E PËRKTHEVA KUR`ANIN NË GJUHËN ROME    *Përktheu: Hamdi Nuhiju*
*http://www.alb-drejtesia.com/news.php?readmore=1077*


Muharem Serbezovski Unë jam i vetmi rom i cili 11 vjet mund të ulem dhe të
punojë
Autor i CD-ve të suksesshme, si "Xhemile dhe Flokëzeza Hatixhe”, si shumë
këngë të tjera rome u lind më 2, maj 1950 si fëmija më i madh i nëntë
fëmijëve në lagjen më të madhe rome në Evropë, në Shuto Orizari.

Ai është i njohur me atë se dëshiron të përballet me detyra të vështira. Në
gjuhën rome e ka përkthyer Kur`anin Famëlartë.
Muharem Serbezovski për vete thotë se është një prej pak intelektualëve të
popullit të tij i cili mund të krenohet se për njëmbëdhjetë vite ulet në
tavolinën e punës.
Përveç turnirëve dhe aventurave nëpër botë, Muharrem ka shkruajtur edhe një
numër të madh librash me poezi, prozë, të cilat janë të përkthyera nëpër
shumë gjuhë të botës. E intereson edhe politika dhe momentalisht është
anëtar në parlamentin e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa në Federatë është
kryetar i komisionit për të drejtat e njeriut. Megjithatë, kënga është në
gjakun e tij. Por, para vetes ka venduar një detyrë të rëndë, ka filluar të
punojë në përkthimin e Biblës dhe dëshiron që të bëjë studime mbi
teologjinë.

*Si erdhët deri tek ideja për ta përkthyer Kur`anin në gjuhën rome? *


Desha të bëj diçka që do të ngelë pas meje, a që do të iu kushtohet Romëve.
Vendosa ta përkthej Librin e Shenjtë( Kur`anin Famëlartë). Të parit që i ra
ndërmend ta përkthej Kur`anin ishte babai im ( rahmet i pastë shpirti), i
cili ishte hafëz, mësues. Në Shkup, në vitin 1927, ka kryer medresenë e
lartë dhe ishte mësuesi i parë te romët, dhe intelektuali i parë rom në
Ballkan. Filloi që ta përkthej Kur`anin dhe arriti që ta përkthejë suren e
parë dhe 46 ajete nga sureja e dytë, e më pastaj u nisë në botën pafund.15
vjet pas vdekjes së tij e mora mbi vete obligimin që ta përfundojë punën e
tij. Desha që ta realizojë dëshirën e parealizuar të babait tim. Ndërsa 11
vite punë pa ndërprerë për një romë, me të vërtet janë shumë. Ajo është e
para dhe e fundit vepër në gjuhën rome, dhe vërtetoj se asnjë rom nuk do të
ulej 11 vite për të bërë një përkthim të tillë.

*Në çfarë pengesa hasët gjatë përkthimit të Kur`anit? *


Pengesa esenciale ishte tek varfëria e fjalëve në gjuhën rome. Kam humbur
tre vite, pasi që u mora me formulimin e fjalëve në disa dialekte rome, për
arsye se gjuha rome nuk është e standardizuar. Ka shumë dialekte, si
maxhurski, xhambarski, çergarski, koritarski, buraxhiski, topallski,
kovaçki… Secili rom me xhelozi e ruan dialektin e vet. Megjithatë, sot duke
iu falënderuar angazhmanit tim, standardizimi ekziston. Përkthimin e sjella
në dituri më të thjeshta dhe nuk kam shkuar drejtë termeve shkencore.
Kur`ani është libër i shenjtë dhe qysh në start romët kanë respekt për të.

*Nga Maqedonishtja: Hamdi Nuhiju *

http://www.alb-drejtesia.com/news.php?readmore=1077

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan