Dobi të agjërimit Shpërblimi i agjërimit është i pallogaritshëm -Shpërblimi i agjërimit është i pallogaritshëm, siç përmendet në hadithin e mëposhtëm: “Për çdo punë të mirë, birit të Ademit i është dhënë një shpërblim i shumëfishtë, çdo e mirë shpërblehet dhjetëfish deri në shtatëqindfish. Allahu, më i Larti, thotë: “Agjërimi është për Mua dhe Unë e shpërblej për të, ai i largohet kënaqësive dhe ngrënies për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime, një kur ha iftarin dhe tjetri kur të takojë Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit, tek Allahu, është më e mirë se era e miskut.” [Transmeton Buhariu]
Gjithashtu, Sehl bin Sa’d tregon se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Vërtet në Xhenet është një portë që quhet Rejjan. Ditën e Gjykimit, ata që agjëruan, do të hyjnë nëpër të, përveç tyre nuk hyn asnjë, dhe kur të hyjë i fundit (agjërues), ajo do të mbyllet.” [Hadith sahih, transmeton Ibn Huzejme] Agjërimi është mburojë nga Zjarri: “Agjërimi është një mburojë që të mbron nga Zjarri.” [Hadith sahih, transmeton Ahmedi] -Ditën e Gjykimit, Agjërimi do të thotë: “O Zoti im! Unë e largova atë prej ushqimit dhe dëshirave, prandaj pranoje lutjen time për të.” [Hadith hasen, transmeton Ahmedi, Hakimi etj.] -Agjërimi është një mënyrë për faljen e gjynaheve të një personi. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai që agjëron Ramazanin, me imanë dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), atëherë i falen gjynahet që ka bërë.” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi] -Lutja e agjëruesit pranohet: “Në muajin e Ramazanit, çdo ditë e natë, ka nga ata të cilët Allahu i liron prej Zjarrit, dhe ka për çdo musliman një lutje, të cilën ai mund ta bëjë dhe do t’i pranohet.” [Hadith sahih, transmeton Bezari dhe Ahmedi] -Agjërimi i shlyen disa gjynahe, siç janë përmendur në Kur’an, në suret dhe ajetet: Bekare: 196, Nisaë: 92, Maide 89, Maide: 95 dhe Muxhadele: 3-4. -Agjërimi është mburojë nga epshet, ashtu siç u tha Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem të rinjve: “O të rinj, ai që ka mundësi të martohet, le ta bëjë atë, ... dhe kush nuk mundet, atëherë të agjërojë, sepse ai është mburojë për të.” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi] Kur ta kemi kuptuar madhështinë e agjërimit, duhet të vëmë në përdorim të gjitha forcat tona, që ta kryejmë sa më mirë që është e mundur. Dhe përderisa agjërimi është adhurim, duhet të bëhet vetëm për hir të Allahut. Asnjë qëllim tjetër nuk pranohet, përveç kërkimit të kënaqësisë së Allahut, dhe kjo me sinqeritet. Pa qëllimin e duhur asnjë vepër nuk vlen për Ahiretin. Ne muslimanët duhet t’i verifikojmë vazhdimisht qëllimet tona dhe të mendojmë përse e kryejmë agjërimin. Marrë nga revista "Muaji i Ramazanit", _________________________________________________________________ Share your memories online with anyone you want. http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/products/photos-share.aspx?tab=1 --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
