Dragan Pavlloviq Llatas vs
Gazetarët<http://www.gazetaimpakt.com/artikulli_kolumn.php?id=34#>

*Hamdi Nuhiju*
*http://www.gazetaimpakt.com/artikulli_kolumn.php?id=34

*Aferat janë shndërruar në fenomene në Republikën e Maqedonisë. Asnjë
periudhë nuk kalon pa ndonjë aferë të caktuar. E veçanërisht në këto momente
kur po bëhet një presion i madh ndërkombëtar ndaj Maqedonisë dhe Greqisë për
zgjidhjen e kontestit ndërmjet veti rreth çështjes së emrit kushtetues të
Maqedonisë. Si zakonisht në konteste të këtilla lojën kryesore e luajnë
ndërmjetësit ndërkombëtar, ndërkaq lojtarë janë vet pjesëmarrësit në
kontest.
Greqia dhe Maqedonia ka gati 20 vite që nuk merren vesh rreth kësaj
çështjeje. Brenda kësaj periudhe dy dekadëshe, presioni ndërkombëtar nuk ka
qenë kaq shumë i nxjerrur në pah. Beteja e këtillë është zhvilluar dhe po
zhvillohet në dy linja, politik dhe gazetari. Në esencë, këto dy linja nuk
munden të jenë të ndara indirekt asnjëherë.
Janë shkruar shumë mendime,opsione ,plane, strategji nëpër mediat e
Maqedonisë dhe Greqisë rreth kësaj problematike. Opinioni publik shpesh herë
edhe është manipuluar prej disa mendimeve ose opsioneve që janë ofruar si të
sakta. Por, deri tash nuk ka pasur ndonjë tendosje serioze ose turbullim të
ujërave në gazetarinë e Maqedonisë.
Në mënyrë të detajizuar janë analizuar të gjitha propozimet, edhe ato të
Greqisë edhe ato të Maqedonisë. Është parë edhe mundësia e tolerimit nga ana
e Maqedonisë në lidhje me këtë kontest, madje edhe është vizatuar edhe vija
e kuqe e cila nuk tolerohet që të kapërcehet. Në mesin e tolerimeve dhe
vijës së kuqe, gjithmonë gjenden opinionbërësit të cilët përgatisin terrenin
për të mos krijuar ‘shok’ politik në mesin e qytetarëve të këtij vendi.
Natyrshëm opinionet në Greqi përkrahin pozicionin e Greqisë, ndërkaq
opinionet që jepen në Maqedoni përkrahin pozicionin e Maqedonisë.
Edhe pse edhe në Greqi edhe në Maqedoni ka opinionbërës të tillë të cilët
favorizojnë pozicionin e shtetit fqinj dhe jo të shtetit ëmë. Kjo gjë mund
të quhet edhe si lobim grek në Maqedoni, ose lobim maqedonas në Greqi. Kësi
gjëra kanë ndodhur në të kaluarën, po ndodhin në të sotshmen dhe me siguri
se do të ndodhin edhe në të ardhmen. Por në lobingje të këtilla, gjithmonë
ka pasur njerëz që kanë shkuar kurban. Varet prej peshës së propagandës dhe
lobingut që bëhet.
As Greqia e as Maqedonia në pozicionet e tyre ndërkombëtare nuk gjenden
mirë. Greqia ka probleme ekonomike, dhe një bllokim të madh ekonomik nga ana
e Bashkimit Evropian, ndërsa Maqedonia ka bllokime për futje në NATO dhe BE
nga ana e Greqisë. Në këtë rast, pozicioni i Greqisë në sferën ndërkombëtare
është pak më i favorizuar sesa ai i Maqedonisë.
Greqia kësaj here bëri lëvizjen më të rrezikshme dhe më të guximshme të
mundshme. Ajo në pozicionin e saj ndërkombëtar dhe Ballkanik ka mbështetje
të fuqishme nga ana e Serbisë. Ndërsa Serbia ka qendra të fuqishme të
opinionbërjes në Maqedoni, madje ka të futur duart e veta edhe në Shërbimin
Sekret Maqedonas. Greqia, përmes mikut të saj të përhershëm Serbisë krijoi
aferën e radhës në Maqedoni. Dragan Pavlloviq Llatas i njohur në gazetarinë
e këtushme si një njeri ekstremist dhe i dyshimtë, ishte aktori kryesor i
kësaj ngjarjeje pro Greqisë. Ai në një shkrim të tij theksoi se Greqia i
paguan gazetarët e vet në Greqi dhe Maqedoni që të kalojë propozimi i
Greqisë. Në esencë kjo deklaratë duket pro Maqedonisë dhe kundër Greqisë
duke i shpallur si fajtor të gjithë ata gazetar që kanë shkruar për këtë
çështje. Por, personalisht kam ndjekur veprimtarinë e këtyre gazetarëve
rreth kësaj çështjeje, gazetarë këto të akuzuar nga ana e Dragan Pavlloviq
Llatas, dhe askund nuk kam hasur një mbështetje të propozimit të Greqisë nga
ana e këtyre gazetarëve. Këta gazetarë thjeshtë kanë vepruar dhe punuar pro
propozimit të Maqedonisë dhe kanë përgatitur terrenin që nëse Maqedonia
detyrohet që të bëjë tolerime, atëherë të mos krijohen kriza politike në
mesin e qytetarëve të këtij vendi, por qytetarët të jenë të përgatitur edhe
për ndonjë rast eventual për tolerim.
Logjika e Llatasit dhe paguesve të tij, është që Maqedonia të mos përgatitet
të bëjë tolerime, dhe opinioni në Maqedoni të jetë gjithmonë në luftë kundër
Greqisë, dhe në momentin e bërjes së tolerimeve nga ana e Maqedonisë në këtë
shtet të krijohet një kaos dhe krizë politike. Në këtë mënyrë të shtrihet
ndikimi serb dhe grek në Maqedoni, dhe të përfitojnë nga rasti për të kapur
pozicionet e ndryshme strategjike në këtë shtet.
Gazetarët të cilët ishin të përmendur në tekstin e Llatasit , përgatitën një
padi penale ndaj tij dhe shpresojnë që betejën e tyre do ta fitojnë.
Përndryshe opinioni në Maqedoni është mësuar me kërcënime në gazetari si me
këtë rast, si me rastin e kërcënimit të Menduh Thaçit ndaj gazetarit Iso
Rusi në gazetën “Koha”.
Pozicioni i shqiptarëve në këtë rast sipas mendimit tim duhet të jetë pro
Maqedonisë. Shqiptarët nëse marrin pozicion pro Greqisë, atëherë mundësojnë
fuqizimin e një Greqie e cila ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë,
atëherë mundësojnë forcimin e aleatit kryesor në Ballkan të Serbisë një
shtet që rrezikon pavarësinë e Kosovës. Vet ekzistenca e shtetit të
Maqedonisë është faktor stabiliteti në Ballkan. Si duket këtë gjë e kanë
kuptuar shumë mirë maqedonasit , prandaj edhe bëjnë diskriminime ndaj
shqiptarëve në këtë shtet. Shpresojmë që këtë pozicion ta kuptojnë një ditë
edhe shqiptarët e Maqedonisë, dhe të bëjnë lojërat politike në frymën e
këtij pozicioni me qëllim të mirëqenies ekonomike, politike, sociale dhe
kulturore.

http://www.gazetaimpakt.com/artikulli_kolumn.php?id=34

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan