Një hap më afër nevojtarëve
http://www.fri.org.mk/fri/showArticle.aspx?IDArticle=394

Në mesin e shumë aktiviteteve që Forumi Rinor Islam, dega Kumanovë, i ka
hedhur para vetes për t’i realizuar gjatë muajit të bekuar të Ramazanit
është edhe aktiviteti “Shporta e Ramazanit”.
02.09.2009 Forumi Rinor Islam Kumanovë
Ky aktivitet është një prej aktiviteve risi në qytetin tonë, qëllimi i të
cilit aktivitet është që sadopak t’u mundësohet buzëqeshje disa shtresave të
margjinalizuara të shoqërisë, si jetimëve, skamnorëve, familjarëve të
dëshmorëve dhe nevojtarëve, në përgjithësi.
Me përkrahje organizative nga Shoqata Edukative “Vllaznia”, Forumi Rinor
Islam ka bërë marrëveshje me një nga marketet më të frekuentuara të
Kumanovës – “Musli Market”, tek i cili njerëzit kanë mundur të derdhin
mjetet e tyre financiare. Pra, me anë të një sasie parash prej minimum 5
eurosh, dhuruesi i ka mundësuar ndonjë familjeje që të marrë një shportë me
disa nga produktet elementare të përditshme për të ngrënë.
Deri në dhjetëditëshin e parë të muajit të bekuar të Ramazanit, falë Zotit,
kemi arritur të mbledhim 700 shporta, prej të cilave mbi 500 veçmë u janë
dorëzuar më shumë se 200 familjeve nevojtare. Jemi përpjekur që të kemi të
listuara ato familje që kanë qenë më shumë meritore për të marrë shportën me
produktet në fjalë. Për më tepër, jemi përpjekur që të mbulojmë sa më shumë
prej territorit të qytetit tonë me rethinë. Do të kishim përmendur fshatin
Sopot, fshatin Mateç, fshatin Rramanli, fshatin Sllupçan, fshatin Çerkez, si
dhe qytetin e Kumanovës.
Për të përmbledhur, mund të gjykojmë se ky aktivitet është pritur me mjaft
gëzim nga ata për të cilët edhe ka qenë i dedikuar ky angazhim, por s’do
mend se jetësuesit dhe nxitësit tanë që ta vazhdojmë këtë punë edhe më tej
kanë qenë ata që jepnin të holla, një shumice prej të cilëve as emrat nuk ua
dimë, për shkak se e konsideronin ibadet, për të cilin nuk dëshironin të
marrë vesh kush, pos Allahut të Lartësuar.
Përkrahje operative kemi marrë edhe nga mediumet lokale dhe ato shtetërore
të vendit, duke ua bërë të njohur njerëzve për këtë aktivitet, i cili
njëmend mori një jehonë të madhe në trevat tona. Kohëve të fundit ky
aktivitet ka gjetur përkrahje të madhe edhe nga disa subjekte politike
shqiptare në Maqedoni.

Raporton: Arsim Jonuzi, sekretar i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, dega
Kumanovë
http://www.fri.org.mk/fri/showArticle.aspx?IDArticle=394

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan