10 këshilla nga selefët

1. Ebu Sulejman Ed-Darani ka thënë: “Nëse dëshiron të bësh ndonjë vepër për të 
cilën mendon se është vepër e mirë, shiko nëse është transmetuar nga Pejgamberi 
salallahu alejhi ue selem, bëje. 
E nëse jo, lëre fare atë. Nëse të shkon mendja të bësh ndonjë gjynah,menjëherë 
kujto përfundimin e tij të keq. 
Kujto se Allahu i Lartësuar të shikon ty, të mbikëqyr në çdo çast dhe thuaji 
vetes tënde: “Nëse dikush prej njerëzve të mirë të popullit tim do të më 
shihte, do të më vinte turp prej tij e si të mos kem turp prej Zotit tim të 
Madhëruar? E mundet që Zoti im të ma përshpejtojë dënimin dhe të ma zbulojë 
gjynahun.” 

2. Një herë Ahmed ibn Ebil-Hauari hyri tek Ebu Sulejman Ed-Darani dhe e gjeti 
duke qarë. Ahmedi i tha: “Çfarë të bëri të qash?”
Ebu Sulejmani ia ktheu: “E si të mos qaj?! Sikur t’i shihje namazfalësit e 
natës, duke u falur në mihrabët e tyre e lotët e syve nëpër faqet e tyre u kanë 
rrjedhur ndër këmbë, ndërsa i Madhërishmi që ndodhet shumë pranë thërret: 
“Xhebrail! Unë e kam në kujdes të veçantë atë që shijon kënaqësinë e fjalëve të 
Mia dhe gjen çlodhje e rehati te bashkëbisedimi me Mua.
Përse o Xhebrail, nuk thërret tek ata: “Ç’është ky shqetësim që shoh tek ju? A 
mos vallë keni dëgjuar që i dashuri të dënojë të dashurin e tij?”
Si mund të ndodhë kjo që Unë i strehova disa njerëz dhe gjatë natës i gjeta të 
ngritur duke m’u lutur Mua. Pasha krenarinë Time, kur të vinë para meje, 
shpërblimi për ta është që Unë ta zbuloj për ta mbulesën nga Fytyra Ime dhe të 
më shikojnë kur i shoh.” 

3. Mensur bin Amari tregon: “Kam dëgjuar një njeri shumë adhurues, i cili falej 
natën e i drejtohej Allahut me këto fjalë: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë 
Tënde, me gjynahun tim nuk kam pasur për qëllim të të kundërshtoj Ty, e as t’i 
ekspozohem dënimit Tënd, as nuk jam i paditur dhe injorant në shembujt që ke 
dhënë, as nuk dëshiroj dënimin Tënd, as nuk nënvlerësoj shikimin Tënd, porse 
vetja ime më mashtroi e ndihmuar nga shoqëria ime, më mashtroi fakti që Ti 
mbulon dhe na fsheh mëkatin, prandaj të kundërshtova me injorancë dhe pa turp 
harxhova mund në këtë gjë.
Po tani, O Zoti im! Kush më shpëton prej dënimit Tënd? Me kë të lidhem nëse ti 
e shkëput lidhjen Tënde me mua? Oh mjerë për mua kur të qëndroj nesër para 
Teje, kur atyre që janë të lehtësuar nga pesha e mëkateve t’u thuhet “Kaloni!”
Ndërsa atyre që janë të rënduar me gjynahe t’u thuhet: “Bini poshtë.” 
Oh për mua…! A do të jem me ata që do të kalojnë apo me ata që bien, O Zoti im! 
Mjerë për mua! Sa më shumë zgjaten ditët e mia, aq më shumë shtohen gjynahet. 
Mjerë për mua, sa më shumë shtohet mosha ime, aq më shumë shtohen fajet e mia! 
Për çfarë të pendohem më parë, cilin gjynah apo faj të lë? Ah, rinia ime si ke 
kaluar…” 

4. Një njeri fali dy rekate namaz pranë një varri (pa e ditur që aty ka varr) 
dhe më pas u mbështet të çlodhej. E zuri gjumi. Në ëndërr pa njeriun që ishte i 
varrosur aty dhe po i thoshte: “Mënjanohu pak nga unë se më mundove për Zotin. 
Ata dy rekate namaz që fale sikur të ishin të miat, do të ishin më të dashura 
për mua sesa e gjithë dynjaja dhe çka në të. Ju jeni në një botë ku mund të 
punoni, por nuk i dini shumë gjëra, ndërsa ne jemi në një botë ku dimë, por nuk 
mund të punojmë.” 

5. Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur kaloi pranë një grumbulli rëre tha:
“Mjerë banorët e zjarrit! Sikur ta dinin se do të qëndrojnë në zjarr sa numri i 
kokrrizave të këtij grumbulli rëre, e pastaj do të dilnin nga dënimi, do t’u 
mbetej goxha shpresë tek e cila do të gjenin prehje, por për ta dënimi nuk ka 
fund.” 

6. Jezid Err-Rrishkani qante shumë
Kur hynte në banesën e tij qante, kur dilte qante, kur hynte në xhami qante, 
kur vëllezërit i uleshin pranë qante. Një herë i biri e pyeti: “Pse qan? Pasha 
Allahun, sikur zjarri të ishte krijuar vetëm për ty, nuk do të mund të shtoje 
më shumë se kaq.”
Jezidi qau dhe tha: “Të pastë nëna, o biri im, a nuk është krijuar zjarri për 
mua dhe vëllezërit e mi prej njerëzve dhe xhinëve? A nuk e ke lexuar o bir 
ajetin: “O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi…”
A nuk e ke lexuar ajetin: “Juve të dy grumbujve do t’u derdhet flakë zjarri dhe 
plumb i shkrirë, e ju nuk mund të mbroheni.”
A nuk e ke lexuar?... “E kur të qahet qielli…” derisa të arrish tek thënia e 
Allahut: “Ja, ky është xhehenemi, të cilin kriminelët e mohonin. Ata do të 
sillen vërdallë ndërmjet zjarrit dhe ujit të vluar deri në kulminacion.”
Pastaj u ngrit duke bërtitur e duke u sjellë nëpër shtëpi derisa i ra të fikët.
E ëma pastaj i tha: “O biri im,pse e çove deri aty babanë tënd?”
Tha: “Pasha Allahun, desha vetëm t’ia lehtësoja, e jo t’ia shtoj derisa të 
vrasë veten.” 

7. Ummu Darda i ka thënë Shehr bin Haushebit: “Frika që përshkon zemrën e birit 
të Ademit i ngjan afshit të djegies së degëve të thata të palmës. A nuk e ke 
vënë re se si zemra në një frikë të tillë i përcjell trupit rrënqethje?”
Tha: “Po.”
Ajo tha: “Në ato çaste bëj dua, se pa dyshim atëherë duaja gjen përgjigje.” 

8. Ebil-Xheled ka thënë: “Allahu i ka shpallur Musait a.s.: “Nëse më përmend 
Mua, më përmend kur gjymtyrët e tua të jenë të rrënqethura, nëse më lutesh Mua, 
gjuhën tënde lidhe me zemrën, nëse çohesh të falesh për Mua, qëndro i përulur e 
i përgjëruar, fajëso vetveten se ajo meriton më shumë se gjithçka tjetër të 
fajësohet, më thirr atëherë kur zemrën ta kesh që të dridhet nga frika Ime, kur 
gjuha të ketë folur vetëm drejt.
Çështjen tënde parashtroja Allahut të Lartësuar, përgjërohu me lutje para Tij, 
bëje zemrën të ndjejë se nuk mund të arrijë prej riskut dhe mirësisë asgjë më 
shumë sesa i kam caktuar Unë, çfarëdo lloj shkaku të përdorje në qiej e në 
tokë, nuk mund të të godasë e keqja më shumë sesa kam lejuar Unë, edhe sikur të 
mblidhej për këtë gjë kush është në qiej e në tokë. 
Ajo që të ka goditur (nga vështirësitë e sprovat) nuk ka pasur se si të mos 
ndodhte dhe çfarë nuk të ka goditur nuk ka pasur kurrsesi mundësi të të godasë. 
Dije se ai që është duke mbijetuar mbi një dru në dallgët e detit nuk është më 
i nevojshëm për Allahun dhe Mëshirën e Tij sesa ai që është në shtëpi midis 
familjes dhe pasurisë së tij. 
Sepse edhe shkaqet e jetës së të dytit janë në Dorën e Allahut ashtu siç janë 
edhe shkaqet e mbijetesës së atij që është duke u mbytur. 
Nëse këto i ke plotësuar në zemrën tënde, atëherë mbështetju Allahut siç i 
mbështetet ai që nuk di rrugë shpëtimi për veten e vet përveç Allahut të 
Lartësuar.” 

9. Dikush ka thënë: “Kam kaluar malet e Shamit e në një prej tyre gjendej një 
njeri shumë adhurues. E kish mbuluar e qara dhe vaji e unë dëgjoja që thoshte:
“A të duket se e qara ime më bën dobi tek Ti, o Zoti im?
A mendon se më shpëton kokën prej dënimit dhe zemërimit Tënd?
Apo dëshiron të më dënosh me zjarr për fajet që kam bërë?
E do të më qortosh përpara gjithë njerëzimit për çka kam lënë mangët në hakun 
Tënd?
Ah, mjerë për mua nëse më zbulohen gjynahet.
Ah sa turp për fytyrën time. Ah i mjeri trupi im nëse hidhet në zj...@”
Pastaj e shtoi të qarën derisa më bëri që për çastin të harroj gjithçka ndodhi 
më parë. Ndërkohë një burrë e thirri: “Të lutem na e trego pak rrugën, Allahu 
të mëshiroftë.”
Qau pastaj tha: “Si t’ia bëjmë që të jemi të qëndrueshëm në rrugën tonë?
Si t’ia bëjmë të kemi stabilitet në këtë rrugë? U lut:
“O Zoti im! Tregoju rrugën atyre dhe mua e mos më lejo të humbas unë dhe as 
ata.” 

10. Muadh ibn Xhebeli, kur i ish afruar çasti i vdekjes, herë e humbte 
vetëdijen e herë vinte në vete. Në një çast, kur i erdhi vetëdija, tha:
“Merr o Zot, atë çka do të marrësh prej meje! Pasha Krenarinë Tënde, Ti e din 
se unë të dua.” Pastaj tha: “Shkoni shihni, a ka dalë dielli?”
Dikush i tha: “Po.”
Muadhi vazhdoi: “O Allah! Të lutem më mbro nga ajo natë, mëngjesi i së cilës të 
çon në zjarr! Mirëseardhje për vdekjen, vizitorin e dashur që vjen pas kësaj 
kohe të gjatë në çast nevoje e varfërie. O Allah! Ti e din që unë nuk e kam 
dashur qëndrimin në këtë botë për mbjelljen e pemëve, e as për rrjedhjen e 
lumenjve në kopshte. 
Por e kam dashur për etjen e agjërimit në mesditën e nxehtë, për namazin e 
netëve të ftohta të dimrit dhe për uljen në gjunjë përpara dijetarëve në 
mexhliset e dijes.”
Harith ibn Amireh qau. Muadhi i tha: “Pse qan?” Tha: “Për Zotin nuk qaj për 
ndonjë lidhje farefisnore të ngushtë midis meje dhe teje, e as për ndonjë 
interes dynjaje se s’do e përfitoja më prej teje. Porse unë prej teje merrja 
dije për të cilën kam frikë se do të ndërpritet.”
Muadhi i tha: “Mos qaj, me të vërtetë atij që e do sinqerisht dijen, Allahu ia 
dhuron siç ia dhuroi Ibrahimit, mikut të Tij të ngushtë, kur në atë kohë 
s’kishte as dije e as besim.” 

Përmblodhi: Eroll Rexhepi
 
http://forumi.kurandhesunet.net
 
                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Make it easier for your friends to see what you’re up to on 
Facebook.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_2:092009

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan