Selamun Alejkum
 
Allahu e shperblefte dijetarin Ibnul Kajimin, edhe pse ne i lexojme vazhdimisht 
keto fjale te urta shume pak nga ne i praktikojme, Muslimanet edhe pse 
fatkeqesisht shume prej neve me  namaz, ende merremi me muzike te shthururr, 
ende shikojme seriale televizive, nuk i permbushim premtimet, nuk pranojme 
gabimet, pergojojme, merremi me gabimet e te tjerve dhe ne fund fajesojme 
dijetaret e mirefillte te sunnetit se ata jane pasoje e gjendjes se muslimaneve 
sot.
 
Gjithkush le te filloj nga vetja , me poshte lexoni disa nga fjalet e urta te 
Ibnul Kajimit, dhashte Allahu qe keto fjale te vulosen ne zemrat tona.
 
esselamu alejkum 
 

 
 
"Ka thënë Ibnu’l Kajjimi:

Katër gjëra shkatërrojnë trupin: brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia. 

Katër gjëra te kënaqin: Shikimi ne gjelbërim, shikimi i ujëvarës, shikimi i te 
dashurit dhe shikimi i frutave.

Katër gjëra dobësojnë te parit: Ecja zbathur, zbardhja (zgjimi ne mëngjes) dhe 
ngrysja me fytyre te mrrolur, te rende dhe fytyre armiku, te qarit e shumte dhe 
shikimi i tepërt ne ndonjë vije te holle. 
Katër gjëra e forcojnë trupin: Veshja e rrobave te buta, pastrimi ne banjë ne 
këmbë, ngrënia e ushqimit te ëmbël dhe yndyrshëm si dhe nuhatja e aromave te 
këndshme.

Katër gjëra zbehin fytyrën: Gënjeshtra, turpi i paket, pyetja pa patur dituri 
fare dhe marrëzitë e shumta. 
Katër gjëra shndrisin fytyrën: burrëria, përmbushja e premtimit, bujaria dhe 
devotshmëria.

Katër gjëra sjellin urrejtjen dhe mërinë: Mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra dhe 
bartja e fjalëve. 
Katër gjëra sjellin rrizkun: Falja natën, istigfari i shumte gjate mesnatës, 
bërja shprehi e dhënies se lëmoshës dhe përmendja e Allahut ne fillim dhe 
mbarim te ditës.

Katër gjëra pengojnë rrizkun: Gjumi ne mëngjes, namazi i pakte, përtacia dhe 
tradhtia. 
Katër gjëra te pengojnë te kuptuarit dhe zgjuarsinë: Ngrënia e thartësirave dhe 
pemëve vazhdimisht, gjumi ne shpine, brenga dhe pikëllimi.

Katër gjëra sëmurin trupin: Te folurit e shumte, gjumi i shumte, ushqimi i 
shumte dhe marrëdhëniet seksuale te shumta. 


Pese ngritin pese

Modestia ngrit dijetaret, pasuria ngrit (largon) poshtërimin, heshtja ngrit 
(largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon) vështirësitë. 
Pese njihen me pese

Pema me frutat e saja, gruaja kur burri t’i varfërohet, shoku ne dite te 
vështira, besimtari ne sprovim dhe bujari ne kohëra krizash. 
Pese mbysin pese

Shpifja te vërtetën, pasuria te metat, devotshmëria epshin, përmendja lëmoshën 
dhe nevoja (varfëria) parimet. 
Pese shpijnë ne pese

Shikimi ne prostitucion, lakmia ne pendim (keqardhja), pajtimi (me atë qe ta 
jep Allahu) ne kënaqësi, udhëtimi i shumte ne njohuri dhe polemika ne armiqësi 
Pese i rrisin pese

Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga mendimi i keq, vrazhdësia nga mos 
bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja 
(se perse kjo është kështu e kështu). 
Pese sjellin lumturi

Fëmija i ndershëm, gruaja e ndershme, shoku i mire, besimtari bamirës dhe 
dijetari i zgjuar!

Pese zbukurohen me pese 
Shëndeti me jete te mire, udhëtimi me shoqëri te mire, bukuria me moral te 
mire, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me përmendjen e Allahut!

Pese gjëra e kane jetën e shkurtër 
Nxënia përmendesh ne pleqëri, te folurit me teori te pavërtetuara-supozime, 
begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim te se vërtetës), shoqëria e udhëtimit dhe 
këshilla nga rastet tragjike. 

Pese sjellin pese 
Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell te mirat, 
te folurit e bute sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell keqardhjen. 

Pese largojnë pese 
Te folurit e bute hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi mine’sh shejtani’r 
rraxhim) largon djallin, maturia largon pishmanllëkun (keqardhjen), përmbajtja 
nga te folurit largon gabimet dhe duaja largon caktimin e keq.


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan