http://mesazhi.com/author_article_detail.php?id=827
Humbja pas fitores
Agim Avdiu
E hënë, 31 Gusht 2009 13:51
Në
zgjedhjet e fundit kryeministri shqiptar Sali Barisha, doli me një
fitore të ngushtë, fitore që e shpëtoi ende pa përfunduar procesi i
numërimit të votave, edhe atë falë plasaritjes së pariparieshme të
krahut të majtë. Përkundër disa veprimeve pozitive, në veçanti të
bërjes së rrugës më të afërt me Kosovën, projekt ky panshqiptar që me
gjasë rikuperoi imazhin e qeverisë që në radhët e saj pati Pango e
Mehdiu, Berisha nuk arriti dot të realizojë atë që pretendonte, fitoren
e thellë. Afera
e trafikimit të armëve që rezultoi me tragjedinë e Gërdecit, ministrat
korruptivë, lidhjet me sekserin serboboshnjak Damir Fazliç etj., e bënë
të veten. Berisha do të rimandatohet edhe për katër vite, por tani e
tutje do të jetë në krye të një qeverie hibride, drejtues i një
amalgamë qeverie të përbërë prej një konglomerat elementesh që do t'ia
vështirësojnë mbajtjen e dizgjinëve në duar. Pas fitores së brishtë,
kryeministri doli në mënyrë krejt të beftë për të paralajmëruar një
projektligj gjoja kundër diskriminimit. Për të qenë habia
më e madhe, diskriminimin e parë kryeministri e vërejti te 'subkultura
e gayve'. Me këtë ide të tij ai e shkërmoqi moralisht atë pak fitore të
arritur me shumë mund. Berisha u zhyt dhe u fundos moralisht. Kështu
simpatinë e parë pas fitores zgjedhore Berisha e mori nga aleanca LGBT
(lesbike, gay -homoseksualë, biseksualë, transgjender), gjegjësisht nga
'përfituesit' e këtij ligji. Kryeministri u shpreh pro një ligji që bie
drejtpërdrejt ndesh me kushtetutën e vendit dhe me kodin e familjes.
Por jo vetëm kaq. Ai me këtë ide atakoi rëndë traditën shqiptare dhe
fetë. Legalizimi i lidhjeve të tilla e lufton moralin shqiptar të
koduar ndër shekuj të tërë me kanune dhe pleqërime të kultivuara me
shumë urti e sakrifica. Lejimi i martesave gay është antifetar, marrë
nga këndëvështrimi i cilësdo fe. Në këtë kontekst vlen të ceket se
djali i kryeministrit dhe vajza e tij shpesh janë shprehur para mediave
si besimtarë të devotshëm që agjërojnë e luten. Ky kontrast i
patejkalueshëm është një paradox i llojit të vet. Pra si duket gjërat
janë ngatërruar dukshëm. Për liberalizimin e vizave
Bashkimi Europian nuk kërkon nga Shqipëria liberalizimin e martesave
gay, por kërkon pasaporta biometrike, luftimin e korrupsionit,
mbikëqyrje të hollësishme të kufirit etj. Tekefundit një ligj i tillë
nuk u diskutua në asnjë nga vendet që sapo fitoi të drejtën e lëvizjes
së lirë drejt Bashkimit Europian. Zaten ne vendet e BE nuk kemi arritur
akoma t'i kopjojmë prej së larti, andaj s'kemi se përse t'i kopjojmë
prej së poshtmi. Nëse ky do të ishte kushti për hyrje në BE, atëherë ne s'kemi
nevojë për hyrje të mbrapshta. Po
që se kemi të bëjmë me provokim të situatës, të kujtojmë faktin se kur
në Serbi disa homoseksualë i kërkuan 'të drejtat' e tyre, qytetarët
serb iu përgjigjën me zjarr, duke i gjuajtur me koktej molotovi. Krahas
papunësisë së madhe, krizës së rënduar sociale e ekonomike, shtimit të
vetëvrasjeve nga dëshpërimi, kriminalitetit në rritje (së fundi vrasja
e katër oficerëve të policisë nga krimineli Dritan Dajti), e shumë
probleme tjera, nuk lejonë tallje të tilla me popullin. Kryeministri
i rimandatuar nuk guxon t'i lejojë vetes të propozojë ligje kundër
traditës, normave dhe moralit të popullit të tij. Në të kaluarën
familja shqiptare ka qenë model për familjet e tjera në shumë vende të
botës. Atë nuk duhet sjellur në derexhe të mjeruar. Në kohën kur vlerat
morale po tundohen, kjo do të nxisë reperkusione të paparashikueshme.
Shkatërrimi i familjes: nënkupton se do të rriten fëmijë që nuk e
njohin nënën e babën e vet, nënkupton shtimin e sëmundjeve
vdekjeprurëse, seksualisht të transmetueshme dhe pasoja të tjera të
panumërta. Gjersa shumica e mjekëve dhe psikologëve janë të mendimit se
prirjet gay janë sëmundje psikoemocionale për të cilat duhet trajtim,
kryeministri shqiptar krye në vete e mendon të kundërtën, se duhet të
motivohen, duke ua bërë të ligjshme madje edhe martesat e përbashkëta.
Prej gjithë politikanëve në Shqipëri, shqiptarët këtej kufirit më së
shumti e duan Sali Berishën. Megjithëkëtë nuk është hera e parë që
Berisha i zhgënjen shqiptarët. Sinqerisht kjo është për të ardhur keq.
___________________________________________________________________And do not
follow (blindly) any information of which you have no (direct) knowledge.
(Using your faculties of perception and conception, you must verify it for
yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for your
hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]
__________________________________________________________________
Yahoo! Canada Toolbar: Search from anywhere on the web, and bookmark your
favourite sites. Download it now
http://ca.toolbar.yahoo.com.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---