Shtatë vepra, shpërblimet e të cilave i vazhdojnë njeriut në varr pas vdekjes 
së tij 
 

 
 Falënderojmë Allahun subhanehu ve teala në çdo gjendje, Ai është i cilësuar me 
cilësi të plota dhe i madhëruar, falënderimi i takon në fillim e mbarim, e tek 
Ai do të kthehemi dhe do të jemi përgjithmonë.
  Me të vërtetë se dhuntitë e Allahut subhanehu ve teala ndaj robërve besimtarë 
janë lehtësime për të bërë bamirësi, të mira dhe mirësi të shumta, me të cilat 
njeriu ngritet i kënaqur në jetën e tij, e që shpërblimet e këtyre veprave të 
mira i vazhdojnë robit pas vdekjes së tij.
        Banorët e varrezave në varrezat e tyre janë të penguar, nuk kanë 
mundësi më të punojnë. Ata do të pyeten e do të llogariten për punët që i kanë 
bërë sa ishin gjallë, e ndërsa nga veprat e mira që i ka punuar, do të korrë 
shpërblim të pandërprerë edhe pse ai qëndron në varrin e tij. Ai privohet nga 
punët e kësaj jete, por shpërblimet nuk i ndërpriten, i ngrihen të mirat e tij, 
gjithashtu i shumohen dhe i rriten të mirat, e ai qëndron në varrin e tij. A 
ekziston gjë më e mirë kur njeriu është në këtë gjendje?! A ka gjë më të bukur 
dhe më të dashur për atë se sa shpërblimet?!
        Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i ka cekur shtatë vepra, 
shpërblimet e të cilave i vazhdojnë njeriut në varr pas vdekjes së tij. Këtë e 
transmeton El-Buzar në zinxhirin e tij prej hadithit të Enes bin Malik 
(kënaqësia e Allahut qoftë mbi të) se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve 
sel-lem) ka thënë:
        ”Shtatë vepra, shpërblimet e së cilave i vazhdojnë robit në varr pas 
vdekjes së tij: Kush ia mëson dikujt diturinë, apo lëshon një lum, apo çel një 
pus, apo mbjellë një pemë, apo ndërton një xhami, apo trashëgon një Kur’an, apo 
le një djalë e  ai kërkon falje (istigfar) nga Zoti për të pas vdekjes së tij”. 
(Këtë hadith e bën hasen shejh Albani mëshira e Allahut qoft mbi të).
        Vëlla i dashur musliman, mendo një kohë të gjatë për këto punë dhe 
shpreso që këto punë të jenë fat për ty, e mos vazhdo të jesh në përtaci! 
Shpejto në punët e mira para se të kalojë koha e të vijë Ahireti.
        Disa sqarime dhe shpjegime të këtyre punëve:
        1. Të ia mësosh dikujt diturinë. - Qëllimi i diturisë këtu, është 
dituri e dobishme, e cila i ngrit njerëzit në fenë e tyre, e me këtë ata e 
njohin Zotin dhe adhurimin e tyre. Gjithashtu me të udhëzohen robërit në rrugën 
e drejtë. Dituria është ajo me të cilën njeriu e dallon rrugën e drejtë prej 
rrugës së humbur, e dallon hakun prej të  pavërtetës, hallallin prej haramit, e 
nga kjo e kuptojmë vlerën e dijetarëve që ata i këshillojnë njerëzit në rrugën 
e drejtë, e janë thirrës të sinqertë, janë ata të cilët bëhen shkaktarë për ta 
drejtuar robin në rrugën e ndriçuar, e ndriçojnë vendin e tyre, e ngritin 
popullin, e mbjellin urtësinë.
        Jeta e tyre është e shtrenjtë, ata e mësojnë të paditurin, e 
përkujtojnë të pakujdesshmin, e drejtojnë atë që është në rrugë të humbur, nuk 
ju bie vlera e tyre, e as nuk kanë frikë për tejkalimin e kufijve. Por, edhe 
nëse vdes njëri prej tyre mbetet dituria e tij në mes njerëzve e trashëguar, 
librat dhe thëniet e tij janë të përjetshme, e që prej tyre njerëzit kanë dobi 
dhe marrin dituri. E të gjitha këto bëjnë që shpërblimet e dijetarit të 
vazhdojnë në varrin e tij, dhe të mirat e tij të jenë në vazhdimësi. Në kohën e 
hershme kanë thënë njerëzit :”Vdes dijetari, por mbetet libri i tij.”
        Prej asaj kohe deri më tash, zëri i dijetarit është i incizuar nëpër 
kaseta, të përfshira me ligjëratat e tija mësimore, të dobishme. Ligjëratat e 
tij janë me vlerë të madhe, përfitojnë prej tij popujt, të cilët nuk kanë 
jetuar me të, por as që e kanë njohur atë. Kush ndihmon në botimin e librave të 
vlefshme, shpërndarjen e kasetave mësimore, dhe është thirrës me to në rrugën e 
Allahut (subhanehu ve teala) ai do të ketë fat madhështor për marrjen e 
shpërblimit dhashtë Allahu subhanehu ve teala.
        2. Hapja e lumit. - Qëllimi i hapjes së lumit është hapja e kanaleve të 
ujit prej puseve e lumenjve që të arrijë uji në vendet ku jetojnë njerëzit, dhe 
ku i mbjellin bimët. E nga ai lum, njerëzit shuajnë etjen e tyre, ujisin bimët, 
mundësohet shërbimi i kafshëve... Nuk ka gjë më të mirë se kjo punë e madhe, ku 
tregohet bamirësia ndaj njerëzve dhe preokupimi për largimin e brengave të tyre 
duke ua lehtësuar arritjen e ujit, që është jetë për njerëzit dhe është shumë e 
rëndësishme për jetesën e tyre. Hapja e lumit tash bëhet duke përçuar ujin 
nëpër gypa në vendet ku jetojnë njerëzit e po ashtu duke instaluar kroje në 
rrugët dhe vendet e ndryshme për nevoja të njerëzve.
        3. Çelja e puseve. - Transmetohet një hadith se Pejgamberi 
(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Një njeri gjatë rrugës se tij 
ishte etur, kishte hasur tek një pus, pastaj kishte zbritur në të dhe kishte 
pirë ujë, pas daljes prej tij, sheh një qen duke dahitur dhe hante dhé prej 
etjes. Ky njeriu tha: I ka arritur etja këtij qeni me një gradë të madhe siç më 
patë arritur mua më herët. Zbriti në pus dhe e mbushi këpucën e tij me ujë, dhe 
e freskoi qenin me të. Për këtë punë Allahu subhanehu ve teala e kishte 
falënderuar dhe ia kishte falur mëkatet.” Shokët e Pejgamberit (sal-lall-llahu 
alejhi ve sel-lem) thanë: A kemi shpërblim në kafshët tona? Pejgamberi 
(sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) iu tha: “Në të gjitha shtazët dhe bimët ka 
shpërblim prej Allahut subhane ve teala.” (Transmetohet nga Buhari dhe Muslimi).
        Vallë, si do të jetë shpërblimi për një person, i cili e çel një bunarë 
apo bëhet shkaktarë për vendosjen e tij, e që nga ai pinë ujë kafshët dhe shumë 
dobi tjera prej tij?!
        4. Mbjellja e hurmës. - Siç dihet se hurma është me e dalluar prej 
pemëve tjera. Është më e mira e më e dobishmja, dhe më së shumti njerëzit kanë 
dobi prej saj. Kush e mbjell një hurme dhe dedikon që frytet e saj të jenë për 
muslimanët vërtetë shpërblimi do t’i vazhdojë atij për çdo ushqim që bëhet prej 
fryteve të saj, pa dallim a ushqehen njerëzit apo kafshët. Mirësia në mbjelljen 
e pemëve është se çdo herë njerëzit kanë dobi. Veçohet këtu hurma në përmendjen 
e vlerës së saj dhe dallimin mes tjerave.
        5. Ndërtimi i xhamive. - Është puna më e dashur tek Allahu subhanehu ve 
teala, në të cilat na ka urdhëruar Allahu subhanehu ve teala që ta lavdërojmë 
dhe ta përmendim emrin e tij. Nëse ndërtohet një xhami e në të falet namazi, 
lexohet Kur`ani, përmendet emri i Allahut subhanehu ve teala, përhapet dituria 
në të, tubohen muslimanët, e shumë të tjera prej punëve të mira e të 
lavdëruara, për të gjitha këto do të ketë shpërblim ai që e ndërton këtë xhami, 
e nuk do i ndërpritet inshallah as pas vdekjes së tij.
        Transmetohet një hadith se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem 
ka thënë: “Kush e ndërton një xhami që në të përmendet Allahu subhanehu ve 
teala do t’ia ndërtojë Allahu subhanehu ve teala një shtëpi në xhenet.” (Shënon 
Buhariu dhe Muslimi).
        6. Trashëgimi i Kur’anit - Botimi i Kur’anit dhe blerja e tyre, që të 
lihen në shërbim të xhamisë, apo organizimi i të mësuarit mbi fenë, që 
muslimanët të përfitojnë prej tyre. Për këto punë do të kenë shpërblim të madh 
njerëzit. Lërja e Kur’anit vakf për xhami është një shpërblim i pakufizueshëm. 
Çdo herë që të lexohet ky Kur’an shpërblimet vazhdojnë tek ai që e la këtë 
Mus-haf. Sa herë që mediton njeriu në të, dhe sa herë që i ndjek këshillat e 
Kur’anit shpërblimet për atë janë të pandalshme.
        7. Edukimi i fëmijëve. - Edukimi ndaj tyre duhet të jetë në nivel të 
lartë, duke u munduar për t’ua mbjellë atyre frikën ndaj Allahut (subhanehu ve 
teala), që të bëhen të sinqertë, të bëhen të arsyeshëm, të bëjnë lutje të mirë 
ndaj prindërve, të kërkojnë prej Allahut subhanehu ve teala mëshirë dhe falje 
për mëkatet e tyre, e këto janë punët, të cilat e freskojnë të vdekurin në 
varrin e tij. 
        Në këtë kapitull është shënuar kuptimi i hadithit të parë që 
transmetohet nga Ibën Maxhe prej hadithit të Ebu Hurejres - kënaqësija e 
Allahut subhanehu ve teala qoftë mbi të - thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu 
alejhi ve sel-lem ka thënë: “Prej punëve dhe të mirave që besimtarin e pasojnë 
edhe pas vdekjes së tij janë: Një dituri, të cilën ia ka mësuar dikujt dhe e ka 
përhapur atë të tjerëve, lënia e një fëmije të sinqertë, një Mus-haf që e la 
atë (në shërbim të Islamit) apo ndërtimi i xhamisë, apo ndërtimi i një shtëpie 
për kalimtarët, hapja e lumit, lëmosha e dhënë prej pasurisë kur ka qenë me 
shëndet deri sa ishte gjallë, të gjitha këto punë e pasojnë edhe pas vdekjes së 
tij.” (Albani e bëri këtë hadith hasen në Sahihun e Ibën Maxhes, nr. 198).
        Transmetohet nga Ahmedi dhe Taberaniu prej Ebu Umames (qoftë Allahu i 
kënaqur me të), se ka thënë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Katër 
vepra, shpërblimet e të cilave njerëzve iu vazhdojnë pas vdekjes janë: Kush 
vdes duke menduar për të luftuar në  rrugën e Allahut subhanehu ve teala, kush 
ia mëson diturinë tjerëve e që do t’i vazhdojë puna e tij edhe pse punon dikush 
tjetër, gjithashtu kush e jep një lëmoshë e që shpërblimi i saj do t’i  
vazhdojë për të edhe pse dikush tjetër e merr  ketë lëmoshë, dhe ai i cili e lë 
një fëmijë të sinqertë që ai bën lutje për prindërit e tij.” (Shiko Sahihul 
xhamia, hadithi nr. 890).
        Në Sahihun e Muslimit, prej hadithit të Ebu Hurejres - kënaqësija e 
Allahut subhanehu ve teala qoftë mbi të – shënohet se vërtetë Pejgamberi  
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Nëse vdes biri i Ademit i 
ndërpritet puna e tij përveç tre gjëra: Lëmosha e vazhdueshme, lënia e diturisë 
prej së cilës kanë dobi, dhe lënia e fëmijës së sinqertë, i cili bënë lutje për 
prindërit e tij.”
        E kanë komentuar një grup nga dijetarët se lëmoshë e vazhdueshme janë 
vendet që lihen vakf për hir të Allahut subhanehu ve teala p.sh.: (trojet, 
kroje, shtëpitë etj.).
        Ose thënia: Se ai, i cili e ndërton një shtëpi për hir të Allahut 
subhanehu ve teala, së pari ka shpërblim për ndërtimin e saj, e pastaj për 
lënien e saj që të kenë dobi muslimanët, qofshin këta kalorës apo studentë, 
jetimë, vejusha, të varfër apo shtresa të dobëta. Vallë, sa dobi dhe të mira ka 
prej kësaj shtëpie...?!
        Tash, na mbetet t’i themi me fjalë të shkurta veprat, të cilat nëse 
punon robi në jetën e tij, i vazhdojnë shpërblimet e tyre edhe pas vdekjes së 
tij. Për këtë Sujutiu i ka thurur disa rreshta duke i përmbledhur këto: 
        Kur të vdes biri i Ademit asgjë nuk arrin nga punët e tij përveç dhjetë 
nga to:
        -Diturinë që e ka përhapur,
        -Fëmijën që për të bën dua,
        -Mbjellja e hurmës,
        -Ai që jep sadakë,
        -Trashëgimi i Mus-hafit,
        -Muxhahidi që i ruan kufijtë e tij
        -Çelja e bunarit,
        -Hapja e lumit,
        -Ndërtimi i strehimores për kalimtarë,
        -Ndërtimi i një vendi ku në të bëhet dhikër.
        Thënia: ”Muxhahidi, i cili i ruan kufijtë e tij”. Argument për këtë 
është hadithi i Ebu Emames që është përmendur më herët, të cilin e ka 
transmetuar Muslimi në Sahihun e tij prej hadithit të Selman el-Farisij 
kënaqësia e Allahut subhanehu ve teala qoftë mbi të, ka thënë se e kam dëgjuar 
Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thënë: “Ai, i cili ruan në 
luftë për hir të Allahut subhanehu ve teala ditën dhe natën shpërblehet më 
shumë se të agjërosh një muaj apo të falësh namaz nate gjatë këtij muaji edhe 
nëse vdes i vazhdon shpërblimi i kësaj pune që e ka punuar, nuk i ndërpritet 
risku i tij dhe puna e tij vazhdon të rritet deri në Ditën e Kijametit dhe 
është i sigurt nga sprova e varrit.”
        E lus Allahun e Madhëruar që të na mundësojë çdo të mirë, të na 
ndihmojë që të çelim çdo derë të mirësisë, të na udhëzojë në rrugën e drejtë. 
Dhe salavatet e selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij 
dhe të gjithë Sahabët e tij (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)!
     

   Abdurrezak bin Abdul Muhsin el-Bedr
        Përktheu:
        Bashkim Imeri

 

www.sinqeriteti.com
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live Hotmail: Your friends can get your Facebook updates, right from 
Hotmail®.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_4:092009

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan