Për Muslimanet hapet një shkollë vetëm për vajza
http://www.peterboroughtoday.co.uk/news/New-allgirls39-school-opens-for.5643557.jp
14 shtator 2009
Nga Dawn Fellowes
Një shkollë vetëm për vajzat do të hap dyert e saj për herë të parë në Bretton
kah fundi i muajit. Akademia Iqra, në shtegun e ndërmarrjes, në Bretton, do të
mirëpresë grupin e saj të parë të nxënësve për klasat e 7-ta dhe të 8-ta e cila
do të hapet më 22 shtator. Drejtuar dhe financuar nga Trusti i edukimit
musliman në Peterborough(PMET), shkolla e pavarur do të jetë vetëm për vajzat
dhe do të sigurojë edukimin me një karakter islam. Kjo do të thotë se ndërsa
ajo është e hapur edhe vajzat të besimeve tjera mund të marrin pjesë, janë disa
rregullat të shkollës që duhet te ndiqen duke përfshirë edhe kodin e veshjës.
Kryetari i Trustit Ansar Ali tha se kishte nevojë për një shkollë vetëm për
vajzat pasi që shkolla e lart fillore ishte mbyllur në fund të vitit 1980. Që
atëherë, vajzat kanë qenë të detyruara për të shkuar në shkolla të përziera ose
të shkojnë në qytete të tjera madje
edhe jashtë vendit në Pakistan sa për tu arsimuar. Ztr. Ali tha: "Ne duam të
mbajmë familjet së bashku dhe ti mbajmë njerëzit këtu në Peterborough. "Ne
vetëm po shpresojmë se mund ti japim komunitetit atë që është pritur prej nesh.
"Është një sfidë e madhe, por jam i bindur se ekipin të cilin e kemi në vendin
tonë do të jetë në gjendje për të ofruar atë që kërkohet. "Shkolla do të jetë
si çdo shkollë e mesme tjetër në bazë të programit tonë, por shkollat me gjini
të njëjta janë të njohura për arritjen e rezultateve më të mira.
"Ne jemi duke shpresuar se vajzat tona do mbarojnë shkollën tonë të sigurta në
vete, me GCSEs dhe mundësia që të jemi vlerë e shoqërisë dhe të lëvizimi
përpara për një arsimim të mëtejshëm akademik apo në marrdhënie pune." Ai shtoi
se PMET ishte ngritur për të trajtuar arritjet mes muslimanëve të rinj në
qytet. Trusti ka punuar në krijimin e shkollës së re që nga maji dhe ka ngritur
£ 60,000 përmes donacioneve dhe mbledhjës së fondeve për të mbuluar pajisje të
reja shkollore dhe të buxhetit.Ka gjithashtu plane për të hapur shkollë në
mbrëmje për shkollim shtesë për djem dhe të rriturit në komunitetin e gjerë.
Ndihmës drejtori i Këshillit të qytetit të Peterborough për të mësuar dhe
aftësitë, Mel Collins, tha: "Ne do të punojmë në partneritet me shkollën për të
siguruar shëndetin dhe sigurinë, mbrojtjen e fëmijëve dhe funksione të tjera
statutore, të tilla si ndjekje dhe nevoja të
posaçme arsimore, janë të respektohen. "Shkolla do të duhet të punojë në
partneritet me shkollat e tjera dhe këshillin e qytetit për të siguruar një
cilësi të lartë dhe përvojë shkollore për të rinjtë.Shkolla është ende duke
pranuar nxënesit për klasat e 7-ta dhe të 8-ta.
Për më shumë informacion telefononi në 07872 665286.
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---