Mashtronte në emër të meremetimit të 
xhamivehttp://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/23260/C4/C16/


Nga Express  më 21.01.2010 në ora 12:00
T. A. 48-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, për shkak të 
dyshimeve se ka kryer veprën penale të mashtrimit, pasi që në emër të një 
shoqate kulturore, ka mashtruar qytetarë të cilëve u ka marrë para në emër të 
meremetimit te xhamive te vjetra që gjenden në territorin e Kosovës dhe në 
Maqedoni.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë në Gjilan, ka bërë të ditur se arrestimi ka 
ardhur pas disa muaj hetimesh. Njësiti i policisë i specializuar kundër krimit 
ekonomik, ka arritur të sigurojë prova dhe dëshmi materiale, që ka rezultuar me 
dyshim të bazuar se i dyshuari, T. A. 48 vjeç, i përkatësisë nacionale turke, 
është i inkriminuar në veprën penale të mashtrimit.

Hashani ka deklaruar se i dyshuari, në emër të Shoqatës Kulturore 
"Kosova-Mevlana", me qendër në Gjilan, ka marrë para për gjoja për të 
meremetuar xhamitë e vjetra në Kosovë dhe jashtë saj.

"Në shtëpinë e të dyshuarit me një urdhër kontroll është kryer një bastisje, ku 
janë gjetur 85 dëftesa me të dhëna për marrjen e parave në të gatshme", ka 
thënë Hashani, transmeton KosovaPress.

Sipas zëdhënësit të policisë, besohet se ai gjatë veprimtarisë së tij ka 
grumbulluar, në emër të shoqatës, diku rreth 50 mijë euro, si dhe dyshohet se i 
njëjti aktivitetin e tij e ka shtrirë edhe në disa qendra të Kosovës si në 
Gjilan, Mamushë dhe Suharekë, por besohet se ka pasur aktivitet edhe jashtë 
kufijve të Kosovës.

"Në bazë të rrethanave që e karakterizojnë këtë figurë të veprës penale, 
ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka të hapura rreth 50 pika grumbulluese 
të parave të gatshme, që janë të sistemuara në vende të ndryshme ku ka 
frekuentim të madh si furra buke, vetëshërbime të mëdha dhe spitale", ka thënë 
Hashani.

Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh, ndërkohë që 
hetimet rreth rastit janë duke i zhvilluar njësitet e hetimeve Rajonale në 
Gjilan. 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan