Vështrim shpirtit
Shkruar nga Enis Rama 
I bëhet qejfi shumë kur gabon ndokush në shoqëri, e ky të nxitojë ta përmirsojë 
atë.

Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun nga një përzierje e bashkëdyzuar e cila në 
vete pëmban virtyte dhe vese. Arsyeja e kësaj është të sprovohet njeriu, se 
cila nga këto dy fuqi do të ngadhënjejë te ai. Me përfilljen e mësimeve Hyjnore 
dhe arsyes së shëndoshë, ai do të jetë i aftë që t'i mposhtë tendecat e liga, 
vesin, të shëmturën dhe të kotën, ndërsa nëse tregohet neglizhent ndaj këtyre 
mësimeve, ai nuk do të jetë i gatshëm që të përballet me to dhe nga kjo arenë 
do të del si i mposhtur.

Disa prej këtyre veseve arrijnë të shfaqen dhe të bëhen pjesë e sjelljeve dhe 
kulturës së njeriut, e disa të tjera të cilat mbesin të mposhtura dhe nuk dalin 
në sipërfaqe. Por, ndodh që njeriu të mishërohet me këto vese deri në atë masë 
sa që nuk e vëren se ato i dirigjojnë qëndrimet dhe sjelljet e tij. Prandaj, 
lind nevoja për një mënyrë të përkryer dhe të sigurtë që t'i ndihmojë njeriut 
për të mundur veset e tij.

Rruga për eliminimin e këtyre veseve padyshim se nuk është e shkurtër dhe pa 
sakrifica. Mirëpo, cdo rrugë e gjatë fillon me një hap, e pastaj me insistimin 
e vazhdueshëm për të arritur në cakun e dëshiruar ajo mbaron.

Hapi i parë dhe vendimtar në këtë rrugë është që njeriu të pranoj betejë me 
veten e tij dhe pastaj të zhytet në thellësitë e saj, për të zbuluar dobësitë 
dhe gjithë atë që e shqetëson shpirtin e tij. Dijetarët e mirëfilltë e bënin 
një gjë të tillë me veten e tyre, në mënyrë që ato të shërbenin si modele dhe 
ecuri për të tjerët.

Lexuesve të nderuar të kësaj fleteje po ua paraqesim një përvojë të kombinuar 
të atyre që me një guxim të madh u zhytën në thellësitë e shpirtit dhe njëherë 
e përgjithmonë ngadhënjyen ndaj të keqës dhe të ligës.

Prandaj le të shërbejë përvoja e tyre si një pasqyrë para së cilës do t'i vëjmë 
vetet tona, ashtu që të shohim atë që kishin zbuluar ata, e më pas le t'i 
ndjekim gjurmët e tyre për të ngadhënjyer në këtë luftë.


Le të shohim pra se cilat janë rezultatet e këtyre zbulimeve?

- Shpirti e do rehatinë dhe pushimin, ndërsa urren punët e mundimshme edhe nëse 
janë për hir të Zotit dhe në rrugën e Tij.

- Ai posedon mjeshtri të rrallë në paraqitjen e arsyetimeve të ndryshme që kanë 
për qëllim largimin e përgjegjësisë në punë dhe kontribut.

- Gjithashtu, ai ka kureshtje të tepruar dhe shfaq interesim të madh përkitazi 
me punët që nuk i takojnë dhe nuk janë pëgjegjësi e tij.

- Ata gjetën se te uni i njeriut vazhdimisht shfaqet dëshira për t'i shërbyer 
atij e asnjëherë që ai t'i shërbej ndokujt.

- Vërejtën se qoftë edhe një fjalë më e rëndomtë ka mundësi ta shpërthejë 
hidhërimin në të, e më pas vazhdimisht të këmbëngul në hakmarrje ndaj atij që e 
ka lënduar.

- Unit aspak nuk i pëlqejnë fjalët "nuk e di" dhe nëse ndodh që ta pyet ndokush 
që e konsideron atë të dijshëm, atëherë mundohet që me cdo mjet ta arsyetoj 
këtë bindje qoftë dhe me padituri.

- Në polemika mundohet me cdo kusht të fitoj dhe gëzohet shumë nëse e arrin 
këtë, ndërsa nëse ndodh që kundërshtari t'ia qëllojë të vërtetës, atëherë kjo 
gjë e dëshpëron pamasë.

- Nëse ndodh që të ketë ngatërresa ose mospajtim me ndokë, atëherë i gëzohet 
cdo fatkeqësie që i ndodh atij, qoftë edhe devijimi nga feja.

- Kur gabon, insiston me të gjitha mjetet e mundshme ta arsyetojë gabimin duke 
pretenduar se cdokujt i ngjan një gjë e tillë. E nëse ndodh që tjetri ta bëjë 
të njejtin gabim, atëhere asnjë prej arsyetimeve për vete nuk i shpreh për atë.

- Kur prezanton në ndonjë tubim, ai do që të dëgjohet zëri i tij dhe të 
respektohet mendimi i tij, pavarësisht se a është i drejtë a jo, kurse ajo që 
më së tepërmi preferon në këto tubime është biseda për aftësitë dhe sukseset e 
tij.

- Shumë begati të cilat ia dhuroi Allahu dhe ia kanë lakmi të tjerët, mundohet 
që t'i arsyetojë se janë nga vet mundi dhe kontributi i tij, e assesi ose shumë 
rrallë e përmend se kjo është thjeshtë dhuratë e Zotit për të, e mbase shumë 
lehtë dikush tjetër ka mundur të jetë në vendin e tij.

- Nëse i bënë mirë ndokujt, atëhere kërkon që ky t'i mbetet atij borxhli i 
përjetshëm, përndryshe pason ankimi publik dhe pëbuzja e vazhdueshme.

- I bëhet qejfi shumë kur gabon ndokush në shoqëri, e ky të nxitojë ta 
përmirsojë atë.

- Ai frikësohet shumë nga varfria dhe jeta e rëndë, e kjo mund ta shpie edhe në 
punë dhe aktivitete të ndaluara në mënyrë që ta sigurojë ekzistencën, 
pavarësisht dëmeve që i sjell ky fitim për fenë e tij.

- Nëse kërkohet prej tij të jap lëmoshë apo të kontriboj për ndonjë projekt të 
dobishëm, atëherë arsyetohet se i duhen atij dhe familjes së tij.

- I pëlqen bartja e fjalëve dhe shumë lehtë i beson thashethemeve, në veqanti 
atyre që i shkojnë përshtati.

- Emocionet shpeshherë ndodh të jenë aleat i fuqishëm kundër logjikës së 
shëndoshë, e që në bazë të kësaj të dështuar, ai ndërton qëndrime dhe mer 
vendime.

- Nuk e prish rehatinë dhe komoditetin edhe nëse një gjë të tillë e kërkon 
kryerja e ndonjë obligimi apo largimi nga ndonjë e keqe.

- Mllefoset për gjërat e thjeshta të kësaj bote dhe nuk e përmban mllefin që po 
shpërtheu merr me vete shumë viktima.

- Prej të ligave të shpirtit është se begatitë e dhuruara atij nga Allahu nuk i 
cmon, por gjithnjë lakmon të huajat.

- E nëse ndodh t'i cmojë ato, atëhere nuk e falënderon Allahun ose së paku e 
bën këtë vetëm me gjuhë duke mos carë kokën për format e tjera të falënderimit.

- Nëse e godet ndonjë gjë e pakëndshme ose nuk i realizohet ajo që synon, 
atëherë hidhërohet në caktimin e Zotit. Nëse e përmban veten nga fjalët, ai nuk 
përmbahet dot nga mendimi se po të ndodhte ndryshe, do të ishte më mirë për të 
dhe më e dobishme.

- Nuk i pëlqen aspak vetëkritika, ashtu që për cdo akuzë, qëndrim negativ ose 
kur të hasë në tretman të papërshtatshëm nga të tjerët, në vend se ta 
korrigjojë sjelljen dhe moralin e tij, ai i akuzon të tjerët se ia bëjnë këtë 
ngase është musliman/e dhe se ata e urrejnë Islamin.

- Dëgjon ligjërata dhe prezanton në shumë tubime të dobishme, mirëpo të gjitha 
ato që i përfiton përfundojnë me fjalët "do ta bëjë e do t'ia filloj".

- Më herët ka pasur një të kaluar të bujshme dhe ka qenë vazhdimisht i 
privilegjuar dhe tani kur është bërë pjesëtar i ri i shoqërisë islame nuk i 
intereson fakti se në atë shoqëri ka shumë të atillë si ai, por kërkon nga të 
tjerët që kjo shoqëri e gjerë ta trajtoj ashtu si e kishte trajtuar dikur 
shoqëria e tij e ngushtë, dhe nëse ndodh e kundërta atëherë i akuzon të tjerët 
se nuk e kanë kuptuar si duhet vëllazërinë islame.

- Pasi që tani vet është udhëzuar dhe i ka hapur sytë në rrugën e Zotit, të 
tjerët i shikon nga lartë dhe me përbuzje, si të mjerë e të devijuar, e nuk i 
shikon me syrin e mëshirës dhe të kaluarës së tij se edhe ai dikur kishte qenë 
si ata dhe se Zoti e përfshiu me mëshirën e Tij.

Këto janë disa nga pikat që ia vlen të përmenden, e që nuk do të thotë se janë 
të vetmet apo të gjitha të pranishme te një individ. Prandaj nuk bën të 
kuptohet se janë përfshirë të gjithë me këto vërejtje, mirëpo ajo që kërkohet 
të kuptohet nga e tërë kjo janë dy gjëra:

- të njihemi me hapat e parë drejt fisnikërimit të shpirtit dhe

- të kemi një pasqyrë për të parë veten tonë dhe një model për tu krahasuar me 
të.

Prandaj, këshilloj të gjithë ta ndërmarrin këtë hap të guximshëm dhe t'ia 
lexojmë vetes së tyre këto të meta para se ato të lexohen në Ditën e Gjykimit
[2/6/2010 4:14:47 PM] Harley.D.Girl: Ndryshimi midis shkolles dhe jetes: Ne 
shkolle meson dhe pastaj testohesh, Ne jete testohesh dhe pastaj meson.




                                          
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free. Sign up now.     
                                  
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan