“Për inat të Kishës duam Xhami”

*Hamdi NUHIJU*

Kështu tingëllon titulli i një artikulli të shkruar nga ana e autorit Toni
Angellovski në të përditshmen maqedonase “Vreme”. Autori e komenton fjalën e
Skender Buzakut në lidhje me kërkesën legjitime të myslimanëve shqiptar në
Republikën e Maqedonisë për rindërtimin e Burmali Xhamisë. Në fakt, ky autor
e keq citon Skender Buzakun nga Muftinia e Shkupit dhe në këtë mënyrë
mundohet që të kaloj heshtazi mbi kërkesën legjitime të myslimanëve shqiptar
për rindërtimin e Burmali Xhamisë. Skender Buzaku për të përditshmen “Vreme”
tha se nëse do të ndërtohej Kisha në qendër të Shkupit, duhej të ndërtohej
edhe Xhamia, nëse nuk ndërtohet Kisha nuk do të ndërtohet edhe Xhamia.
Mirëpo, Skender Buzaku e tha këtë deklaratë pasi që Komuna Qendër në planin
e saj urbanistik mori vendim për ndërtimin e Kishës dhe jo të Xhamisë, dhe
pasi që u ndanë mjete ose fonde nga buxheti i Republikës së Maqedonisë për
ndërtimin e kishës “ Shën Konstantini dhe Elena”.

Parimisht fjala e Skender Buzakut është kërkesa e mbarë myslimanëve shqiptar
në Republikën e Maqedonisë. Kjo gjë, nuk duhet të shikohet si kërkesë nga
ana e shqiptarëve mysliman ndaj maqedonasve, por duhet shikuar si e drejtë
për të cilën myslimanët shqiptarë duhet të luftojnë deri në fund. Është hera
e dytë e unitetit të myslimanëve shqiptarë në historinë më të re të popullit
tonë që jeton në Maqedoni. Myslimanët shqiptar herën e parë ishin unik me
rastin e solidarizimit me popullin e Gazës dhe tashti me rastin e Burmali
Xhamisë. Të gjithë jemi renditur në një krah, kemi një këshill koordinativ
që na përfaqëson dhe flasim një zëshëm për të drejtën tonë.

Objektivi i këtij uniteti është që të rindërtohet Burmali Xhamia. Shikohen
dhe paramendohen forma të ndryshme se si të sensibilizohet opinioni për këtë
problem jetik të myslimanëve shqiptar. Një prej ideve të sensibilizimit
ishte edhe falja e namazit të xhumasë në qendër të Shkupit. Por, në këtë
palo-shtet pa mbështetjen e ndonjërës prej partive politike do të ishte e
vështirë realizimi i një të drejte ose kërkese. E ne si mund të flasim për
mbështetje prej partive politike shqiptare kur vet zëvendës kryeministri i
Maqedonisë Abdilaqim Ademi keqinterpreton rrjedhat në favor të “monarkut”
Nikolla Gruevski, dhe të gjithë ekstremistëve sllav maqedonas që nuk duan të
dëgjojnë për xhami e shqiptarë mysliman.

Abdilaqim Ademi në një emision në “Alsat-M” theksoi se kryetari i Bashkësisë
Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Sulejman Rexhepi ka bërë
marrëveshje me qeverinë në lidhje me vendin e ndërtimit të Kishës dhe si
kompensim Bashkësia Islame duhej të ndërtonte rezidencën e saj në Kala të
Shkupit. Me të drejtë Bashkësia Islame e Maqedonisë e demantoi këtë fjalë të
zëvendës kryeministrit të Maqedonisë. Kërkesat, problemet, vendimet,
aktivitetet rreth ndërtimit të Kishës dhe rindërtimit të Burmali Xhamisë nuk
kanë ndodhur shumë herët për të pasur dikush hapësirë të manipulojë me
fjalët dhe të i keqinterpretoj. Mediat asaj kohe alarmonin për shumë
projekte të qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në mesin e projekteve
përmendej edhe ndërtimi i objektit të Filharmonisë së Maqedonisë në themelet
e një xhamie. Nëse doni të jeni të sigurt për këtë që po shkruaj mund që
t`iu ktheheni arkivave të Gazetës Lajm në Maqedoni disa muaj më parë. Për të
zbutur tensionimet e radhës vet kryeministri Nikolla Gruevski i ofroi
Bashkësisë Islame Fetare në Republikën e Maqedonisë që si kompensim për
objektin e Filarmonisë ( lexo: dhe jo të Kishës siç pretendon Abdilaqim
Ademi), të i jap hapësirë toke në Kala të Shkupit për ndërtimin e rezidencës
së Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Ndërkaq për
rindërtimin e Burmali Xhamisë, ose edhe për ndërtimin e Kishës në qendër të
Shkupit, qeveria nuk i ka ofruar asnjë marrëveshje Bashkësisë Islame Fetare
në Republikën e Maqedonisë.

Partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë zakonisht ndërrojnë
sjelljet e tyre kur janë në pozitë prej pozicionit të tyre në opozitë. Kur
gjenden në opozitë bëhen një me kërkesat e popullit, interesohen për
popullin dhe mundohen që të ngrenë zërin për kërkesat dhe hallet e tyre.
Por, kur vijnë në pozitë, nuk duan të dëgjojnë për kërkesa të populli, madje
edhe mundohen që me çdo kusht të ruajnë pozicionet e tyre udhëheqëse e në
këtë mënyrë të shkelin edhe mbi të drejtat e votuesve të tyre.

Frikë nga uniteti i myslimanëve shqiptar nuk kanë vetëm partitë politike
maqedonase. Këtij uniteti i frikësohen edhe shumica e partive politike
shqiptare që nuk kanë asnjë ndjenjë për anën fetare të qytetarëve shqiptar
mysliman të këtij vendi. Ata bëhen një me maqedonasit kur është në pyetje
sulmimi i Islamit dhe myslimanëve. Kjo gjë është dëshmuar historikisht dhe
po dëshmohet edhe sot e kësaj dite. Vet heshtja e partive politike shqiptare
për të drejtën e myslimanëve shqiptar për rindërtimin e Burmali Xhamisë
shpreh solidarizim me Nikolla Gruevskin për ndërtimin e Kishës në qendër të
Shkupit dhe mos rindërtimin e Burmali Xhamisë. Edhe pse myslimanët shqiptar
të këtij vendi nuk janë kundër ndërtimin të Kishës në qendër të Shkupit. Ato
kërkojnë të drejtën e tyre legjitime për të rindërtuar Burmali Xhaminë.

Toni Angellovski u shpreh se nuk i ka hije “njerëzve të fesë” që të merren
me probleme politike ose edhe me politikë. Ai, edhe këtu gaboi rëndë. Nëse
Krishterimi është i ndarë prej politikës, ose shtetit në logjikën :” Jepja
Cezarit atë që i takon atij, dhe jepja Kishës atë që i takon Kishës”, feja
islame nuk njeh një ndarje të këtillë. Pjesë më e rëndësishme dhe më e madhe
e fesë islame është politika. Por, meqë jetojmë në një shtet laik, ne si
mysliman respektojmë ligjet dhe normat e këtij shteti derisa nuk na cenohen
të drejtat tona. Në momentin e cenimit të drejtave tona ne do të detyrohemi
që të shprehim mos respekt bile edhe të ngremë zërin tonë në forma të
ndryshme për të sulmuar padrejtësinë.

Renditja në një krah të të gjitha organizatave jo qeveritare në Maqedoni së
bashku me institucionin zyrtar të myslimanëve shqiptar Bashkësia Fetare
Islame e Maqedonisë, dëshmon qartas se myslimanët e këtij vendi kanë
kapacitet, aftësi dhe kredibilitet për të vepruar në mënyrë të organizuar.
Kjo gjë krijon fuqi në mesin e besimtarëve mysliman të këtij shteti. Edhe
sikur të mos realizohej e drejta e jonë për rindërtimin e Burmali Xhamisë në
qendër të Shkupit, mjafton që ky objektiv arriti që ti bashkojë të gjithë
myslimanët shqiptar të Republikës së Maqedonisë. Përderisa ekzistojnë
objektive të këtilla ne shpresojmë se me ndihmën e Zotit do të shohin
realizimin. Nuk do të ketë mundësi askush që të ndalojë të drejtën tonë.
Reflektimi i kundërshtive në anën tjetër forcon ende më shumë dashurinë dhe
vullnetin tonë për këtë objektiv. Shqiptarët mysliman me të vërtet duan që
ta shohin përsëri gjallë Burmali Xhaminë, atë monument
fetar-kulturor-historik e civilizues të shqiptarëve mysliman të këtij
shteti. Për ne, ky objekt është më shumë se xhami. Thjeshtë, është shkaku i
bashkimit tonë.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan