http://www.aawsat.com/english/news.asp?section=2&id=19475



Nga Dr Aid El-Qarni 

 
Ummeti Musliman po e mbyt vetenNëse shikoni në hartën e botës, do të gjeni se 
aktet e vrasjeve dhe bombardimeve janë kryesisht në vendet Islame. Në 
Palestinë, Irak, Somali, Pakistan, dhe Afganistan mund të shihni gjakderdhje, 
vrasje, sulme në infrastrukturë, dhe në shkatërrimin e ndërtesave. Do të shihni 
fraksione duke akuzuar njëri-tjetrin për braktisjen e Islamit. Do të shihni 
fetua fluturuese rreth pasqyrimit te gjakut te humbur te ndokujt, duke e 
shpallur si te merguar nga ummeti musliman, dhe ndalimin e tij për të hyrë në 
Xhennet. 

Çfarë ka ndodhur me ummetin Islam? Çfarë ka ndodhur me rregullat e Shariasë që 
urdherojne për miqësi, vëllazëri, bashkim, dhe paqe? A është ndokush duke ia 
vërë veshin urdhërit të Krijuesit, të Lartësuarit dhe të Madhërishmit" dhe 
mbahuni fortë, të gjithë së bashku, nga litari të cilin e ka shtrirë Allahu për 
ju," dhe urdhëri ", besimtarët e vërtetë janë,vëllëzër." (Ajete Kuránore në 
suret, Ali Imran 3:103, Huxhurat 49:10) 

A është ndokush duke e marrë parasysh deklaratën e Muhammedit paqja dhe mëshira 
e Allahut qoftë mbi të: "Ai që ngre armët në fytyrat tona nuk është prej nesh." 
Kujto edhe urdhërin e Muhammedit s.a.w.s: "U është ndaluar të derdhni gjak ndaj 
njëri-tjetrit apo të shkelni pronën dhe nderin e njëri-tjetrit. U është e 
ndaluar për ju për ta bërë këtë ashtu siç është e ndaluar për ju ta shkelni 
këtë ditë të shenjtë në këtë muaj të shenjtë në këtë vend të shenjtë. " 

Pse pjesa tjetër e botës është e angazhuar në prodhim, ndërtim, produktivitet, 
kreativitet, shpikje dhe zbulim ndërsa ummeti Islam është i zhytur në armiqësi, 
ndarje, grindje, dhe akuza reciproke për heqjen dorë ndaj Islamit? Lajmet e 
ummetit Islam janë në ballë të buletinit të lajmeve botërore në gazeta dhe 
stacionet televizive satelitore. Ju nuk dëgjoni asgjë përveç lajmeve të 
organeve trupore të shkatërruara gjymtyrë për gjymtyrë, Kafka të grimcuara, 
fëmijë jetimë, gratë e veja, ndërtesa të demoluara, ura të hedhura në erë, 
qytete të vëra në zjarr,pengesat në zhvillimin ekonomik, terrorizmi i njerëzve 
të pafajshëm, dhe pengimi i progresit dhe zhvilimit të njohurive.



 
Ku janë dijetarët e Ummetit,njerzitë qeveritar,njerëzit e mençur, dhe 
intelektualët? Deri kur do të vazhdojnë këto masakra? Kur do marrë fund 
gjakderdhja? Kur do mbyllen kapitujt e kësaj balade satanike e mbushur me 
urrejtje? Kur do të ndalet kjo lojë e ndyrë ? Kur do të na zgjohet ndërgjegjia 
jonë? Kur do ti kthehemi mbrapa  shqisave tona dhe ti zbatojmë urdhërat tona të 
shenjta në Kur'an dhe në Sunetin e Muhammedit s.a.w.s, të cilat bëjnë thirrje 
për mëshirë, siguri, harmoni, dhe mospranimin e ndarjeve, urrejtjes, dhe 
luftës? A mos ata vrasës në qytete Islame të cilët kanëngritur armët kundër 
civilëve të pafajshëm të paarmatosur dhe fëmijëve tëtyre nuk ndjejnëasnjë turp? 
A nuk kemi mjaft varfëri, papunësi, dhe padrejtësi në vendet islamike në mënyrë 
që sektet e reja duhet të lindin të shtojnë fatkeqësi nëfatkeqësitë tona? 

Popujt e botës janë të zënë me aktivitetet e tyre ekonomike, intelektuale, dhe 
krijuese ndërsa ummeti ynë është në një gjendje zie ndaj të vdekurëve të tyre, 
të plagosurve dhe të humburve. Kurdo që kthehemi në setin ton televiziv, 
dëgjojmë lajme të fatkeqësive të tilla në vendet muslimane sa janë të 
mjaftueshme për ta habitur mendjen, të verbojnë shqisat, dhe vrasin shpirtin. 
Nervat tona janë shkatërruar dhe mendjet tona po tronditen nga ngjarjet që ne 
shohim në tokat myslimane: Kafka të grimcuara në rrugë, rrjedhje gjaku në 
rrugë, dhe xhami të braktisura nga besimtarët, shtëpitë e djegura para syve të 
botës, universitetet, shkollat, dhe fabrikat të shkatërruara për tokë apo të 
demoluara  nga kokat e banorëve të tyre `. A nuk ka ndonjë fe të ndalojë këtë, 
nuk ka mendje për ta penguar, nuk ka ndjenja fisnike për tu treguar i duruar, 
as zellin për të mbrojtur, nuk ka sy për të derdhur lot? 

Deri kur do të vazhdojë kjo baladë e trishtuar? Kur kjo sirenë do shpall fundin 
e kësaj tragjedie të përgjakshme që është shpalosur në tokat muslimane në emër 
të Islamit, të mbështetura nga citatet e shkrimeve e shenjta, e të kryera nga 
duart e muslimanëve? Secila palë i bën përgatitjet, ndërton një ushtri, dhe 
pret për një mundësi të turret mbi vëllezërit e tij në besim. Fraksionet 
ngrejnë flamujt e Islamit, nxitin pasuesit e tyre për t'u bërë dëshmorë në 
rrugën e Allahut, ata u premtojnë parajsë, u sigurojnë atyre fitore dhe 
fuqizim, dhe i deklarojnë jetën e anëtarëve të grupeve të tjera të humbur pasi 
quajtën ata si mosbesimtar dhe njoftimin e tyre dënim të përjetshëm në Xhehnem. 

E gjithë kjo është e shoqëruar me urrejtje e mbushur me indoktrinim që shkakton 
të rinjët të rriten deri të mbushur me plotë zemërim dhe agresivitet dhe të 
gatshëm për të shenjuar kundërshtarët e tyre në pabesimtarë. Ata bartin armët 
kundër shoqërive të tyre dhe demonstrojnë një qëllim për të vrarë njerëz të 
tyre. 

Ne e lusim Allahun që të heqë këtë kamzhik të vuajtjës nga shpina e Ummetit 
Islam, Ta ndal gjendjen e tij fatkeqe, ta heq  këtë re të errët nga mendjen e 
tij, ta rivendos atë në kuptimin e tij, ti bashkon rradhët e saj, dhe ta 
udhëzojë atë përsëri në rrugën e drejtë. 



      
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan