*Bismilahirr-Rrahmenirr-Rrahim*


            Dje, më datë 05.02.1431h/ 20.01.2010g- e mërkurë, në ambientet e
Universitetit Islamik të Medinës, me mirësinë dhe ndihmën e Allahut
Fuqiplotë, Muhamed Broja, mbrojti temën e magjistraturës në degën e
hadithit: "Tahkik i një pjeseje të komentimit të Nesaiut, të autorit
Abdurrahman elBehkeli (nxënës i Sheukanit)".

            Komisioni i përbërë prej:

1.      Prof. Dr. Abdullah Shaban Ali, mentor

2.      Prof. Dr. AbdulAziz Buajmi, anëtar

3.      Prof. Dr. Suud el Xherbuë, anëtar;

i dhanë Muhamed Brojës notën më të lartë në magjistraturë, *Mumtaz
*(shkëlqyeshëm)-
grada e parë.

Gjithashtu, M. Broja tani vetëmse është i pranuar në studimet e
doktoraturës, në po të njëjtin drejtim në Universitetin Islamik të Medinës.

Vlen të potencohet ajo që njëri nga akademikët e përmendi se, nuk ka pasur
asnjëherë student të tillë nga Evropa, të ketë aq njohuri të thella në
gjuhën arabe.

* *

*Kush është Muhamed Broja?*

Ai është i lindur në Mitrovicë, më 09.04.1981, ku kreu shkollën fillore, që
më pastaj t'i drejtohet medresesë "Alauddin" në Prishtinë. Prej aty si një
nxënës plot elan dhe ambicie, ai u nis në qytetin e Profetit, salallahu
alejhi ue selem, ku në Universitetin Islamik të Medinës diplomoi në vitin
2006, ndër studentët më të dalluar në Fakultetin e Hadithit. Sakaq, sukseset
e tij vazhduan, duke e regjistruar magjistraturën më vitin 2007, për të
dëshmuar edhe aty punën e tij të dalluar në kërkim të diturisë, ku tema e
tij arriti të bëhet voluminoze dhe të merr vlerësimin më të dalluar. Ai tani
vazhdon doktoraturën në degën e Hadithit, pranë Universitetit Islamik të
Medinës.

Lusim Allahun, më të Lartin, ta bëjë vëllain tonë nga ata që hynë në radhat
e dijetarëve të mëdhenjë dhe nga dija e tij të kenë dobi gjithë muslimanët.

Lutja jonë e fundit: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

* *

*Medine, 21. 01.2010*
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan