Laicizmi i mirëkuptimit! *Shkruan: Hamdi NUHIJU* *http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1144*
Me termin laik, sipas fjalorit elektronik shpjegues nënkuptojnë:’ Që nuk është fetar e kishtar, që nuk ka përmbajtje fetare; që nuk merret me fenë; që nuk i përket fesë dhe klerit”, ndërsa me mirëkuptim sipas këtij fjalori nënkuptojmë :” Kuptimi i drejtë ndërmjet dy a më shumë vetave për çështje të caktuara, që shprehet me fjalë ose me vepra; marrëveshje, dëshira për të kuptuar mirë e drejt dikë a diçka për të marrë parasysh gjendjen e tij, vështirësitë e mundësitë që ka etj. pa paragjykime e prapamendime.” Këto dy vija të hijezuara përballen me njëra tjetrën në secilin skaj të paragjykimeve shoqërore. Ato i ndjek nga prapa historia e cila gjurmon pas tyre dhe shënon koncepte të cilat dinë të luajnë me natyrën e pastër njerëzore. Ndoshta njeriu në mesin e laicizmit dhe mirëkuptimit është një baraspeshë e dendur e ideologjisë sunduese. Njeriu kërkon mirëkuptimin, madje edhe të cunguar e të mbyllur në kthetrat e laicizmit. Civizilimi i laicizmit u ngrit mbi konceptin e materies. Edhe materia edhe shpirti është pjesë e sistemit të vlerave të zbritura nga Krijuesi i botëve. Ato nuk janë jashtë këtij sistemi të përkryer i cili e le gojëhapur idenë e laicizmit të botës. Në fakt, kthimi në vetvete nga ana e laicizmit është një kthim drejtë revolucionit ideologjik me përmasa zhvilluese në botë! Ky revolucion kërkoi një frymë të re, e cila duhej që të ngjyroste në botë mentalitetin e një përmase gjigante të frymës ekzotike. Në botë lindi ky term si rezultat i ndarjes së Kishës prej shtetit, duke e shndërruar në një mit dhe histori Kishën dhe duke zhvilluar e përparuar në emër të shkencës, laicizmi arriti që të përhapet në të katër anët e rruzullit tokësor. Por, secili tentim për largim nga rruga e vërtet e Zotit është një kthim mbrapa dhe një kolaps moral dhe zhvillues. Kur njeriu në emër të shkencës kërkon zhdukjen e fesë, atëherë ai është një jo falënderues ndaj realitetit të ekzistencës së tij. E kur del në stadiumin e mirëkuptimit me termin e laicizmit, ai ende më shumë zhdukë performancat e bashkëpunimit midis subjekteve, njerëzve, shteteve, organizatave, etj. Ndoshta bota dikë mund ta quaj humaniste, ndërsa në fakt ajo është një lavire e cila del jashtë ligjeve të Zotit. Laicizmi i mirëkuptimit me dhunë kërkon që ti përmbahem synimit të botës në zhdukjen e kritikës dhe ndjekjen e ritmit të saj drejtë shenjtërve të saja. Nën termin e mirëkuptimit laicizmi kërkon ekzistencën e dhunës dhe gjithçka që quajmë islam, duhet që ta zhdukim prej faqes së dheut. Bota islame duhet që të mirëkuptoj ekzistencën e Izraelit, në tokën e Palestinës, dhe nën termin e mirëkuptimit duhet që ti bindemi e të mos ngremë zë! Laicizmi i mirëkuptimit kërkon nga ne që ta shohim me sy negativ sullnatizmin dhe çdo që, që na lidhë me Perandorinë Osmane. Duket sikur të krishterët shqiptar kanë një a-version ndaj osmanllizmit dhe gjejnë alibi përmes mirëkuptimit të sulmojnë edhe vendosjen e sistemit të edukimit islam në shkollat fillore e të mesme në Kosovën e pavarur. Gjithherë që kërkohet një realizim i urdhrave të Zotit në tokë, duhet që të mirëkuptojmë laicizmin dhe të mos realizojmë këto urdhra. Në këtë mënyrë ne duhet që ti përshtatemi gjenezës së veprimtarisë rrënuese në botë në emrin e ndërtimit të botës. Këtë ligj nuk e sollën në botë, njerëzit e ditëve tona, por ai ekzistonte qysh në kohën e Musait a.s., Sulejmanit a.s., Ibrahimit a.s., Isait a.s., Zekerijaut a.s. etj. Populli i atëhershëm toleronin ekzistencën e Pejgamberëve vetëm deri në një masë, në momentin kur thyhej termi i mirëkuptimit të laicizmit ose laicizmit të mirëkuptimit, zhdukeshin prej skenës këto thirrës në të Vërtetën. Ato që po i frikësohen sjelljes së ligjit të mësimbesimit nëpër shkolla në Kosovë, janë pasardhësit e mbretit Heksos i cili vraponte pas çdo femre të bukur, duke kërkuar prej saj që të bëhet pre e mirëkuptimit të dhunës së tij seksuale. Bota pa edukimin fetar, dhe pa Zotin në të, është një botë e zhveshur dhe pa asnjë vlerë. Në këtë gjë na bindi një tronditje e vogël financiare e cila i goditi disa qendra më të mëdha në botë. Njeriu nuk guxon që të ndërtoj termin e mirëkuptimit në rrethin e veprimtarisë së tij, në saje të interesave ekonomike, politike e sociale. Thjesht mirëkuptimi është një pjesë universale e cila është e garantuar nga ana e Krijuesit të botëve dhe është e mbjellur në vet natyrën njerëzore si domosdoshmëri e të jetuarit në këtë botë. Sot termi i mirëkuptimit është bë maske e politikës imperialiste dhe ndërkombëtare. Vet presidenti i SHBA-ve bëhet më i kujdesshëm dhe më i mirë kuptueshëm më botën islame dhe myslimanët e globit, në këtë mënyrë i jep hapësirë forcave amerikane që të lëshojnë ende më shumë rrënjë në tokat tona dhe të mos i japin hapësirë për asnjë moment të ngrenë krye dhe zë. Ka shumë lëvizje në botën arabe që kërkojnë rrëzimin e regjimeve të cilat janë në kundërshtim edhe me sistemin demokratik. Ata në këtë mënyrë kërkojnë demokratizimin e vendeve të tyre, synim të cilin e ka në letër edhe SHBA dhe vendet më të zhvilluara të globit. Por, për vendet arabe ekziston standardi i dyfishtë i demokratizimit të vendit duke mos u demokratizuar asnjëherë dhe duke u mbajtur peng dhe i prapambetur përmes atyre regjimeve deri në momentin e bankrotit kur vet forca të brendshme do të kërkojnë ndërhyrje të jashtme. Dhe në këtë mënyrë këto forca botërore përmes dhunës, armës, bëjnë demokratizimin e vendeve arabe, ashtu siç “demokratizuan” Irakun dhe Afganistanin. Laicizmi i mirëkuptimit është alibi i terrorizmit perëndimor ndaj Islamit dhe myslimanëve. http://www.alb-drejtesia.com/al/news.php?readmore=1144 --~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~ Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur -~----------~----~----~----~------~----~------~--~---
