Mënyra e transmetimit të shpalljes nga engjëlli tek i Dërguari 
      

 

Shkruar nga Bledar Haxhiu 
Posted in Kuran - Kuran Te Ndryshme 


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
 
Falënderimi i takon Allahut, Atë falënderojmë dhe vetëm tek Ai ndihmë dhe falje 
kërkojmë. Allahut i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve dhe punëve tona 
të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe ai që është në humbje 
nuk mund ta udhëzojë kush tjetër veç Allahut të Madhëruar. Dëshmoj se nuk ka 
tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë veç Allahut, i vetëm dhe i pa shokë 
dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Shpallja e Allahut të Madhëruar te të dërguarit e Tij (alejhim selam) ose është 
me ndërmjetës, ose pa të. Ajo çka është pa ndërmjetës është në tre lloje: 1. Në 
gjumë; 2. Me anë të të folurës; 3. Me anë të inspirimit. Shpjegimi i tyre është 
dhënë më lartë. Lloji i katërt është me anë të ndërmjetësit dhe ai është 
Xhibrili (alejhi selam) dhe quhet (El-Uahju el-Xhelij) - Shpallje e qartë. 
Mënyra e transmetimit të shpalljes nga meleku tek i dërguari
Sikurse e thamë edhe më lartë se një nga llojet e shpalljes, është dhe shpallja 
me anën e ndërmjetësit i cili është Xhibrili (alejhi selam) dhe kjo është 
mënyra më e shumtë e shpalljeve. Suneti na ka shpjeguar mënyrën dhe detajet e 
kësaj shpalljeje dhe se si realizohet ajo, sikurse na tregon edhe për gjendjen 
që e kap Profetin (salallahu alejhi ue selem) gjatë transmetimit të kësaj 
shpalljeje.  
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), transmeton se 
Harith bin Hisham e pyeti Profetin: “O i dërguar i Allahut! Si të vjen 
shpallja?” Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha: “Ndonjëherë më vjen 
sikurse tringëllima e këmborës, e cila është gjendja më e vështirë për mua, 
pastaj shkon dhe unë kam kuptuar prej tij atë që më ka thënë. Por, ndonjëherë 
meleku më shndërrohet në njeri, më flet dhe unë e kuptoj atë që më thotë.” 
Aishja vazhdon e thotë: “E kam parë Profetin (salallahu alejhi ue selem) kur i 
zbriste shpallja në një ditë të ftohtë se si balli i ishte mbushur me djersë”.1
Nga ky hadith kuptojmë se Profetit (salallahu alejhi ue selem) shpallja i vinte 
në dy lloje:
E Para: I vjen si një tringëllimë këmbore. Kjo lloj e shpalljes në vetveten e 
saj përmban disa detaje:
1. Ajo është mënyra më e vështirë për Profetin (salallahu alejhi ue selem), 
sikurse e ka pohuar edhe ai vetë një gjë të tillë.  Abdullah bin Amru ka thënë: 
“Një herë e pyeta Profetin (salallahu alejhi ue selem), a e ndien shpalljen kur 
të vjen? Ai më tha: ‘Dëgjoj si tringëllima e këmborës e më pas largohet, por sa 
herë që më zbret shpallje më duket sikur shpirti do të më dalë’.” 2
2. Profeti (salallahu alejhi ue selem), në gjendjen e kësaj shpalljeje mbulohet 
nga djersët edhe në ditë shumë të ftohta.
3. Trupi i Profetit (salallahu alejhi ue selem), rëndon shumë. Një ditë 
Profetit (salallahu alejhi ue selem), po i zbriste shpallja dhe ai ishte i 
mbështetur në këmbën e Zejd bin Thabit, ai na e tregon këtë ngjarje ku thotë: 
“Aq i rëndë u bë trupi i Profetit saqë thash se m’u këputën këmbët e nuk do të 
mundesha të ecja me to përsëri.” 3
4. Në këtë lloj të shpalljes Profeti (salallahu alejhi ue selem), dukej si 
gjendje të fikti dhe i bënin atij çadër. Safuan bin Ja’la erdhi njëherë tek 
Profeti kur atij po i zbriste shpallje dhe pa se atij i kishin ngritur një 
çadër, kur e futi kokën në të pa se fytyra e Profetit ishte e kuqe e dukej 
sikur gërhiste.”4
E dyta: Kur Xhibrili i vjen në formën e njeriut ku bisedojnë me njëri-tjetrin.
Xhibrili (alejhi selam) i vinte shpesh Profetit (salallahu alejhi ue selem) në 
këtë formë. Ai herë merrte formën e ndonjë arabi e shpesh vinte në pamjen e 
njërit prej sahabëve i cili ishte Dahja Kelbi.
Në lidhje me këtë mund të themi se nuk ka argument të qartë se Xhibrili (alejhi 
selam) kur i ka ardhur Profetit në këtë formë i ka zbritur atij diçka prej 
Kuranit, porse i ka ardhur me shpallje të tjera veç tij, të cilat përmbanin dhe 
bazat kryesore si në hadithin e Umerit ku thuhet se Xhibrili ka ardhur në 
pamjen e një arabi dhe e pyet Profetin për Islamin, Imanin dhe Ihsanin, pastaj 
në fund Profeti thotë: “Ky ishte Xhibrili, erdhi që t’ju mësojë fenë tuaj.5
Nga ky hadith mësohet edhe aspekti se kur vinte Xhibrili në këtë formë, shihej 
edhe nga njerëz të tjerë dhe në lidhje me këtë ka një sërë hadithesh.

Përgatiti: Bledar Haxhiu
Burimijetes.com
20.11.2007



[1]Transmeton Malik në “Muata”, Buhariu dhe Muslimi.
[2]Transmeton Ahmedi. Ahmed Shakir ka thënë se zinxhiri i këtij hadithi është i 
saktë.
[3]Transmeton Taberani. Imam Hejthemi ka thënë se një prej zinxhirëve të këtij 
hadithi përmban njerëz të besueshëm.  “Mexhmau Zeuaid” vëll. VIII, f. 257.
[4]Transmeton Buhari.
[5]Transmeton Muslimi.
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail 
you.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_3:092010

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan