O njeri...
Ebu Hurejre r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë:
“Vërtet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i
sëmurë dhe nuk më vizitove!”
Njeriu atëherë do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të vizitoj Ty, kur Ti je Zot
i gjithë botëve?”
All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur se filan robi im ishte i sëmurë dhe
nuk e ke vizituar? A nuk e di se sikur ta kishe vizituar me siguri do të më
kishe gjetur Mua te ai.
O njeri, kam kërkuar prej teje ushqim, por nuk më ke dhënë”.
Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot
i gjithë botëve?”
All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim
e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se sikur t’i kishe dhënë ushqim do të më
kishe gjetur Mua te ai.
O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të
pijë!”
Njeriu do të thotë: “O Zoti im, si do të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i gjithë
botëve?”
All-llahu do të thotë: “Ka kërkuar robi im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë.
Sikur t’i kishe dhënë ujë atij,do të më kishe gjetur Mua te ai!” (Muslimi)
_________________________________________________________________
Drag n’ drop—Get easy photo sharing with Windows Live™ Photos.
http://www.microsoft.com/windows/windowslive/products/photos.aspx
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---