http://www1.voanews.com/english/news/science-technology/1001-Inventions-and-Muslim-Heritage-84281937.html



1001 Shpikjet dhe Trashëgimia Muslimane 

Kafeja, kompjutori dhe makina e pistoneve – a mund të imagjinojmë një botë pa 
to? Për shumicën prej nesh këto janë pjesë të ndërlikuara  të përditshmërisë 
gjatë jetës dhe njohuria që çoi në to u shpikën  ose kanë kaluar nëpër botën e 
lashtë islame. Kjo është tema e një ekspozite në Muzeun shkencor të Londrës dhe 
është shumë larg  pikëpamjeve dhe qëndrimeve nga disa se Muslimanët  dhe Bota 
perëndimore përfaqësojnë një "përplasje të qytetërimeve". 

Është bërë pjesë e ndërlikuar e aq shumë kulturave - ai filxhan kafeje - Latte, 
kapuçino, ekspres. është "Kaua" - ku në fillim u performua si pije - në 
Gadishullin Arabik  në Jemenin  e sotëm. 

Profesor Salim el hassani i Universitetit të Mançesterit shpjegon se si kokrra 
kafeje u soll në fakt në Jemen nga Etiopia. "Paj sigurisht, kafeja u shpik në 
vitet e hershme të Islamit - një djalë i quajtur Khaled nga Etiopia, një 
djalosh i ri cili kujdesej për delet e tij," shton ai. 

Deleve dukej se ju pëlqente kokrra. Pra djaloshi mori kokrrën dhe e dërgoi në 
Jemen – tregimi vazhdon  - dhe pija u zgjerua. 

Dhe kanë qenë shumë shpikje tjera ose risi që kaluan nga bota e hershme 
muslimane nga shek 7-të tutje. "Një prej tyre është shpikja e universitetit. 
Kjo ishte bërë në vitin 850 nga një grua e re e quajtur Fatima el-Firhi në 
qytetin e Fez –it në Marok. Universiteti i parë në botë që ne dimë se ka dhënë 
diploma apo tituj, "tha ai. 

Dhe kjo është tema e kësaj ekspozitë në Muzeun e Shkencave në Londër. Ajo  
quhet 1001 shpikjet: trashëgimia muslimane - pak i ngjan si " 1001 netët arabe" 
një përrallë e njohur mirë. 

Por, ekspozita këtu fokusohet mbi zbulimet shkencore dhe teknologjike dhe 
përparimet që ndryshuan botën - nga disa prej universiteteve më të hershme, për 
inovacionet në mjekësi, higjienën, pompat dhe rrotat e ujit. 

Histori e harruar? Aspak. Pyetni çdo njeri në rrugët e Kajros apo të Damaskut 
dhe ata me dëshirë do të ju tregojnë për ditët e lavdishme të Islamit  - jo 
vetëm pushtimet e tij  por edhe risitë e tij kulturore, shkencore dhe 
teknologjike. " 

Këto përparime erdhën në kulmin e lavdisë së perandorisë Islame kur ishte 
përhapur që nga Lindja e Mesme, nëpërmjet Afrikës Veriore  në jugun e Spanjës 
dhe më gjerë. "Gjatë asaj kohe, e cila ishte rreth 1.000 vjet, kanë  qenë 
kontribute të mëdha në shkencë dhe teknologji që erdhën tek ne nga një 
qytetërim  tjetër  tek një tjetër qytetërim shumë të rëndësishëm dhe që është 
qytetërimi mysliman," tha ai. 

Muslimanët kishin përvetësuar diturinë- nga Indianët, Kinezët, grekët, 
egjiptianët e lashtë - dhe ia kaluan  atë pak si kjo kopje e orës së elefantit 
e projektuar nga shpikësi musliman, matematicienti dhe inxhinieri Al Xhazari në 
fillim të shekullit 13-të. 

Anne Marie Brennan ligjëron  biologjinë  mjeko-ligjore  në Universitetin South 
Bank në Londër dhe është e fascinuar nga këto risi. Ora e elefantit me 
gjigandin e saj indian dhe dragojtë kinez  është e preferuara e saj. "Ora e 
elefantit është e mrekullueshme sepse ajo është si një orë e Kombeve të 
Bashkuara. Kjo ka të gjitha elementete qytetërimeve të ndryshme dhe unë  e 
pëlqej si  një shkencëtare  sepse kjo tregon se shkenca nuk duhet të jetë e 
mërzitshme, sterile dhe e thjeshtë, por ajo mund të të jetë dekorative dhe 
gjithashtu mund të paguajë nderimin për kulturat që e kan sjellë atë përpara, 
"tha ajo. 

Dhe pastaj është matematika dhe algjebra. Në përgjithësi sot numrat tonë janë 
të njohur si numra Arab , por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. "Numrat që ne 
kemi sot - 1,2,3,4 - janë quajtur numra Arab, por në fakt arabët në atë kohë i 
kan quajtur numra indian," tha ai. 

Dhe, numri "0" për shembull - "zefir" në Arabisht - ishte përdorur për herë të 
parë nga studiuesit e hershëm arab, si një pjesë integrale e ekuacioneve 
matematikore. Dhe kjo është pjesë e gjitha formulave të rëndësishme të zeros 
dhe të atyre  që ishin vendimtare për zhvillimin e kompjuterëve dhe 
teknologjive  tjera të reja. 

Dhe, sikur kafeja. çfarë do të bënim sot pa to


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan