Nxitje e punës në zgjerimin e zonës së Arafatit për 25% para se të filloj 
Haxhxhi
Nga Majid Al-Mafdali 

http://www.saudigazette.com.sa/index.cfm?method=home.regcon&contentID=2009090649014

Mekë - Projekte të Infrastrukturës janë duke u punuar në zgjerimin e zonës së 
Arafatit për 10,4  kilometër katror tek vendi i ritualit të Haxhxhit për 25 për 
qind në mënyrë që të strehojë 500,000 haxhilerë më shumë, tha një zyrtar i 
lartë i projekteve.Omer Alabdeen i cili është Nënsekretar për projektet e 
zhvillimit në Ministrinë e Punëve Rurale të Komunës tha se 60 për qind të 
projekteve do të përfundojnë para Haxhxh-it të këtij viti. 
Zhvillimi i punës përfshin përmirësimin e drenimit në zonën e shiut dhe 
teracimin e faqeve shkëmbore si pjesë e një ri-planifikimi më të gjerë për 
të formuar parcela të tjera të tokës, thanë burimet. Projekti ka për qëllim 
eliminimin e zonave të paplanifikuara në vendin e shenjtë dhe për të eleminuar 
problemin e haxhilerëve të mbledhur në gurishte në një zonë të hapur gjatë 
Haxhxh-it. 
Kryetari i Mekës Osama Al-Bar tha kapaciteti do të rritet me kujdes duke 
përdorur tokën për të ndërtuar vende të reja të kampeve. Do të ketë më shumë 
trotuare, duke përfshirë shtigje për raste urgjente, tha ai. Sistem i ri i 
drenimit do të mbrojë zonën kundër përmbytjeve, tha ai. Puna në krasitjen 
e pemëve dhe kositjen e barit do të fillojë në fillim të Shevalit (në fund të 
shtatorit) dhe do të vazhdojë deri në Haxhxh.Përfundimi i projektit posa të 
përfundojë do të eliminojë detyrën vjetore të një muaji e gjysmë  të pastrimit 
dhe përgatitjes së zonës së Arafatit për Haxhxh, tha kryetari i bashkisë. Në 
kulmin e Haxhxh-it, rreth 2.5 milion haxhilerë mblidhen në Arafat. - Okaz / PL


      
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan