PËRGJEGJËSIA NDAJ FQINJIT
Pse i ka dhënë islami kaq shumë rëndësi fqinjit? Sa ka shpërblim të kujdeset
për fqinjët? A mund të jetë njeriu mysliman i shëndosh pa përkujdesje ndaj
fqinjit?
Feja islame, që secilit ia jep hakun e vet, është qiellore, ngaqë është program
jete. Ajo na mëson se si duhet të jetojmë, se si duhet të sillemi ndaj
Krijuesit tonë, nndaj të dërguarit tanë, ndaj prindërve tanë, ndaj mbarë
njerëzimit. Na mëson se si të punojmë për këtë dhe për botën tjetër, na mëson
se si të jemi të dobishëm për vetën tonë, familjen dhe mbarë shoqërinë.
Një prej obligimeve që kemi ndaj shoqërisë është edhe ai ndaj fqinjit. Çdokush
prej nesh ka fqinjë dhe të gjithë e dijmë mirë çfarë domethënie kanë fqinjët.
Allahu ka porositur në të njëjtin ajet "...ta adhuroni vetëm Allahun dhe askënd
tjetërpos Tij, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj të
varfërve, edhe ndaj fqinjit të afërm, edhe ndaj fqinjit që nuk e ke të
afërm...". Pra, ka urdhëruar dhe e ka bërë obligim (farz) sjelljen e mirë me
fqinjin.
Pejgamberi a.s. ka thënë: "Pasha Atë që jeta ime është në dorën e Tij (pra
pasha Allahun), nuk është askush prej jush mysliman përderisa të tjerët mos të
jenë të qetë e të rehatshëm prej zemrës së tij, prej dorës së tij dhe prej
gojës së tij. Nuk ka besuar askush besim të vërtetë përderisa fqinji të mos
jetë i qetë prej çdo të keqe, çdo të lige dhe çdo zullumi prej teje".
Pra, nuk je besimtar i vërtetë përderisa fqinjët kanë dëm dhe zullum prej teje.
Në një hadith tjetër Pejgamberi a.s. zotohet tre herë dhe thotë: "Pasha Zotin
nuk ka besuar askush, pasha Zotin nuk ka besuar askush, pasha Zotin nuk ka
besuar askush". I është thënë se kush është ai Ja Resul Allah që s`ka besuar,
dhe ai a.s thotë: "Ai fqinji i të cilit nuk është i qetë prej zullumit të atij
personi".
Pra, nuk ka besuar besim të vërtetë, edhe nëse falet, edhe nëse agjëron, edhe
nëse vjen në xhami, edhe nëse jep sadaka (lëmoshë), edhe nëse bënë punë të mira.
Kanë ardhur te Pejgamberi a.s. dhe i kanë përmendur një grua që ka vdekur dhe i
kanë thënë: "Oi dërguari i Zotit, ka falur namaz shumë, përveç farzeve
(obligueshme), edhe nafile (vullnetare). Ka agjëruar shumë, përveç farzeve e
nafileve, ka dhënë sadaka shumë, mirëpo me gojën e vet i ka rënduar fqinjët".
Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ajo është në Xhehenem, ajo është në Xhehenem".
Pastaj ia kanë një grua tjetër dhe i kanë thënë: "O i dërguari i Zotit, ajo nuk
ka falur shumë namaz (pra nafile është fjala, se për farze nuk diskutohet), nuk
ka agjëruar shumë nafile, nuk ka dhënë shumë sadaka, por fqinjët kanë qenë të
qetë prej saj". Ai a.s. ka thënë: "Ajo është në Xhenet, ajo është në Xhenet".
Pra, cila qenka vepër më e mirë? Të bësh adhurim (ibadet) dhe të sillesh keq me
njerëzit, në këtë rastë me fqinjët, apo të bësh më pak ibadet (bëhet fjal për
nafile se për farze nuk diskutohet) dhe këtë ibadet ta pasqyrosh në sjellje me
njerëzit.
Pejgamberi a.s. ka thënë: "Xhebraili më ka këshilluar për fqinjët, më ka
këshilluar dhe më ka këshilluar pa ndalesë saqë kam menduar se po e fut fqinjin
edhe në miraz, në trashigimi, kaq fort që më ka këshilluar për fqinjët".
