Besimi në botën tjetër
Kur kanë besuar njerëzit në ekzistimin e botës tjetër? Sa mund t`u besojë
njeriu shqisave të tij? A mund ta mashtrojnë atë shqisat? A ka ndonjë element
tjetër për të besuar pos shqisave?
Një nga parimet bazë të të gjitha legjislacioneve qiellore, bazë e librave të
shenjta dhe e të gjithë të dërguarve nga Allahu i Madhëruar, ka qenë që
njerëzve t`ua shpjegojnë ekzistimin e botës tjetër dhe se i gjithë njerëzimi do
të ngjallet për të dhënë llogari para të Madhit Zot. Dhe jo vetëm që ka qenë
dhe është parim i librave qiellorë, por është edhe natyrshmëri e mbjell në vetë
shpirtin e njeriut, në natyrën e tij shpirtërore, në botën e tij të brendshme,
ashtu siç është e mbjell bindja për ekzistimin e një superfuqie absolute, e
cila mbizotëron mbi këtë gjithësi dhe e cila ka ndikim të drejtëpërdrejtë edhe
në jetën e njeriut. Nga ky kontekst gjejmë se të gjiths shoqëritë, të gjithë
popujt kanë besuar në diçka të tillë, apo thënë ndryshe nuk ka ekzistuar
asnjëherë ndonjë shoqëri e cila ka qenë e pafe, siç është e vërtetuar edhe
shkencëtarisht nëpërmjet zbulimeve të ndryshme arkeologjike, etnologjike etj.,
ku në lidhje me këtë thotë edhe filozofi i njohur grek Sokrati : "Ashtu siç
ndjen njeriu nevojë të domosdoshme për ajër, ujë e ushqim, ashtu ndjen edhe
shpirti ynë një nevojë të domosdoshme për një ushqim kuptimor qiellor dhe kjo
ndjenjë në traditën tonë quhet fe, në të cilën është udhëzuar në të njeriu i
parë".
Pastaj, se a janë ato besime monoteiste apo politeiste nuk do t`i qasemi këtë
herë, ngaqë nuk kemi atë për synim, ashtu siç nuk do t`i qasemi fundit të kësaj
bote, mënyrës së shkatërrimit dhe të përfundimit të jetesës në të, e as
ringjalljes dhe mënyrës së llogaridhënies para Krijuesit të gjithësisë, të
cilat janë tema në vete dhe ndoshta na vijnë më vonë. Por, desha t`i qasem
mënyrës së të besuarit në botën e fshehtë, gjegjësisht sjelljes së disa fakteve
e dëshmive apo parimeve për ata njerëz të cilët mohojnë të besojnë jashtë asaj
çka e shohin apo prekin, jashtë asaj çka e ndjejnë me shqisa. Për t`i bindur
ata, apo për t`i sfiduar se edhe ata besojnë në diçka çka është e fshehtë, ku e
fshehtë është edhe bota tjetër, e nëse beson në atë, duhet të besosh edhe në
këtë.
Njeriu atë që e ndjen me shqisat e tij nuk dyshon se është e vërtetë dhe se
ekziston apo jo. Nga kjo nuk dyshon në ekzistimin e diellit e të hënës ngase po
i sheh. Nuk dyshon ne ekzistimin e ezanit që thirret nga xhamia, apo të këngës
nga ndonjë këngëtar ngase po i dëgjon. Dhe natyrisht në këtë nuk ka dilemë. Por
nëse e fusim penën në gotë të mbushur me ujë dhe e shikojmë me sy, na del se
ajo është e thyer, a ne e dimë se pena nuk është e thyer. Apo nëse shohim në
kinema ndonjë film me fantazma, e pastaj rrugës duke u kthyer në shtëpi na
duket se po i dëgjojmë disa zëra, apo na duket se ata janë afër nesh dhe se po
ecin me ne, apo bile edhe po na ndjekin, a në realitet nuk ekziston asgjë nga
ajo çka po ke frikë.
Magjistarët shfaqin gjëra të cilat janë jashtë logjikës së njeriut psh. nga
faculetat dalin pëllumbat, apo lepujt. Ashtu na duket me sytë tanë, por në
realitet një gjë e tillë nuk ekziston.
Prandaj duhet të pranojmë se shqisat gabojnë, se ato imagjinojnë, mashtrojnë.
Mendoj se këto gjëra nuk mund t`i mohoj askush. Por kjo nuk do të thotë që
shqisave tona mos t`u besojmë ngase Krijuesi na ka pajisur me një element
tjetër shumë të fortë apo bindës për arritjen e njohjes apo zbulimit të
ekzistimit të asaj çka e ndjejmë, e që është mendja. Kështu që mendja kur e
sheh herën e parë lapsin e thyer në gotë mund të luhatet, por së dyti ajo e
kupton se ajo çka po e sheh shqisa e shikimit tashmë nuk është reale.
Por sendet në të cilat shqisat gabojnë apo mashtrojnë janë pak, janë të
kufizuara, kështu që nuk dobësojnë parimin se atë çka e ndjen me shqisa dhe e
kontrollon mendja, është e vërtetë.
Nëse pajtohemi me atë që u cek më lart, të besuarit në atë që e ndjejmë me
shqisa, atëherë ç`të bëjmë me ato gjëra që nuk i kemi parë e as nuk i kemi
ndier?! Natyrisht se edhe në to besojmë, pa dyshuar fare, ngase për to na ka
folur dikush, na ka treguar dikush, psh ne nuk e kemi parë betejën e Kosovës,
sepse nuk kemi qenë në atë kohë, por nuk dyshojmë se ajo ka ndodhur. Ne nuk
kemi qenë në Argjentinë e Peru, por besojmë se ato ekzostojnë. Ne nuk e kemi
parë Musain a.s duke u ballafaquar me faraonin - Mbretin e Egjiptit, por e
besojmë.
U besojmë këtyre gjërave ngase ato kanë ardhur nëpërmjet lajmeve të njerëzve të
ndryshëm, të vendeve ndryshme, gjeneratave të ndryshme. Mundësia e tyre për t`u
marrë vesh për të gënjyer që të gjithë ka qenë e pamundur. Bile nëse shikojmë
këtë do të gjejmë se gjërat të cilat i besojmë e nuk i kemi parë dhe nuk i kemi
përjetuar me shqisa janë shumë më shumë sesa ato që i kemi parë e përjetuar me
shqisa.
E nëse detyrohemi t`u besojmë gjërave të kaluara që na kanë ardhur nëpërmjet
njerëzve të besueshëm, çfarë arsye ka mos t`u besojmë edhe gjërave që do të
ndodhin në të ardhmen, nëse edhe ato na vijnë nëpërmjet njerëzve të besueshëm
?! Kaq këtë herë. Në javën e ardhshme, me emrin e Allahut xh.sh, vazhdojmë po
me të njëjtën temë. Selam alejkum!
vazhdon...
Epoka e re - e premte 29 janar 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk
Fundi i Botës
Sa është largësia e njohurisë që e arrijnë shqisat dhe a janë ato në gjendje ta
kuptojnë krejt çka ekzoston? Ç`është imagjinata? A ka kufij ajo, apo është e
lirë?
(vijon nga artikulli i javës së kaluar)
Javën e kaluar cekëm disa fakte për ata të cilët i thonë vetës "materialistë",
duke besuar vetëm në atë që mund të perceptohet me shqisa, për të treguar se
edhe ata medoemos besojnë në gjëra që dalin jashtë shqisave. Ndër ato fakte të
cilat i sollëm ishte se njeriu mund t`i perceptojë gjërat nëpërmjet shqisave
duke u ardhur në ndihmë atyre edhe mendja, mirëpo besojmë edhe në gjëra të
tjera, të cilat nuk janë të pranishme para nesh, por ato i kemi arritur
nëpërmejt lajmeve të sigurta, bile këtu janë edhe më shumë sesa ato që i
perceptojmë me shqisa. Andaj erdhëm në përfundim se, ashtu siç arrihet te
bindja e fortë nëpërmes shqisave dhe vështrimit, po ashtu arrihet edhe
nëpërmjet dëshmive të transmetuesve. E vazhdojmë edhe sot për t`i sjellë disa
fakte të tjera bindëse, për të besuar në gjëra të fshehta:
Sa është largësia e njohurisë që e arrijnë shqisat dhe a janë ato në gjendje ta
kuptojnë krejt atë që ekziston? Apo thënë ndryshe: a ka mundur ndonjëra nga
shqisat ta zbulojë gjithë atë që gjendet në botë mbi të cilën ka vigjiluar?
P.sh. nëse dalim në natyrë dhe vështrojmë gjithë atë që gjendet para nesh, sa
larg sheh syri ynë?! Pastaj në mes asaj që sheh syri ynë ka edhe shumë gjëra të
cilat, edhe pse ekzistojnë, ai megjithatë nuk i sheh, p.sh tek një largësi prej
njëqind metrash mund të ketë buburreca, apo insekte të tjera, më të mëdhenj apo
më të vegjël, por ne nuk i shohim, pastaj ai buburrec apo ai insekt sigurisht
se ka zë, por ne atë nuk e dëgjojmë, por patjetër se dikush edhe e sheh atë
buburrec edhe ia dëgjon zërin. Ose marrim gotën me ujë dhe ne në të nuk vërejmë
tjetër pos ujit të rëndomtë, ani pse aty brenda në gotë ka me miliona
mikroorganizma të cilët qarkullojnë e lëvizin.
Vendosim mjaltin në kuzhinë e cila ka aromën e vet, por ne nuk e ndiejmë atë
ndërsa buburreci ia ndien erën, për atë edhe i ofrohet atij mjalti. Po ashtu
ndodh edhe me aromën e sheqerit. Bile edhe më qartë se kaq, jemi në dhomë duke
ndenjur në një qetësi të plotë, fare zëra nuk dëgjojmë. Për një çastë ngrihesh
në këmbë dhe hap radion, ku tashmë ndien zëra të ndryshëm. Zëra këta të cilët
kanë qenë edhe më herët nëpërmjet valëve të ndryshme, por ja që ti nuk i ke
dëgjuar, por në realitet ata kanë ekzistuar. Pra vijmë në përfundim se shumë
gjëra nuk hynë në sferën e shqisave apo ndjenjave, ani pse ato ekzistojnë dhe
ne besojmë thellë në ekzistimin e tyre.
Allahu i Madhëruar për t`iu ndihmuar shqisave dhe për t`i plotësuar ato ka
krijuar imagjinatën, ashtu që falë kësaj dhuntie të Allahut njeriu mund ta
perceptojë një objekt të cilin e ka parë më herët, por tash nuk e ka para syve
të tij. p.sh ai i cili ka qenë në Mekë dhe ka parë Qabën e shenjtë, sa herë që
do mund ta paraftyrojë dhe ta përshkruajë Qabënë, iu duket sikurse është duke e
parë tani. Po ashtu ndodh edhe me ndonjë zë që e kemi ndëgjuar më herët.
Mirëpo, a thua imagjinata është e kufizuar apo e lirë? Thënë ndryshe, a mund të
paraftyrojë diç që nuk e kam ndier me shqisa?! Kemi dy lloje imagjinatash.
Imagjinata konstruktive është ajo që është ndërtuar më herët, është imagjinatë
reale, siç thamë të perceptuarit e Qabesë, dhe imagjinata destruktive, e cila
është joreale, ku njeriu imagjinon diçka çka është jashtë shqisave të tij. p.sh
thotë Allahu i Madhëruar: "Nëse të pyesin ty për shpirtin, thuaju: ajo është që
i takon Zotit tënd, ndërsa juve u është dhënë fort pak dituri" (Kuran, 17:85)
Shtrohet pyetja, si do ta imagjinonte njeriu shpirtin kur as nuk e ka parë e as
nuk e ka dëgjuar, as aromën nuk ia ka ndier e as nuk e ka prekur?! Ose si do
t`i imagjinonte njeriu melaqet - engjëjt, kur ai nuk i ka parë asnjherë?! Kur
kam fjalën te melaqet, më kujtohet kur isha i vogël, disa ashkali i sillnin
disa vizatime, kinse Ibrahimi a.s duke dashur ta therte birin e tij Ismailin, e
në anën tjetër zbriste një melaqe nga qielli me një dash në dorë, për t`ia
dhënë Ibrahimit si kompensim në vend të birit të tij që ta therë kurban.
Ibrahimi ishte i vizatuar në formë të një plaku me mjeker të bardhë, e Ismaili
si një djalosh i ri.
Deri këtu ta zëmë se ishte në rregull, ngase ashtu edhe mund të imagjinohen ata
dy babë e bir, edhe pse artisiti i cili i ka vizatuar nuk i ka parë, por a thua
si e ka imagjinuar melaqen të cilën nuk e ka parë kurrë?! E ka bërë në formë të
një vajze të re, të bukur, me fustan të gjatë dhe me krahë. A thua ashtu është
melaqja?! Asnjëherë. Por kjo është ajo imagjinata destruktive, e cila del
jashtë shqisave dhe asnjëherë njeriu nuk është në gjendje ta imagjinojë ashtu
siç ekzoston, apo siç është reale.
Të njëjtën gjë e hasim edhe me imagjinatën e djallit të mallkuar. Nga kjo
themi si ta imagjinojmë xhenetin dhe të mirat e tij, xhehenemin dhe vuajtjet në
të?! Si mund ta imagjinojmë njërin apo tjetrin, kur ajo që është në atë botë
është krejt ndryshe nga ajo çka kemi në këtë botë?! Pra përfundimisht themi se
edhe shqisat edhe mendja e edhe imagjinata janë të kufizuara. Kaq sa për sot, e
inshallah javën tjetër vazhdojmë po me të njëjtën temë.
Deri atëherë selam alejkum ve rahmetullah!
vazhdon...
Epoka e re - e premte 5 shkurt 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti : www.ferki-mirena.tk
Fundi i Botes
Sa eshte ne gjendje mendja te gjykoje? A ka kufij ajo mendje? A ka njerez
vertet ateiste, apo edhe ata ndonjehere kthehen ne fe?
(vazhdon nga java e kaluar)
Ne dy artikujt e meparshem thame se njeriu vjen deri te njohja e gjerave
nepermjet shqisave duke ju ardhur ne ndihme atyre, natyrisht, mendja, dhe se
keto shqisa jane te mangeta. Pastaj njeriu ka imagjinaten, e cila shume u
ndihmon shqisave dhe, sikur mos te ishte ajo imagjinate, njeriu do te ishte
teper i manget, mirepo edhe kjo imagjinate, ashtu si shqisat dhe mendja, eshte
e kufizuar. Keto ishin faktet te cilat u munduam ne pika te shkurtra t`i
sqarojme gjate dy artikujve te dy javeve te kaluara. Por, te shkojme edhe me
tej per te sjelle fakte te tjera bindese per te besuar ne gjera te mshehta.
Kemi cekur me heret se mendja gjykon ate qe vigjilojne shqisat se a e kane mire
apo keq. P.sh kur syri sheh magjistarin se si po nxjerr nga faculeta e tij
dhjetera lepuj, ajo nderhyn e thote: kjo eshte e pavetete dhe se neve vetem
syri po na mashtron, perndryshe eshte e pamundur te dale nga faculeta lepuri.
Mirepo, a thua sa eshte ne gjendje mendja ta gjykoje? A ka kufij ajo mendje?
Mendja mund te kuptoje e te gjykoje vetem ate qe eshte brenda kohes dhe
hapesires, perndryshe ajo cka del jashte ketyre dy faktoreve ajo nuk eshte ne
gjendje ne menyre absolute qe ta perceptoje e te gjykoje per te. P.sh nese vjen
nje plak i odave dhe na thote se dikur kane qene dy persona shume te mdhenj,
Mujo dhe Halili, saqe stalla e kuajve te tyre ka qene sa nje shtepi e sotme tre
kateshe, mirepo ata nuk kane qene as ne kohen e turkut, e as para turkut, as ne
kohen e ilireve e as para tyre, e as pas tyre, por ajo cka eshte e sigurt eshte
se ata kane qene. Mendja kete nuk do te mund ta kuptoje asnjehere, sepse e
kerkon kohen se kur kane qene ata. Ose nese dikush thote se: ekzisoton nje
qytet i bukur, mahnites, mirepo ai nuk eshte as ne toke e as ne qiell. A do te
pajtohej mendja me kete?! a do te jete ne gjendje ta perceptoje ate te dhene e
cila nuk lidhet as me vend e as me hapesire?! Asnjehere?! Nese eshte keshtu
atehere themi: si eshte ne gjendje mendja e njeriut ta perceptoje Lartmadherine
e Allahut apo cilesite e Tij, ta gjykoje Ate, kurse Ai eshte jashte hapesires?!
Natyrishte se nuk ka mundesi, ashtu sic nuk ka mundesi ta perceptoje e ta
kuptoje ceshtjen e shpirtit, ceshtjen e jetes pas vdekjes e keshtu me radhe.
Te gjithe njerezit, pa dallim a jane besimtare apo ateiste, qe te gjithe kur
jane ne zor te madh, kthehen tek Allahu i Madheruar dhe kerkojne nga Ai ndihme.
Kur njeriun ta kape ndonje frike e madhe si lufta, apo semundje e rende nga e
cila pak shpreson ne sherim, pasi gati sa i ka humbur shpresat nga njerezit, ai
vetvetiu instinktivisht kthehet dhe kerkon ndihme nga nje fuqi e madhe te cilen
nuk e ka pare, por e ka ndier thelle ne zemren e tij. Nuk ka kush qe me bind
mua se Enveri e Titoja nuk e kane ndjere ne shpirtin e tyre nje fuqi te madhe
te ciles iu kane drejtuar, se paku kur kane qene ne hall te madh, apo kur e kan
ndier afer vdekjen, por para njerezve e kane fshehur ate sepse haptazi e kane
kundershtuar. Keta dy "ateiste" nuk kane qene te rangut te Faraonit, i cili ka
jetuar ne kohen e Musait, e i cili jo vetem qe mohonte Zotin, por e
konsideronte veten si zot. Megjithate, kur i erdhi vdekja - qe u fundos ne det
- tha: "Besova se buk ka zot tjeter pos Atijqe i besuan Beni Israilet (Musa me
popullin e tij)" (Junus: 90), por natyrishte se ishte teper vone per te, ashtu
sic u be vone per Enverin dhe Titon dhe per shume ateiste te tjere pas dhe para
tyre. Kam lexuar diku se e bija e Stalinit ka botuar "kujtimet e saj" dhe aty
kishte cekur se si ajo i eshte kthyer fese me gjithe faktin se ajo eshte rritur
ne djep te ateizmit. Pra, cdo njeri i mire apo i keq, besimtar apo ateist, ne
shpirtin e tij thelle e ndjen nje nevoje per te besuar ne dicka te madhe, per
t`iu drejtuar asaj fuqie te madhe se paku kur eshte ne zor te madh, e qe ne
realitet ajo eshte e mbjelle ne zemren e tij, ne natyrshmerine e tij, e qe ne e
quajme ate besim apo fe. Shpesh me kujtohen shqiptaret tane gjate luftes si
"refugjate" neper Shqiperi e Maqedoni, se si u ndjenin shume afer Zotit dhe
thuajse te gjithe kur flisje per fe te degjonin me vemendje, ndersa pas
perfundimit te luftes dhe kthimit te tyre ne shtepite e tyre, pasi nuk kishte
me frike, sikurse filluan ta konsiderojne veten te panevojshem per fe. Pra, jo
rrallehere ndodh qe ky njeri te kthehet me dashje a padashur ne natyrshmerine e
tij ne te cilen eshte i lindur me te. Andaj, nese do te thuash apo te
konstatosh nga ky kontekst se nuk ka njeri ateist, mund te thuash dhe nuk gabon
fare. Por ajo cka ndodh me njerezit eshte se kete natyrshmeri njerezore
ndonjehere e mbulojne epshet, deshirat, pasionet, interesi i madh i dynjase, e
pastaj kur ta tronditin ate tmerret, rreziqet e hedh nga vetja ate mbulese dhe
paraqitet besimi. Per ate arsye, ne Islam, ai i cili e mohon Allahun quhet
"kafir/qafir" , e qe ne i themi mosbesimtar, apo jomysliman. Por, kuptimi i
ngushte i kesaj fjale eshte: ta mbulosh dicka, ta mbulosh realitetin e
ekzistimit te Allahut, ta mbulosh ndjenjen e tij te brendshme per ekzistimin e
Allahut - Krijues i gjithesise.
Nga kjo themi se eshte e pamundur qe njeriu te jetoje e te vdese pa menduar ne
Zotin e kesaj gjithesie, mirepo ai mund te jete mendjeshkurter e mos te arrije
ta njohe Zotin e vertete, per cka mund te adhuroje gjera te tjera duke menduar
se ka adhuruar apo i eshte drejtuar Zotit te vertete, ashtu sic ka mundesi
shume here qe familja dhe shoqeria te jane shkaktare qe ai person mos ta gjeje
rrugen e vertete.
Kaq sa per kete jave. Deri javen e ardhshme, selam alejkum ve rahmetullah!
Epoka e re - e premte 12 shkurt 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Pergatiti: www.ferki-mirena.tk
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur