Për një shoqëri të shëndoshë

http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1143 

  
Shkruan: Lulzim UKA

Ecim mes mjegullës që kanë krijuar njerëzit. Shohim vetëm dy ngjyra.
Është e vështirë të dallojmë veten, e lëre më të tjerët. Thithim ajrin
e ndotur, nuk arrijmë dot të ngopim mushkëritë. Kapim tingujt e
zhurmshëm, nuk na pushojnë veshët. Kopjojmë shembujt e gabuar, nuk na
qetësohet shpirti. Kemi nevojë për një udhëzues, manual... Apo e kemi e
nuk e shfrytëzojmë? Sa keq!



***



Njerëzit kanë frikë veten, kanë frikë të vërtetën. Andaj, kanë frikë
edhe nga një mësim fetar në shkolla. Ata druhen ndonjëherë, që do të na
hidhërohen miqtë ndërkombëtarë (se mos nuk e dinë ata që ne i përkasim
fesë myslimane!), e ndonjëherë thurin shkas tjetër, që të arsyetojnë
një qëndrim absurd që kanë marrë në kundërshtim të ligjërimit të fesë
në shkolla. Ndonjëherë, kanë drojën se mësimi fetar do t'iu rrëzojë
kodet që kanë krijuar, trendët e shthurura që kanë ngritur, mësimet e
mbrapshta që kanë lansuar. Kjo nuk do t'i bënte më ata protagonistë dhe
nuk do të shërbenin si model. Andaj, edhe mund t'i kuptojmë, sepse të
tillët që ngarendin pas egoizmit dhe lavdisë personale, nuk i shërbejnë
dot humanitetit. Mundohem t'i jap arsye dhe ta kuptoj, porse është
totalisht i pakuptueshëm qëndrimi i njerëzve të edukuar e shkolluar,
atyre që janë njohës të fakteve, e që i shtrembërojnë ato pa ndonjë
arsye, për t'iu kundërvënë një iniciative që mbi të gjitha, u shërben
njerëzve, u shërben mirëqenies së tyre, i kontribuon zhvillimit të një
shoqërie të shëndoshë. Po çfarë ka të keqe nga mësimi i fesë në
shkolla? Asgjë, pos dobisë së pakrahasueshme.



***



Gjithandej nëpër botë flitet për një krizë të përgjithshme shoqërore,
për flakje vlerash. Raportohet për rritje të akteve delikuente dhe
akteve kriminale ndër fëmijë, adoleshentë e të rinj. Vjedhjet e droga
janë terme që jo rrallë përdoren kur flitet për këto grupmosha. Faktet
flasin për shkallë në rritje të tentim vetëvrasjeve dhe vetëvrasjeve.
Divorci, braktisja e fëmijëve po ashtu shqetësuese... Dhe, kush më mirë
se një edukatë e mirëfilltë fetare do të mund të ndikonte në zbutjen e
kësaj gjendjeje? Kush më mirë se këshillat e fesë islame për një jetë
të shëndoshë do të mund të ndryshonin këtë situatë? Përgjigjen e dini
që të gjithë, sado që jo të gjithë merrni guximin ta thoni e shkruani.



***

"Zot, mos i bëj fëmijët tanë të ndjekin shembujt që na servohen çdo
ditë", kjo është lutja e zakonshme që bëj, sa herë që sodis një situatë
a skenë ndër të shumtat që mund të hasësh për çdo ditë në realitetin që
jetojmë. Andaj, është mese e domosdoshme mësimi i fesë në shkolla.
Andaj, është i rëndësishëm një minutash që i dedikon shkolla fesë,
mësimit fetar. Është e nevojshme një orë mësimore, ku para së gjithash
flitet për të mirën dhe të keqen, për të mbarën dhe të mbrapshtën, ku
sqarohet dhe dallohet e bardha nga e zeza. Dhe, në këtë pikë dhe për
këtë pikë pajtohen të gjithë. Madje, për këtë kanë nevojë edhe fëmijët
e besimit e islam, edhe ata katolik e të feve të tjera, e të mos e
bëjnë dert ata që hamendësojnë se të mësuarit e fesë islame krijon
ndonjë diferencë apo diskriminim fetar.



***



Feja nuk i imponohet njeriu. Ajo i ofrohet si një alternativë. Po
kështu mund të ofrohet edhe në shkolla. Ata që duan mund ta mësojnë,
ata që nuk duan (e që jam i bindur se janë të paktë), mos le ta bëjnë.
Pra, le t'ua lëmë pikërisht atyre të vendosin nëse duan apo jo të
mësojnë për fenë. Ta bëjmë me zgjedhje, zgjedhje të lirë, ashtu siç
porosit vetë feja islame. Dhe, nëse shumica prej tyre vendosin që të
ndjekin edukimin fetar, mësimin fetar në shkolla, pse të mos e bëjmë
atëherë? Madje, do të ishte shkelje e të drejtave themelore po që se
nuk bëhet.



***



Ata që na thonë se feja interferon shkencën, interferon në të mësuarit
e çka jo tjetër, kanë gënjyer veten. Sikur kanë harruar, që figurat më
të shquara të historisë njerëzore, shkencore kanë qenë njerëz fetar,
praktikues të riteve fetare, besues të Zotit dhe librave të Shenjtë. Të
mësosh për fenë dhe të mësosh shkencën, absolutisht nuk paraqet
kundërshti. Madje, është pikërisht Kurani famëlartë që inkurajon të
lexuarit, mësimin e studimin.



***

Një pikë tjetër e rëndësishme dhe një arsye më shumë për analizë e
studim është qëndrimi i disa personaliteteve që kanë shkruar në këtë
debat të qëlluar. Disa prej tyre, të mësuarit e fesë e quajtën
(pa)vetëdije si kthim mbrapa. Epo, të tillëve, s'kemi pse t'u
përgjigjemi. Mjafton t'ua bëjmë një pyetje. Kë quajnë ata zhvillim?
Lakuriqësinë, banalitetin, poshtërimin, gjitha ato akte delikuente,
kriminale e antikonformiste që shohim? Epo, iu faleminderit juve, porse
kjo nuk përbën vlerë për mua, e as për ata që vlerën e nënkuptojnë si
të dobishme.



***

Përfundimisht, ligjërimi i fesë islame në shkolla do t'iu jepte mundësi
nxënësve që të njihen më mirë me fenë e tyre, të njihen me një kod
normash e vlerash të shëndosha, prej praktikumit të të cilave ka vetëm
dobi. Do t'u jepte mundësi atyre që të identifikonin rrugën e drejtë,
atë që shpie drejt një jete të shëndetshme, pa brenga dhe të lumtur.


(Autori është profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe) 
___________________________________________________________________
And do not follow (blindly) any information of which you have no (direct) 
knowledge. (Using your faculties of perception and conception, you must verify 
it for yourself. (In the Court of your Lord,) you will be held accountable for 
your hearing, sight, and the faculty of reasoning."[17:36]



      __________________________________________________________________
Looking for the perfect gift? Give the gift of Flickr! 

http://www.flickr.com/gift/
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Antwoord per e-mail aan