Gjithashtu a.s. ka thënë: "Ai që e beson Allahun xh.sh dhe në Ditën e Gjykimit
le ta thotë të vërtetën ose le të heshtë". Dhe heshtja është ibadet,
posaçërisht për ata të cilët nuk mund ta ndalin gojën. Dhe kësaj çështje,
dashtë Allahu t`i kushtojmë ndonjë temë të veçantë.
Dhe ai i cili i beson Allahut edhe në Ditën e Gjykimit le ta respektojë fqinjin
dhe mysafirin.
Një tabi`in prej dijetarëve të ndershëm të këtij umeti ka thënë: "Respekti ndaj
fqinjit nuk është të ruhesh se mos po i bën dëm, por respekt ndaj fqinjit është
të bësh durim ndaj zullumit të tij".
Pra, kuptojeni mirë, nuk është fqinjë i vërtetë ai që rri i qetë prej fqinjit
të tij, por fqinji i vërtetë është ai që bën sabër për hir të Allahut, për hir
të ruajtjes së shoqërisë dhe për hir të ruajtjes së fqinjësisë kur fqinji i bën
zullum.
Shihni historinë e Pejgamberit a.s. se si është sjellë me fqinjët dhe si ka
porositur për ata. Njëherë ka dëgjuar se një fqinji i tij, çifut (hebre), i
cili kishte bërë zullum gjatë jetës, e kishte djalin shumë të smurë. Për hatër
të fqinjësisë shkon kërkon leje të hyjë, e ai i thotë "po urdhëro". Hyn, e
përshëndet voglushin i cili ka qenë i ri, por jo i vogël. Pejgamberi a.s. i
afrohet dhe i thotë: "Si po e ndien vetën?", e pastaj i thotë: "Thuaj LA IL
LAHE IL ALLAH, MUHAMMEDEN RESUL ALLAH". E thërret në Islam, po e shfrytëzon
edhe këtë rast. Pejgamberi a.s. e thërret dhe djali e shikon babën e vet, i
cili i thotë dëgjoje dhe respektoje dhe ai thotë: "LA IL LAHE IL ALLAH,
MUHAMMEDEN RESUL ALLAH". Pejgamberi a.s. prej gëzimit, çohet dhe del jashtë,
ndërkohë fëmija vdes, kurse Pejgamberi a.s. thotë: "Elhamdulila që Zoti e
shpëtoi prej zjarrit të Xhehenemit dhe unë u bëra sebep për të!".
Sidoqoftë ne e kemi temën për fqinjët, pra e shrytëzoi rastin edhe te fqinji
jomysliman, e ku është fqinji i afërm?! Pra, ta kemi parasysh punën e
fqinjësisë, të bëjmë sabër ndaj fqinjit, të sillemi mirë ndaj tij dhe të kemi
merak për të.
Ruajuni se mos bini të flini të ngopur. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Nuk është
besimtar i vërtetë ai i cili flenë i ngopur, kurse fqinji i tij se merr gjumi
prej urisë. Nuk ka besuar me iman të plotë". Dhe thotë: "Ebu Dherr o Ebu Dherr,
kur të gatuash ndonjë gjellë shtoja pak ujë më shumë, edhe nëse nuk mund ta
bësh gjellën ashtu si duhet, ujë bile shtoi dhe sillu përreth fqinjëve të tu, e
kush nuk ka, qitja bile një kapak ujë, ujë të gjellës nëse nuk mundesh më shumë
diçka. Pra fqinjit, fqinjit, fqinjit tënd".
Është pyetur Pejgamberi a.s. se cila është sadaka më e vlefshme, e ai ka thënë
sadakaja për fqinjin. "Fqinjit t`i japësh sadaka, ke bërë më sevap sesa të
afërmit tënd që e ke larg atij". Për këtë arsye kanë thënë arabët para islamit,
para se të vinte Kurani, fqinji është para shtëpisë, një herë fqinji pastaj
shtëpia.
Kjo ishte në pika të shkurtra në lidhje me këtë temë dhe të ngjashme, që
vërtetë kemi shumë nevojë për to, në veçanti në këtë kohë. Deri javën e
ardhshme me një temë tjetër. Selam alejkum ve rahmetullah!
Epoka e Re - e premte 22 janar 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk
_________________________________________________________________
Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail
you.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_3:092010
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur