A ke llogaritur ndonjëherë se sa shpërblime je duke fituar? 
 
 
 



 




 
  Po nëse lexon më shumë, 
bëje llogari sa ke për të fituar! 






E nderuara muslimane, a je prej atyre që falin 5 kohë namaz dhe 
lexojnë Kuran? Elhamdulilah! A ke llogaritur ndonjëherë se sa 
shpërblime je duke fituar? Shife se sa Allahu i Madhërishëm.

Es-selamu alejkum = 10 sevape 
                                                                                
                                    
Es-selamu alejkum ve Rahmetullah = 20 sevape

Es-selamu alejkum ve Rahmetullahi ve berekatuhu = 30 sevape 

A lexon Kuran?

Për një shkronjë që lexon nga Kurani, Allahu të shpërblen me 10 
sevape.

-1 resht në Kuran ka 30-40 shkronja. 40 × 10 = 400 sevape

-1 faqe në Kuran ka 15 reshta. 15 × 400 = 6000 sevape

Do të thotë se nëse lexon 1 faqe Kuran në ditë ke fituar 6000 
sevape.

Po nëse lexon më shumë, bëje llogari sa ke për të fituar!

A fal NAMAZ? 

-Surja El-Fatiha (Elhami) ka 122 shkronja arabe. 
122 × 10 = 1220 sevape.

-Suren El-Fatiha në 5 kohë të namazit e lexon 17 herë vetëm 
në farze. 17 × 1220 = 20740 sevape.

- Nëse falë edhe 12 rekat sunnet jashtë farzeve në ditë. 
12 × 1220 = 14640 sevape.

20740 + 14640 = 35380 sevape ke fituar vetëm me Suren 
El-Fatiha që ke lexuar, e sa shpërblime do të fitosh kur lexon 
edhe Sure të tjera, edhe nëse janë  të shkurta, por  tek Allahu 
vlejnë shumë. 

-E nëse di dhe lexon nga gjysmë ose nga 1 faqe në çdo rekat, 
kështu ke fituar më shumë se 80‘000 sevape.

A nuk është Allahu Bujar dhe shpërblen pa masë. Mos i le 
këto shpërblime, a mos ke shumë sevape që i lë këta?! 
„Nuk ka XHENNET pa NAMAZ“!

„Vërtet midis njeriut dhe shirkut dhe kufrit qëndron 
lënia e namazit.“   
                                                            
„Lexoni Kuran, sepse në Ditën e Kiametit ai do të vjen dhe 
do të dëshmojë për ata të cilët e kanë lexuar atë (do të bëj 
shefat për ta).

“Kurani ka 604 Faqe. 
604 × 6000 sevape = 3΄624΄000 sevape.


A ke bërë Haxhillëkun ose Umrën?

Vlera e namazit në Mekë dhe Medinë

1 NAMAZ në Qabe ka vlerë sa 100΄000 namaze jashtë Qabesë

5 NAMAZE  sikur me i falë  500΄000 namaze 

500΄000 NAMAZE është si me i falë jashtë Qabesë më shumë 
se 270 vjet. 270 vjet për 5 namaze në ditë që ke bërë. A akoma 
po pret dhe nuk ke vendosur ta bëjnë  Haxhillëkun ose Umren?!

1 NAMAZ në MEDINE është e barabartë me 1΄000 namaze jashtë Medinës

5 NAMAZE sa  5΄000 namaze. Do të thotë se për 5΄000 namaze 
diku tjetër të duhen afër 3 vite që t’i falësh këta 

(5 namaze × 365 ditë = 1825 namaze për 1 vit)

Llogariti ato ditë që qëndron në Meke dhe falesh në Qabe dhe në 
Xhaminë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, 
në Medine gjatë Haxhillëkut ose Umres sa shpërblime Allahu 
xheleshanehu të shkruan. Nxito dhe shpëtoje vetën. “Kurse për 
Haxhin e pranuar,nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.“ 
(hadith, transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Llogaria e 1 njeriut 63 vjeçar

1 ditë = 24 orë. Njeriu 8 orë fle, 8 orë punon dhe 8 orë i ka të lira 
(1 orë gjatë një dite ka bërë namaz) = 24 orë. 

63 vjet e ndajmë në  3 pjesë. Kështu 21 vjet ka qenë në  gjumë, 
21 vjet në punë dhe 21 vjet i ka kaluar ashtu të lira, kurse me ibadet 
ndaj Allahut duke falur namaz i ka kaluar vetëm 3 vjet!

Ja Allah, na mundëso që të Të bëjmë sa më shumë ibadet, na i 
prano veprat tona, na fal, dhe me Mëshirën Tënde na fut në 
Xhenet! AMIN!  
   
 

 




 






Windows Live: Keep your friends up to date with what you do online. 


Windows Live: Make it easier for your friends to see what you’re up to on 
Facebook. 


Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail 
you. 


Windows Live Hotmail: Your friends can get your Facebook updates, right from 
Hotmail®.                                    
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection. Sign up now.              
                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan