Çfarë fituam me festimin e Vitit të Ri?
Cilat ishin fitimet? Cilat ishin humbjet e festimit të Vitit të Ri? A e dinë
njerëzit pse festohet Viti i Ri?
Është shumë interesant çështja e njerëzve. Nëse bëjmë një vështrim shpejtë do
të vërejmë se ata shumë herë bëjnë turr pas ndonjë gjësendi pa ia studiuar
rrënjën, zanafillën, peshën, arsyen etj. E, dikur, tërhiqen. Bile ndoshta
pendohen për atë vepër, por ja që tashmë e kanë bërë. Dhe nëse i pyet pse
vepruat kështu?, shumë herë nuk kanë fare përgjigje të plotë dhe bindëse, por
thjesht pse kanë parë dikë duke vepruar pas atij veprimi.
Meqenëse edhe ne kemi vepruar dhe kemi bërë si ata, me fjalë të tjera është një
pasim i verbër dhe i paanalizuar. Si p.sh, shumëkush fillon ta pijë duhanin
ngase e sheh dikë nga shokët apo të afërmit e tij duke pirë. Fillon ta përdorë
alkoolin jo pse e shijon, por thjesht pse e pinë shokët. Fillon ta përdor
drogën, e di se çfarë dëmi ka. Por, megjithatë, pse po bën shoqëria ashtu,
mendon pse mos te bëj edhe unë dhe kështu me radhë.
E njëjta gjë është edhe me festimin e Vitit të Ri. Jam thellë i bindur se një
numër mjaft i madh i qytetarëve tanë nuk kanë ide për realitetin dhe zanafillën
e kësaj feste. Nuk kanë ide a bën apo nuk bën ta festosh, por thjesht se i kanë
parë të tjerët duke festuar, festojnë edhe ata.
Si do që të jetë, tashmë ajo ditë që festuan kaloi dhe nuk do të kthehet më
deri në ditën e kiametit. Dhe, pavarësisht se a e kanë ditur apo jo bazën e
kësaj feste, ajo çfarë kisha dashur të parashtroj në këta rreshta vijues është:
çfarë fituam që festuam Vitin e Ri? A ndryshuam diçka? A u bëmë më të rinj? A u
pasuruam? A më të mëdha ishin dëmet apo dobitë? E kështu me radhë.
Nëse shikojmë atë natë si kënaqësi dhe shfryrje të epsheve, tashmë ajo kaloi
dhe me atë kënaqësi nuk e ndjejmë. E çka mbeti? Mbeten harxhime të mëdha
marramendëse, miliona euro vetëm në krisma me barut, miliona euro nëpër
restorante dhe hotele. Sa alkooli është pirë, sa aksidenti në komunikacion
është bërë, sa fëmijë janë lënduar e, bile, edhe shumë prej tyre kanë humbur
pjesë të trupit.
Kush ua kompenson atyre fëmijëve gishtat e këputur, si do ta ndjejnë ata vetën
nesër kur të rritën në mesin e shokëve, për çfarë ishin lënduar, "duke mbrojtur
vatanin, apo duke pasuar shejtanin"?! Si e ndjen ai prind veten, i cili me dorë
të vet ia ka blerë atij fëmije ato mjete shpërthyese me të cilat ka humbur
ndonjë pjesë të trupit? Mund të jetë ai ndonjëherë i lumtur? Nuk e besoj. Kurrë
ai fëmijë nuk ka për t`ia bërë hallall atij babai as në këtë botë e as në botën
tjetër.
Dhe të gjitha këto nuk janë gjë në krahasim me mëkatin e madh që kanë bërë ata
që kanë festuar atë natë, ngase kanë hidhëruar Allahun e Madhëruar, por Allahu
është shumë i Mëshirshëm, Ai nuk ngutet t`i dënojë njerëzit për gabimet e bëra,
Ai i lë ata ndoshta mos po pendohen, mos po distancohen nga ato vepra jo të
mira.
Andaj, shpresoj shumë që ky popull të vetëdijesohet, të kthehet në rrugën e
Allahut, në rrugën e xhenetit, në rrugën e qetësisë dhe prehjes shpirtërore.
Amin!
Deri në javën e ardhshme me një temë të re. Selam alejkum ve rahmetullah!
Epoka e re - e premte 8 janar 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk
_________________________________________________________________
Windows Live: Keep your friends up to date with what you do online.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_1:092010--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur