*Politika e mençur*

*Hamdi Nuhiju*

* *

“Velidi e kishte pyetur babain e tij Abdulmelikun:” O baba, çka është
politika”?Ai i ishte përgjigjur:” Autoritet i fortë i kurorëzuar me dashuri
ndaj sinqeritetit, udhëheqja e zemrave të njerëzve drejt asaj që është e
drejtë dhe të durohet sa më mirë mundësia e gabimeve eventuale të
krijesave”.( Rrëfime të këndshme nga thesari i myslimanëve, f.210)

Në fakt, këtu gjejmë shumë tipare të një politike të suksesshme dhe mjaft të
mençur. Do mundohemi që të zgjidhim këtë thënie duke sqaruar secilin segment
të tij.

Politika sipas Abdulmelik Mervanit është:

*Autoritet i fortë*- Nëse ndalemi vetëm në këtë pjesë të kësaj thënie do na
lindin shumë pyetje. Njerëzit mund të pyesnin me të drejt, atëherë paska
edhe autoritet të dobët? Po! Ka edhe autoritet të dobët edhe autoritet të
fortë. Disa mund të mendojnë ndryshe! Do të thonin:ka autoritet dhe jo
autoritet. Mund që t`ia qëllojnë vetëm deri diku. Pasi që është nxënësi në
shkollë fillore, edhe fëmiu para babait të tij ka autoritet të dobët, por
nuk është pa autoritet. Asnjë krijesë në rruzullin tokësor, Zoti nuk e ka
lënë pa autoritet. Burri ka autoritet ndaj gruas, ndërsa gruaja ndaj
fëmijëve të saj, e ndaj burrit ka autoritet punëdhënësi, e kështu me radhë.
E vërteta e autoritetit të fort fshehët te politika pasi që tregon saktë se
si udhëhiqet në një shtet, si veprohet me të dhe me vartësitë e tij që
munden me qenë 2 milion, ose edhe 400 milion njerëz.

*Dashuri ndaj sinqeritetit- *Nëse ky autoritet nuk është i kurorëzuar me
dashuri ndaj sinqeritetit, atëherë edhe nuk mund ti themi autoritet i fortë.
Do ti themi autoritet i dobët( si ai i fëmiut, pasi që fëmiu bënë veprime pa
i logjikuar). Fatkeqësisht asnjë udhëheqës partie në Republikën e Maqedonisë
nuk e ka të kurorëzuar autoritetin e tij me dashuri ndaj sinqeritetit. Mund
të gjejmë slogane të ndryshme parazgjedhore, prej partive të ndryshme në
Maqedoni që janë thelbi i sulmeve të sinqeritetit. Ata parti kërkojnë votat
e qytetarëve të Maqedonisë duke i thirrur zemrës, por përmes lajkave dhe jo
realitetit e sinqeritetit.

*Udhëheqje e zemrave- *Politika na qenka edhe udhëheqje e zemrave! Normal ky
lloj definimi në Maqedoni nuk vlen, por dikur vlente në Ballkan, dhe tash
vlen vetëm në disa vende të botës së civilizuar. Me udhëheqje të zemrave
arrijmë deri në shumë nënkuptime. Udhëheqësi, ose politik bërësi duhet të
bëj çmos që të arrijë deri tek zemrat e vartësve të tij. Ai duhet të jetë i
sinqertë me to, ti do, të vuaj bashkë me to, të mos dallohet prej tyre. Kur
kuptojmë se kemi të bëjmë me njerëz të kalibrit të këtillë, atëherë pa asnjë
pikë dyshimi udhëheqësi ynë mund të bëj politik të brendshme dhe të jashtme
pa presione diplomatike. Zaten lidhja e liderit me popullin në nivelin e
dashurisë së nënës ndaj fëmijës, e bjer shtetin e caktuar prej pozitës
inferiore në botë, në pozitën sunduese.

*Udhëheqje drejtë më të drejtës-* Sot të gjitha forcat botërore kanë dalë në
rrafshin ideologjik dhe janë renditur në atë segment, ndërsa vetëm
politikanët tanë fatkeqësisht ende thërrasin në dogmat e nacionalizmit.
Krijojnë armiq me vetë dëshirë, e mashtrojnë popullin me nacionalizëm dhe në
këtë mënyrë ruajnë pozitën e vet në fronin e politikës. Udhëheqësi duhet që
ta udhëheq popullatën drejt të vërtetës dhe të drejtës, e jo ta ushqej dhe
rris me nacionalizma. Edhe populli ynë duhet që të renditet në të njëjtin
krah ideologjik me popujt tjerë të civilizuar, e jo të izolohet, të mbyllet
dhe të frikësohet prej hijes së vet, njëjtë si u frikësua në kohën e
diktatorit E.H. në Shqipëri.

*Durimi i gabimeve-* Një udhëheqës vizionar, duhet të jetë i tillë i cili
gjithmonë duron gabimet e krijesave që i bëjnë ndaj tij, por nuk i duron
gabimet që bëhen ndaj vendit dhe vatanit të tij. Sot fatkeqësisht në vendin
tonë ndodhë e kundërta. Nëse unë jam i shkathët në mospagimin e tatimeve
ndaj shtetit të Maqedonisë, disa parti politike shqiptare që do të ishin në
pushtet do të gëzoheshin në shkathtësinë time. Ndërsa nëse gjejmë gabimet e
udhëheqësve tanë dhe e themi fjalën e drejtë me qëllim të përmirësimit,
gjithmonë ne do të ndjekemi prej vet partive shqiptare të cilat e
shfrytëzojnë tërë forcën e pushtetit për të dëmtuar. Secila parti shqiptare
që vjen në pushtet duhet ta kuptojë se publicistët do ti ketë krah të
popullit dhe opozitë të veprimeve të tyre kundër popullit. Ata e kuptojnë
një gjë të këtillë, por nuk e tolerojnë dot.

* *

--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan