Miratohet ligji që lejon shamitë në shkolla
Madhesia e germave:   Erald Kapri & Ardit Bido 
 
http://www.standard .al/index. php/speciale/ 3136.html
 
 
Dy vjet më parë, Behija dhe Juliani u përjashtuan nga Universiteti i Durrësit 
për shkak të simboleve fetare që kishin, porse debati që u krijua si pasojë 
E kush do ta merrte me mend se ligji që u diskutua si "ligji për të drejtat e 
homoseksualëve" , në fakt do të garantonte me ligj që vajzat me shami të mos 
mund të përjashtohen nga shkolla për shkak të veshjes së tyre. Ligji "Për 
mbrojtjen nga diskriminimi" shkaktoi të qeshura mes deputetëve, kur u miratua 
në Kuvend, por ndoshta edhe shumë prej deputetëve nuk e kanë ditur që me këtë 
ligj garantuan plotësisht të drejtën e besimit dhe shfaqjes së tij në jetën 
publike. Bëhet fjalë për nenin 10 të këtij ligji, i cili shprehimisht garanton 
lirinë e besimit e duke e kuptuar më qartë, vajzat me shami, djemtë me mjekër, 
homoseksualët etj. të mos përjashtohen nga jeta publike, institucionet apo nga 
drejtorët e shkollave, sepse veshja apo sjelljet e tyre nuk u pëlqejnë. "Ne 
kemi vendosur në ligj atë që përcaktohet aktualisht në Kushtetutë", - tha dje 
për "standard" deputeti Tritan Shehu. Porse, tashmë, nëse një
 rektor a drejtor shkolle do të përjashtojë apo do të dënojë një nxënës për 
shkak të shamisë, mjekrës, kryqit a simboleve të tjera fetare, që ai pasqyron 
në shkollë, atëherë ai nuk do të krijojë më një debat publik, pasi, sipas 
ligjit, ai do të dënohet me një gjobë deri në 10 mijë dollarë e ndërkohë që 
vendimi do të kthehet në nul brenda pak ditësh. Që të përjashtosh një vajzë me 
shami nga shkolla apo çdo njeri që beson në fe dhe e shpreh në forma të 
ndryshme, tashmë do të duhet një ligj i veçantë nga Parlamenti. Rregulloret e 
shkollave që kërkojnë uniforma, nuk do të mund të jenë mbi këtë ligj apo 
Kushtetutën, ndryshe një komisioner i veçantë do të gjobiste rëndë edhe 
financiarisht drejtorët e shkollave apo titullarët e institucioneve. Altin 
Hazizaj, drejtuesi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në 
Shqipëri dhe një prej propozuesve të ligjit, shprehet për
 gazetën se në nenin 10 është garantuar e drejta e besimit fetar. Duke iu 
referuar rastit të vajzave me shami, Hazizaj shprehet se "sa herë që vajzat 
janë përjashtuar, Avokati i Popullit ka kërkuar kthimin e tyre". Sipas tij, 
ligji për mbrojtjen nga diskriminimi është një garanci për të zbatuar më tej 
legjislacionin, i cili gjithnjë ka qenë në mbrojtje të vajzave me shami. 
Hazizaj shprehet se neni 10, pika 2 thotë se "ndalohet veçanërisht diskriminimi 
sa i takon ushtrimit të së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, kur 
këto të drejta e liri kanë të bëjnë me shprehjen e shfaqjen e tyre në jetën 
publike nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes". Gjithsesi, Altin Hazizaj shprehet se 
deputetët ndërhynë në këtë nen në momentin e miratimit. "Presim që ligji të 
dekretohet nga Presidenti e më pas të shohim botimin në fletoren zyrtare", - 
thotë Hazizaj. Shqetësimi i drejtuesit të Qendrës së Mbrojtjes së
 Fëmijëve ishte i drejtë, sepse deputetët miratuan një variant të ri. Kryetari 
i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Punës e Çështjeve Sociale, Tritan 
Shehu, tha për gazetën se në nenin 10 është vendosur fjalë për fjalë 
Kushtetuta, konkretisht neni 24 i saj. Shehu pranoi se ka ndodhur një manovër 
në nenin 10 dhe kjo u bë për të shmangur debatet. "Nuk vendosëm variantin e 
ardhur nga shoqatat, por vendosëm fjalë për fjalë nenet e Kushtetutës në nenin 
10 për të qenë më të sigurt. Kjo do të thotë që të kufizohen të drejta, duhet 
ligji i veçantë", - tha Shehu. Duke iu referuar përjashtimit të vajzave me 
shami nga shkolla, Shehu tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë më, pasi 
Ministria e Arsimit duhet të kërkojë një ligj të veçantë që të ndalojë vajzat 
me shami, ligj që duhet të ketë procedura të veçanta për t'u miratuar, siç 
parashikohet në Kushtetutë për kufizimin e të drejtave
 të njeriut. Ai shtoi se e njëjta situatë është për çdo institucion tjetër, si 
ushtria, policia etj., të cilat kanë shërbim uniforme, por këto institucione 
nuk mund të veprojnë më me kokën e tyre, por duhet të propozojnë ligj të ri në 
Parlament. Këtë ligj e gjen me vend edhe aktivistja e shoqërisë civile Elsa 
Ballauri, e cila tha se neni 10 kishte ardhur si propozim nga ajo. Ashtu si 
Hazizaj, edhe Ballauri pret dekretimin e ligjit dhe botimin e tij në fletoren 
zyrtare. "Unë dua të them se pikësëpari duhet të presim që ligji i miratuar nga 
Parlamenti të hyjë në fuqi, pasi ky ligj është ende në duart e Presidentit. Por 
për sa i përket çështjes, - thotë Ballauri, - unë jam tërësisht pro 
mosdiskriminimit të vajzave me shami apo djemve me mjekër apo çdo lloj 
shfaqjeje tjetër të riteve fetare të individëve. Ligji i ri e ka parashikuar 
këtë, duke përfshirë atë që thuhet në Kushtetutë e si pasojë duke
 e bërë më të lehtë ballafaqimin e çdo lloj diskriminimi në gjykatë". Ligji i 
ri Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi merr në mbrojtje grupe shoqërore, të 
cilat për shumë arsye diskriminohen nga shoqëria. Ky ligj vendos standarde të 
reja, por përcakton edhe penalizime, nëse ndokush tenton të ushtrojë forma 
diskriminimi, duke mbrojtur një sërë kategorish nga diskriminimi në çdo fushë 
të jetës, si punësimi, arsimi apo qoftë edhe hyrja në politikë apo për t'u 
emëruar në detyra të rëndësishme publike. Elsa Ballauri shprehet se shoqëria 
shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga reminishenca e së kaluarës 
komuniste dhe të pranojë zgjedhjet e lira të njerëzve në çdo fushë të jetës pa 
u paragjykuar. "Këto janë reminishenca të sistemit komunist, ku ndalohej çdo 
shfaqje e simboleve fetare. Si pasojë e tyre, simbolet fetare bëhen më shumë 
një "mollë e ndaluar" për individët e tjerë", - thotë
 Ballauri, - ndërsa shton: "Jam e bindur se nëse lejohen, atëherë nuk do të 
kenë të njëjtën përhapje të gjerë. Ne, si një komb me traditë në harmoninë dhe 
bashkëjetesën fetare, duhet të fillojmë tashmë ta pranojmë tjetrin ashtu siç 
është dhe jo ta detyrojmë të bëhet siç duam ne, pra ta tolerojmë zgjedhjen e 
tij dhe kjo vlen për çdo rast, e si pasojë edhe për zgjedhjet fetare". 
Institucion në mbrojte të të diskriminuarve Vajzat me shami, homoseksualët e 
çdokush që ndihet i diskriminuar, ka një derë për t'u ankuar e të gjejë të 
drejtën. Ligji i ri parashikon ngritjen e një Komisioneri për Mbrojtjen e 
Barazisë, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë. Nisma ligjore përmban edhe masa në 
rast se shkelet ligji dhe vërtetohet se personat e këtyre kategorive 
diskriminohen. Në rast se diskriminimi ushtrohet nga zyrtarët e administratës 
shtetërore, gjoba maksimale e vendosjes është 1 milion lekë të reja,
 ndërsa gjoba maksimale ndaj bizneseve dhe institucioneve joqeveritare është 10 
milionë lekë të reja. Gjoba minimale është 20 mijë lekë të reja. Vendimi për 
vënien e një mase ndëshkimore me gjobë cakton gjithashtu dhe afatin e arsyeshëm 
brenda së cilës paguhet gjoba. Legjislacioni Çështja e besimit fetar, shkollës 
laike etj., etj. ka qenë pjesë debati publik shpeshherë. Vajza me shami janë 
larguar nga auditorët e shkollave, me argumentimin se shkolla është laike dhe 
shamia e tyre apo mjekra e djemve shkel laicitetin. Sa herë që një vajzë me 
shami është përjashtuar nga shkolla, kanë reaguar konstitucionalistë t apo 
organizatat e shoqërisë civile, të cilët e kanë cilësuar si shkelje të të 
drejtave të njeriut. "Ndalimi i vajzave me veshje fetare është një vendim dhe 
një veprim i hapur antikushtetues. Çdo veprim që nuk mbështetet në Kushtetutë, 
duhet të dënohet ashpër, në mënyrë që të mos
 krijohen precedentë që rrezikojnë sovranitetin e Kushtetutës", - do të 
shprehej Kreshnik Spahiu, në një prononcim për këtë debat në vitin 2006, para 
se ai të bëhej nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Drejtuesit e 
organizatave civile kanë kritikuar edhe drejtuesit më të lartë të Ministrisë së 
Arsimit, duke u shprehur se laiciteti po interpretohet si ateizëm nga drejtorët 
e shkollave që kanë përjashtuar vajza me shami apo djem me mjekër. Duke iu 
referuar një rasti të veçantë të ndodhur në shkollën "Asim Vokshi", Avokati i 
Popullit, Ermir Dobjani, ishte shprehur se "ndalimi i një veshjeje që dihet 
haptazi që mbahet për motive fetare, vlerësimi i saj si e papërshtatshme, 
mendojmë se formon një rast, i cili shkakton drejtpërdrejt shkelje të 
dispozitave të rëndësishme për të drejtat themelore dhe të lirive vetjake të 
njeriut, të parashikuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë". E
 në këto raste, rregulloret e shkollave nuk kanë përfillur për Kushtetutën. 
Gjithsesi, në heshtje, me një ligj, këtij debati i është dhënë fund... Neni 10 
i ligjit të ri, i propozuar nga organizatat joqeveritare Ndërgjegjja dhe feja 
1- Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e së drejtës dhe lirisë së 
ndërgjegjes e të fesë, kur ka të bëjë me shprehjen e tyre individualisht ose 
kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, 
praktikave ose kryerjes së riteve. 2- Ndalohet veçanërisht diskriminimi sa i 
takon ushtrimit të së drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, kur këto të 
drejta e liri kanë të bëjnë me shprehjen e shfaqjen e tyre në jetën publike 
nëpërmjet fjalëve ose paraqitjes. 3- Diskriminimi lidhur me ushtrimin e së 
drejtës dhe lirisë së ndërgjegjes e të fesë, ndër të tjera ndalohet në mënyrë 
të posaçme në institucionet arsimore publike e private, të
 kryerjes së shërbimit ushtarak apo të paraburgimit dhe burgimit. 4- 
Përjashtime mund të vendosen vetëm me ligj, kur ekziston një përligjje e 
arsyeshme dhe objektive, për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave 
të të tjerëve. Këto përjashtime, në çdo rast, duhet të jenë në përpjesëtim me 
gjendjen që e ka diktuar nevojën për diskriminim, nuk mund të cenojnë thelbin e 
lirive dhe të të drejtave dhe nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara 
në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nenet e Kushtetutës, që janë 
përfshirë edhe në ligj Neni 24 1. Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e 
garantuar. 2. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, 
si dhe t'i shfaqë ato individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën 
private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. 3. 
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë
 pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si dhe të bëjë publike 
bindjet ose besimin e tij. Neni 17 1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të 
parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes 
publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në 
përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. 2. Këto kufizime nuk mund të 
cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të 
tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e 
Njeriut.
__._,_.___
Reply to sender | Reply to group Messages in this topic (1) 
Recent Activity:        * New Members 57   
Visit Your Group Start a New Topic 
To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/Feja_Jone/
To change settings via email:
    [email protected] 
To unsubscribe from this group, send an email to:
    [email protected] 
MARKETPLACE
Going Green: Your Yahoo! Groups resource for green living
 
Switch to: Text-Only, Daily Digest • Unsubscribe • Terms of Use
. 

__,_._,___ 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan