Një hadith i bukur kudsi 

Nga Ebu Dharr al-Gafariu, radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberit, 
sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, i eshte trasmetuar nga Krijuesi i tij, i 
Fuqishmi dhe i Madherishmi, i cili ka thene: 

" O robet e Mi! Une ia kam ndaluar dhunen Vetes dhe e kam ndaluar edhe nder ju, 
prandaj mos i beni dhune njeri-tjetrit. 

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te lajthuar, pervec atij qe e perudhi Une, 
prandaj kerkoni udhezim nga Une, do t'iu perudhe. 

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te uritur, pervec atij qe e ushqej Une, prandaj 
kerkoni t'iu ushqej, do t'iu ushqej. 

O robet e Mi! Te gjithe ju jeni te zhveshur, pervec atij qe e veshi Une, 
prandaj kerkoni veshje nga Une, do t'iu vesh. 

O robet e Mi! Vertet ju gaboni naten dhe diten, kurse Une i fal te gjitha 
mekatet, prandaj, kerkoni nga une falje, do t'iu fal. 

O robet e Mi! Ju kurre nuk mund te arrini te ajo, me cka Mua dem do te Me 
shkaktonit qe te Me demtonit, as qe ndonjehere do te arrini tek ajo qe Mua dobi 
do te me sjelle, qe te Me kontribuonit. 

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga judhe 
xhinet nga ju te ishin te devotshemsikur zemra me e devotshme e njerit nga ju, 
kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim ne asgje. 

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerezit nga ju dhe 
xhinet nga ju te ishin te prishur si zemra me e prishur e njerit nga ju, kjo 
nuk do ta mungonte sundimin Tim ne asgje. 

O robet e Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerzit nga ju dhe 
xhinet nga ju te ngriheshi (qendroni) ne nje vend dhe deshirat dhe lutjet Mua 
te m'i drejtoni, dhe Une t'i pergjigjesha lutjes se cdonjerit, kjo nuk do ta 
mungonte ate qe kam Une as aq sa qe e mungon gjilpera kur ngulet ne det. 

O robet e Mi! Cdo gje varet nga veprat tuaja, te cilat tek Une jane te 
ruajturadhe te llogaritura, kurse per te cilatUne juve do t'i shperblej. Kush 
gjen mire, le ta falenderoje All-llahun, kurse kush gjen te kunderten, mos ta 
fajsoje askend pervec veten. " 
_________________________________________________________________
Show them the way! Add maps and directions to your party invites. 
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/events.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan