Kush i blen lotët e syve të tu? Ferkad es Sibhi thotë: "Na është përcjellë se të gjitha veprat peshohen, përveç lotit që del nga syri i robit nga frika e Allahut të Lartësuar. Ai lot nuk mund të peshohet e as të vlerësohet. Me atë pikë loti mund të fiken detet e zjarrit."
A e shikon madhështinë e kësaj pike loti që e derdh duke e përmendur Allahun ose duke iu përgjëruar Atij në mesnatë dhe në qetësinë e saj? A shikon në detet e zjarrit që fiken me një pikë lot që derdhin sytë e tu nga frika ndaj Allahut? A nuk thotë i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të: "Dy lloje të syrit nuk i kap zjarri, syri që ka qarë nga frika e Allahut dhe syri që ka..." Shko në treg dhe ekspozoja njerëzve lotët e syve të tu. A thua i blen dikush? Këto pikë loti i shuajnë detet e zjarrit në Ditën e Kiametit. Ato tek njerëzit nuk kanë asnjë vlerë, mirëpo tek Allahu kanë vlerë të madhe! Mufadal b. Muhelhel thotë: "Më është përcjellë se robi kur qan nga frika ndaj Allahut, gjymtyrët e trupit të tij mbushen me dritë dhe ato gëzohen me qarjen e tij. Ato fillojnë të pyesin njëra-tjetrën: Ç'është kjo dritë? Ato përgjigjen: "Kjo është hisja juaj nga drita e të qarit." A e kemi ndier këtë ndjenjë që do t'i përshkonte gjymtyrët tona, duke e derdhur një pikë lot dashurie dhe mallëngjimi për Krijuesin e Gjithësisë? Ata' es Selemij qante shumë nga frika ndaj Allahut të Lartësuar. Njëherë është pyetur: "Përse po qan shumë?" Është përgjigjur duke thënë: "Si të mos qaj kur prangat e vdekjes janë në qafën time, varri është vendbanimi im, Dita e Kiametit vendqëndrimi im, e mua do të më thuhet o në xhenet, o në zjarr". Përktheu Almedin Ejupi http://www.klubikulturor.com/tema/2009/kush_i_blen_lotet_e_syve_te_tu.htm --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
