Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi më të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e
tij dhe mbi shokët e tij. 
Allahu im! Kërkoj mbështetjen Tënde nga
katër gjëra: prej diturisë që nuk sjell dobi; prej zemrës që nuk
frikësohet; prej një nefsi që nuk ngopet dhe prej lutjes që nuk
pranohet!  

Kjo histori ka ndodhur në kohën e Musait alejhis-selam. 
Para
se t’i hyjmë ngjarjes në detaje, është e rëndësishme që së bashku të
lexojmë fjalët e Allahut të Lartësuar dhe më pas të përjetojmë
ngjarjen. 
Allahu i Lartësuar në suren Bekare (sure e zbritur në Medinë, që e merr emrin  
nga kjo ngjarje), në ajetet 67-74 thotë: 67.
Kujto kur Musai i tha kombit të vet: “Allahu ju urdhëron të therni një
lopë!” Ata thanë: “A do të tallesh me ne?” - “Zoti më ruajttë!” - tha
Musai - “të bëhem unë nga të paditurit!”68.
Ata thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë ajo!”
Musai tha: “Ajo të jetë një lopë as plakë, as e re, por e mesme; pra,
bëni atë që ju është urdhëruar!”69. Ata
thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë ngjyre duhet të ketë
ajo!” Musai tha: “Ai thotë se ajo duhet të jetë lopë me ngjyrë të
verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit.”70. Ata
thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë çfarë duhet lloji të jetë,
sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne, në dashtë Zoti, do të
udhëzohemi në rrugën e drejtë.”71. Musai
tha: “Ai thotë se lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga
ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë.” Ata
thanë: “Tani na the të vërtetën.” Kështu, ata e therën lopën, por desh
e lanë pa flijuar.72. Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në 
lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju73. Ne
ju thamë: “Prekeni të vrarin me një copë të lopës së flijuar!” Dhe
kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do t’ju tregojë
mrekullitë e Veta, që ju të kuptoni.
74.
Por, pas kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më
të forta. Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të
atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që
rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj
veprimeve tuaja.”
Ngjarja:
Një
djalosh i ri mendoi me veten: “Do ta vras xhaxhanë, do të martohem me
vajzën e tij, do të trashëgoj pasurinë e tij dhe do të shfrytëzoj
“dijen” e tij.” E gjithë ky mendim erdhi si rezultat i refuzimit të
xhaxhait të tij që t’i jepte vajzën e  tij për grua. 
Xhaxhai ishte
njeri i pasur dhe e refuzoi kërkesën e tij që ta martonte vajzën me një
të varfër, prandaj djaloshi mendoi një plan dinak. Ai filloi ta
vizitonte edhe më shpesh xhaxhanë, tregonte respekt dhe afërsi
familjare ndaj tij, derisa xhaxhai krijoi një përshtypje pozitive. Një
natë prej netëve e vizitoi xhaxhanë në shtëpi dhe i tha: “Xhaxha, kanë
ardhur disa tregtarë, të cilët qëndrojnë në një fshat pranë nesh.
Dëshiroj të tregtoj dhe kam nevojë për ndihmën tënde. Sikur të më
shoqëroje? E pyeti: “Po ti pse nuk shkon vetëm?”
U
përgjigj: “Siç më sheh, unë jam akoma i ri, nuk njihem, por kur të më
shohin me ty, atëherë më japin mundësi që të tregtoj me ta. Sikur të
ishte babai gjallë, ai do të vinte, ndërsa ti je në vend të babait tim.”
Xhaxhai
u ndikua nga fjalët prekëse dhe pranoi që të shkonte. Nipi e falënderoi
pa masë. Morën rrugën natën dhe kur u afruan afër fshatit, nipi ia
nguli thikën në pabesi dhe jeta e xhaxhait mori fund.Djaloshi u kthye në shtëpi 
i qetë dhe e kaloi natën gjoja se nuk kishte ndodhur asgjë.
Në
mëngjes shkoi në shtëpinë e xhaxhait, si zakonisht, por nuk e gjeti
aty! Ndërkohë erdhi lajmi se xhaxhai plak ishte gjetur i vdekur, pranë
fshatit fqinj.
Ai filloi të bërtasë e të vajtojë: “Ah xhaxha?! Ç’u bë me ty?!”
E
ftoi familjen, farefisin dhe fshatin që ta përkrahnin kundër banorëve
të fshatit të keq, që i kishin vrarë xhaxhanë, sipas tij.  U armatosën
dhe për pak sa nuk filluan të luftojnë mes vete.Njerëzit
e mençur ndërhynë duke thënë: “Si është e mundur që ju të luftoni mes
jush kur në mesin tuaj është i Dërguari i Allahut, Musai alejhis-selam?
Pse nuk shkoni tek ai?  Ndoshta do t’ju këshillonte se çfarë të bëni!”
Shkuan
të gjithë te Musai alejhis-selam dhe ia treguan ngjarjen. Kurse
djaloshi me emocion iu drejtua Musait alejhis-selam: “Ai është xhaxhai
im! Dëshirojmë të dimë vrasësin ose do të bëhet masakër!” Musai
alejhis-selam tha: “Allahu ju urdhëron të therni një lopë!” I thanë: “O
Musa, ne të treguam për vrasjen e një njeriu prej mesit tonë, ndërsa ti
thua që të therim një lopë. A do të tallesh me ne?” Musai alejhis-selam
iu përgjigj: “Zoti më ruajttë! Unë nuk ia lejoj vetes një gjë të tillë,
por po ju them që Allahu po ju urdhëron për një gjë të tillë. Dhe Zoti
më ruajttë të bëhem unë nga të paditurit!”
Pastaj i thanë Musait
alejhis-selam: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë si duhet të jetë
ajo!” Iu përgjigj Musai: “Ajo të jetë një lopë as plakë as e re, por e
mesme; pra, bëni atë që ju është urdhëruar!”Është
e rëndësishme që ju ta veproni dhe nuk duhet të pyesni shumë. E, nëse
veproni kështu, atëherë Allahu i Lartësuar ua shton kërkesat sipas
pyetjeve që ju bëni. Pastaj prej Musait kërkuan që t’ua shpjegojë
ngjyrën e lopës, duke i thënë: “Lutju Zotit tënd që të na shpjegojë
çfarë ngjyre duhet të ketë ajo.” Pasoi përgjigjja: “Ajo duhet të jetë
lopë me ngjyrë të verdhë të ndezur, të cilën e pëlqejnë shikuesit.”
Nuk
mjaftuan me kaq, por i thanë: “Lutju Zotit tënd, që të na shpjegojë
çfarë lloji duhet të jetë, sepse lopët të gjitha na duken njësoj e ne,
në dashtë Zoti, do të udhëzohemi në rrugën e drejtë.” Përgjigjja ishte
e menjëhershme: “Lopa s’duhet të jetë e lodhur nga lërimi apo nga
ujitja e tokës, por të jetë e shëndoshë dhe pa asnjë të metë.”Musai 
alejhis-selam përsëri u tha: “Mos pyesni shumë, por shkoni dhe gjejeni lopën.” 
Filluan
ta kërkojnë në çdo vend, por hasën në vështirësi e nuk mundën ta
gjejnë. U kthyen te Musai alejhis-selam dhe i thanë: “Allahu bëri një
kërkesë të rëndë për ne.” Musai u tha: ”Në fillim unë ua tërhoqa
vërejtjen e ju vazhduat me kokëfortësi dhe kjo është rezultat i
sjelljeve të juaja dhe tani shijojeni dhe përjetojeni arrogancën e
sjelljeve tuaja. Shkoni dhe kërkojeni lopën!”Pas
një kohe të gjatë, arritën ta gjejnë lopën me të gjitha cilësitë te një
beni-israil, i cili ishte shumë bamirës ndaj prindërve. Kërkuan ta
blejnë prej tij, por ai refuzoi. Kërkuan ndihmën e Musait alejhis-selam
dhe ai i tha: “Pse nuk po ua jep lopën?” Tha: “O i Dërguar i Allahut, a
nuk është kjo e drejta ime për pasurinë time?” Musai i tha: “Po, ke të
drejtë.”Kërkuesit e lopës filluan t’ia
shpjegojnë ngjarjen dhe nevojën për atë lopë, duku iu lutur që
gjithsesi t’ua jepte, por ai përsëri refuzoi dhe filluan t’i ofrojnë
një çmim të lartë, saqë vlera e saj shkoi sa vetë pesha e lopës në
flori. Pronari i lopës tha: “Po, mund ta merrni lopën për aq kilogramë
flori sa peshon kjo lopë.”
Ranë dakord për këtë, e morën lopën pas një mundi të madh dhe çmimi të lartë 
dhe e therën atë. 
Ishin
mbledhur shumë njerëz që pritnin me interes të veçantë se çdo të
ndodhte. Musai alejhis-selam u tha: “Prekeni të vrarin me një copë të
lopës së flijuar!” Dhe kështu, Allahu do t’i ngjallë të vdekurit dhe do
t’ju tregojë mrekullitë e Veta, që ju të kuptoni.”
Me lejen e
Allahut ngrihet i vdekuri, pasi i kthehet shpirti. Aty ishin banorët e
të dy fshatrave dhe Musai alejhis-selam. Të pranishmit e pyesin: -Kush të ka 
vrarë?
-Më ka vrarë djali i vëllait tim, ky!
-Na trego si ndodhi kjo dhe pse?
-Më ka vrarë për të trashëguar pasurinë time dhe për t’u martuar me vajzën 
time”, dhe u tregoi mënyrën e vrasjes.
Musai
alejhis-selam u tha të pranishmëve: “A dëshironi ta pyesni edhe për
ndonjë gjë tjetër?” Të gjithë heshtën. Dhe i vrari u kthye siç ishte,
pra i vdekur.
Vrasësi filloi të mohonte krimin, pas gjithë këtyre
fakteve, se nuk e kishte vrarë ai dhe betohej se ishte i pastër!Musai
alejhis-selam u habit nga kokëfortësia dhe zemrat e forta, edhe më të
forta se guri. Për dallim nga këto zemra, ka nga gurët që kanë frikë
Allahun, çahen dhe prej tyre burojnë lumenj. Allahu i Lartësuar e
përfundon këtë histori, këtë ngjarje interesante, duke i treguar
Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të:
“Por, pas
kësaj, zemrat tuaja u forcuan e u bënë si guri, madje edhe më të forta.
Në të vërtetë, ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që
çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga
frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja.”

Mësime dhe porosi
Kjo
histori na jep shumë mësime dhe udhëzime. Është një ngjarje e
rëndësishme që Allahu i Lartësuar e veçoi si ngjarje në Librin e Tij. E
veçanta që duhet të kujtojmë është se kjo histori përmendet në kaptinën
medinase, nga e cila edhe vetë kjo sure merr emrin “Suretul Bekare”,
ose “Kapitulli i Lopës”. 
Kur në mesin e muslimanëve dominon
shpirti i përtacisë, njeriu fillon të tregojë neglizhencë ndaj
dispozitave të sheriatit, kapet dhe merret me gjëra dytësore në vend të
thelbit të realitetit. Historia e beni israilëve me lopën përfaqëson
dhe tregon një gjendje të tillë.Kjo histori
tregon se ata nuk e mohuan në tërësi thirrjen, përkundrazi, dëshironin
t’i praktikonin mësimet e Allahut, por tregon hamendje dhe dobësi në
sjellje duke i vonuar detyrat. Ata pyetnin për ngjyrën e lopës, llojin,
moshën, etj., duke lënë thelbin dhe më kryesoren, therjen e saj. Kështu
umeti islam në periudha të ndryshme kohore është marrë dhe po merret me
gjëra dhe detaje që nuk janë aq të nevojshme, duke lënë anash shpirtin
e mësimeve Islame.
Në fillim, benu israilët shprehën habi me
kërkesën e Musait, e konsideruan si tallje dhe nuk e kuptuan urtësinë e
gjykimit. Musai ishte serioz dhe i vendosur, kurse ata ishin me iman të
dobët. Imani që u kërkohej ishte që të realizonin kërkesën e Musait pa
pyetur më shumë për shkakun, arsyen dhe qëllimin. 
Pyetjet e shumta
ishin të pakuptimta dhe shumë sipërfaqësore, si: “na shpjego si duhet
të jetë ajo?”, “çfarë ngjyre duhet të ketë?”, “çfarë lloji duhet të
jetë?”, etj. Të gjitha këto nuk kanë pasur rëndësi, por, pasi po
tregoheshin të papërgjegjshëm, Allahu i Lartësuar iu përgjigj me ato
përgjigje që i mësuam më lart.Kjo ngjarje është
përmendur në suren Bekare, e cila ka zbritur në Medinë, atëherë kur
bëri hixhret Muhamedi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Në
këtë qytet kishte beni israilë, pra çifutë. Allahu  i tregoi kështu  të
Dërguarit të Tij për shpirtin dhe natyrën e çifutëve dhe lojën e tyre
me fenë. 
Ata sillen vërdallë, pyesin, kundërshtojnë, tërhiqen,
pranojnë, thyejnë besën, etj. Atëherë edhe ju sahabë po jetoni në
Medinë, pra kini kujdes me fqinjët tuaj, çifutët, të cilët janë të
gatshëm të polemizojnë me ju edhe për gjërat më të parëndësishme e mos
të flasim për ato madhore.
Realiteti i atëhershëm i çifutëve është
edhe realiteti i sotëm. Është e rëndësishme për të gjithë ne të
mendojmë seriozisht për këtë ngjarje historike.
Deri në ngjarjen tjetër kuranore, përjetofshi faljen dhe mbrojtjen e Allahut!
“I
Lartësuar qofsh, O Zoti im! Ty të takon falënderimi, dëshmoj se s’ka të
adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Kërkoj faljen Tënde dhe te Ti
pendohem.”“O Zot, më fal dhe ma prano pendimin, se Ti je Pranues i pendimit dhe 
Falës.”


Marre nga:

 
http://www.xhamia-bujanoc.com/sq/kurani/histori/63-histori/249-lopa-e-beni-israileve.html
 
                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan