turqia e sotme), në vitin 
325 pas Isait a.s. për të forcuar pozitat e veta, meqë Krishterizmi 
kishte filluar të bëhej më i "suksesshëm" se paganizmi.

Ndërkaq idenë e ngritjes së njeriut në lartësinë e Zotit, që e 
predikonin mendimtarët grekë, të krishterët e zëvendësuan me idenë e 
zbritjes së Zotit tek ne!!
Edhe para paraqitjes së këtij romani, në vitet shtatëdhjetë të 
shekullit të kaluar, Krishterizmi u trondit nga diskutimi i madh 
teologjik mbi atë se a është Jezusi Zot, apo vetëm njeri. Eshtë 
diskutuar mbi mitin e Trinitetit dhe mitin e inkarnimit të Hyjit-
Zotit tek njeriu- Jezusi.
Se individualiteti hyjnor i Jezusit është i pavërtetë dhe vetëm mit i 
Kishës, këtë e kanë argumentuar edhe teologët e krishterë, profesorë 
të teologjisë së krishterë nga universitete të njohura botërore.
Shtatë profesorë të njohur universitetesh nga Britania e Madhe kanë 
shkruar librin me titull "The Myth of God incarnate" që për herë ta 
parë është publikuar më 1977 në Londër. Deri në vitin 1981, libri 
është botuar 6 herë. Autorë të librit ishin personalitete të shquara 
dhe profesorë të teologjisë së krishterë nga Oksfordi, Kembrixhi, 
Birmingemi, etj. 
Mirëpo libri dhe autorët e tij kanë përjetuar një sulm të tmerrshëm 
nga Kisha, e cila ka kërkuar që ata të largoheshin nga pozitat e tyre 
të larta. Por, libri përjetoi një sukses botëror. 
Libri ngjalli diskutime të panumërta si rezultat i qëndrimit të atyre 
profesorëve dhe mohimit të mësimeve kishtare nga ana e tyre dhe 
mospranimit të inkarnimit hyjnor në personalitetin e njeriut- 
Jezusit. 
Këto fakte dhe shumë të tjera bëjnë që për çdo ditë njerëz nga besimi 
i krishterë duke kuptuar të vërtetën hyjnore pranojnë islamin. 

Krijuesi i gjithësisë, thotë: 
" E mohuan të vërtetën ( bënë kufër ) ata që thanë: 'Zoti është 
Mesihu (Isai), i biri i Merjemes!' kurse Mesihu tha: 'O beni israil, 
adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj'. Kush i bën shok All-
llahut, All-llahu ia ka ndaluar xhennetin dhe vendbanimi i tij është 
në xhehennem. Për mizorët nuk ka ndihmëtarë.
Mosbesimtarë janë ata që thanë: 'All-llahu është një nga tre!' Por 
nuk ka asnjë Zot tjetër përveç një Zoti të vetëm..." ( el Maidetu, 
72, 73. ) 

Erich From ka të drejtë kur thotë se "Intelekti i manipuluar, i 
privuar nga arsyeja, është i rrezikshëm, sepse i detyron njerëzit të 
veprojnë në një mënyrë, që nga pikëpamja e arsyes mund të rezultojë 
shkatërruese për ta." 
Tertuliani, një intelektual i krishterë, shpreh thelbin e besimit të 
krishterë kur thotë: "Credo quia absurdum. Besoj sepse është 
absurde! "

Sigurisht se një bindje e tillë krishtere nuk pajtohet me besimin e 
çiltër dhe të pastër islam. Muslimani nuk beson në atë që bie ndesh 
me arsyen e shendoshë. Besimi islam nuk është i mveshur me të 
pavërteta dhe fantazi të çoroditura. Muslimani beson sepse besimi 
është ndjenjë e lindur dhe e natyrshme, dhuratë e dhënë nga All-
llahu, sepse kështu jeta ka kuptim, ngaqë ai është logjik dhe nuk 
është absurditet, por është maja e urtisë, sepse të besuarit dhe 
bindja ndaj Zotit janë misioni dhe qëllimi i krijimit të njeriut në 
këtë botë."
Në Islam nga besimtari nuk kërkohet që të flak mendjen dhe të besoj, 
sepse feja dhe shkenca, besimi dhe arsyeja qëndrojnë përkrah njëra 
tjetrës. 
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.

http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan