Përmbytja me ujë

Pse ndodhin të reshura të shumta? Mos është dënim nga Allahu? Si duhet të 
sillemi në këso raste?


Nuk ka dyshim se besimtari, i cili është i lidhur me Allahun, Krijuesin e 
gjithësisë, Dirigjuesin e çdo gjëje, e kupton lart madhërinë e Allahut, i 
kupton ligjet e Tij dhe nga ky parim nuk qëndron duarkryq para çdo dukurie 
natyrore, e cila del jashtë masave normale, por ai atë e kupton se është një 
shenjë me të cilën Krijuesi i gjithësisë ia tërheq vërejtjen atij populli, duke 
e frikësuar pak, për t`ia bërë me dije se ai eventualisht ka lëshuar rrugën e 
Zotit. " E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i 
dërgojmë për tjetër vetëm frikësim" (Kuran, 17:59). Andaj, sa herë që të ndodhë 
ndonjë fenomen i tillë, kërkohet nga ne që të vetëdijesohemi, që të pendohemi, 
që të largohemi nga mëkatet, që ta përmirësojmë gjendjen tonë të brendshme  dhe 
atë të jashtme.

Përmbysja që po ndodh ditët e fundit në Shqipëri, tërmeti i fundit në Haiti, 
virusi i derrit A H1N1, si dhe ngjarje të tjera të ngjashme që ndodhin nëpër 
botë si uragane, furtuna, përmbysje, vërshime etj., nuk duhen kuptuar si 
fatkeqësi ekologjike dhe kaq, por duhen kuptuar mirë se janë mesazhe të qarta 
dhe të drejtpërdrejta që i lëshon Allahu për krijesën më të çmueshme, njeriun.
Allahu i Madhëruar na ka treguar në Kuranin famëlartë se "Askush tjetër, përveç 
Tij, nuk e di numrin e ushtrisë së Zotit tënd. Ky është vetëm një përkujtesë 
për njerëzit" (Kuran, 74:31). Ai përdor lloj-lloj krijese për t`i ndihmuar 
robërit e Tij, por ndoshta edhe për t`i dënuar. Ai përdor melaqet e Tij, 
insektet, erën, zjarrin, tërmetin, të ftohtit, të nxehtit dhe shumë mënyra të 
tjera.
Ai na ka treguar në Kuran se me tërmetet ka shkatërruar tërësisht disa popuj, 
po ashtu me erë, me zjarr e kështu me radhë, sa herë që ata kanë lëshuar rrugën 
e Allahut. Mirëpo, natyrisht se këtyre dënimeve gjithherë u ka paraprirë me 
dërgimin e pejgamberëve, që ia tërhiqnin vërejtjen atij populli.
Kështu ka ndodhur me popullin e Nuhit a.s., me popullin e Salihut a.s., me 
popullin e Shuajbit a.s., me popullin e Lutit a.s. dhe me shumë popuj tjerë.
Kur jemi tek uji dhe përmbytjet e shumta të cilat po u ndodhin vëllezërve tanë 
në Shkodër dhe në rrethinë, patjetër na kujtohet "tufani" apo përmbytja e 
popullit të Nuhit a.s., ku historia nuk njeh ndonjë rast të ketë ra shi aq 
shumë, saqë e tërë toka u mbush me ujë dhe asnjë njeri nuk shpëtoi, me 
përjashtim të atyre të cilët kishin hipur në Anijen e Nuhut. 
Dënim i rëndë kishte qenë për njerëzimin, ngase ai popull shumë e kishte 
lëshuar rrugën e Allahut, dhe Allahu shumë ishte hidhëruar në të, për atë edhe 
e dënoi. Andaj, sa herë që bie shi shumë dhe shkakton dëme, neve duhet të na 
kujtohet ajo përmbytje dhe kemi frikë se mos Allahu po do që edhe neve të na 
dënojë, qoftë edhe pjesërisht. Nuk ka farë dyshimi se reshjet e mëdha të shiut 
janë dënim dhe qortim për njerëzit, ngase Allahu i Madhëruar nuk është i 
kënaqur që njerëzve t`ua destabilizojë gjendjen e tyre, sepse Ai është Krijuesi 
i tyre.
Allahu ka krijuar shiun për të mirën e njerëzimit, për atë e lëshon me masë. 
Thotë Profeti a.s. "Ka thënë Allahu: 'Sikur robërit e Mi të më kishin dëgjuar e 
respektuar Mua, do t`u kisha lëshuar shi natën e ditën, do t`ua kisha dërguar 
diellin dhe do t`i kisha bërë që mos ta dëgjojnë zërin e bubullimës". Por, kur 
njerëzit harrojnë Zotin, Ai u lëshon shi ditën, u dërgon bubullimë dhe rrufe, u 
lëshon shi më shumë sesa është e nevojshme; e le të dalë dikush e le ta ndalë 
shiun! A thua, si do të ishte gjendja e vëllezërve tanë në Shodër dhe rrethinë 
sikurse të binte shi pandërprerë për 24 orë me ditë të tëra?! Thotë Allahu i 
Madhëruar: "Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë 
vetë, por Ai falë shumë" (Kuran, 42:30).

Ne nëse shikojmë popullin tonë në pgjithësi, si në Shqipëri ashtu edhe në 
Kosovë, do të gjejmë se shumë njerëz janë larguar nga rruga e Zotit. Shohim se 
ky popull gati ka humbur vlerat e moralit, se ky popull nuk lë mëkat thuajse pa 
bërë.
Qeveria e re në Shqipëri dhe parlamenti i saj, me të ardhur sërish në pushtet 
vjeshtën e kaluar, miratuan ligjin që lejon martesën e njerëzve me gjini të 
njëjtë (homoseksualë). Pastaj alkooli në të dyja vendet ka arritur kulmin e 
fatkeqësië. Amoraliteti në popull si dhe prostitucioni kanë kaluar në shkallë 
tejet të rrezikshme të shoqërisë. Krimi i organizuar dhe heshtja ndaj atij të 
paorganizuar është shumë evident.
Në anën tjetër, mohimi i të drejtave fetare islame është një trend në rritje e 
sipër. Tentimi për ta ndaluar shaminë nëpër shkollat publike, abuzimi me 
nëpunësit e administratës civile, të cilët kryejnë obligimet e tyre fetare 
etj., të gjitha këto janë shqetësuese edhe për jomyslimanët, andaj edhe është 
shumë normale që të na prekë një pjesë dënimi nga Allahu i Madhëruar, por 
gjithashtu është normale dhe shumë njerëzore që ne si myslimanë, përpos 
raporteve tona me Allahun që duhet t`i përmisojmë, duhet edhe krah vëllezërve 
të qëndrojmë, t`ua shtrijmë atyre dorën e ndihmës në të gjitha format e 
mundshme, duke filluar nga duatë e lutjet e deri te ndihmat financiare, sepse 
kjo dukuri në të njëjtën kohë është edhe një sprovë për ne të gjithë se si do 
të gjendemi para saj. A do të rrimë duarkryq para televizioneve duke shikuar se 
çka është duke ndodhur atje, apo t`u ndihmojmë me të gjitha forcat që kemi.
E natyrisht kjo është, siç thotë populli "për dere", sot atyre nesër neve e 
kështu me radhë. Mos ta harrojmë mirësinë e bashkëkombësve tanë në Shqipëri, 
Maqedoni e Mal të Zi, se si u solidarizuan me ne gjatë luftës  sonë për çlirim 
nga barbaria serbe. Andaj, në këtë kohë, mos të kursejmë asgjë për ta.
Allahu i çliroftë ata vëllezër nga ai fenomen! Ua lehtësoftë tejkalimin e kësaj 
gjendje sa më lehtë dhe sa më mirëqë është e mundur! Qofshim nga ata që marrim 
mësimin e duhur prej kësaj fatkeqësie duke u drejtuar kah Allahu, në mënyrë që 
t`i shmangemi ndonjë shkatrrimi masiv! Amin!
Deri në javën e ardhshme me një temë tjetër. Selam alejkum ve rahmetullah!





Epoka e Re - e premte 15 janar 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk 

                                          
_________________________________________________________________
Windows Live: Keep your friends up to date with what you do online.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_1:092010
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan