FUNDI I BOTES
Si ta gjeje njeriu pergjigjen e asaj, se te mirat e kesaj bote
jane te kufizuara dhe te perkohshme? A ka ne kete bote kenaqesi absolute?
(vazhdon nga java e kaluar)
Gjate tre javeve te kaluara kemi sjelle
fakte dhe argumente se njeriu nuk ka mundesi qe ta shohe dhe ta perjetoje te
gjithe ate qe gjendet prane tij apo qe e rrethon ate, dhe se ai patjeter se do
te edhe ne shume gjera te cilat nuk I kapin shqisat e tij, e nganjehere bile as
mendja, ngase ato se bashku me imagjinaten, e cila u ndihmon shume, jane te
mangeta dhe se njeriu patjeter do te besoje ne nje fuqi absolute, qofte edhe ne
raste rreziku apo frike. Vazhdojme edhe kete here te sjellim disa argumente te
tjera ne lidhje me te besuarit net e fshehten, gjegjesisht ne boten tjeter.
Njeriu ne kete bote tere kohen jeton me
lakmi dhe me shprese, qe nga vegjelia e deri ne pleqeri. Ai gjithhere lakmon ne
ate qe nuk e ka, por e ka dikush tjeter dhe shpreson se nje dite do ta arrije
edhe ai ta kete, e pastaj posa ta arrije ate, nuk ndjen ndonje kenaqesi shume
te madhe. Kete do ta ilustrojme me disa shembuj:
* I varferi gjithhere shikon te pasurin me
sy lakmues, shikon makinen e tij, shtepine e bukur, xhepin plot pare etj. Dhe
gjithhere shpreson se edhe ai ndoshta nje dite do ta kete ate fat e te beje
mjaft pasuri, me çka, sipas tij, do te ishte me i lumturi ne bote, mirepo nese
Zoti do dhe arrin deri te pasuria, ai tashme nuk e ndjen ate kenaqesi qe e
ndjente para se ta kishte ate pasuri ne dore. Tashme pasuria i eshte bere me
shume shprehi.
* I semuri qendron ne shtrat dhe vezhgon
te shendoshurit se si po bisedojne, po hyjne e po dalin, per çka u a ka shume
lakmine dhe shpreson se sikur te sherohej, edhe ky do te ishte njeriu me i
lumtur ne bote. Dhe do Allahu e sherohet, por menjehere pas sherimit harron ate
kenaqesi qe e ndjente sa ishte i semure. Tashme shendeti i eshte bere shprehi.
* Shume njerez enderrojne te arrijne ne
ndonje post (zaten lakmia ne post eshte smundje shpirterore) dhe ua kane
lakmine atyre qe jane ne poste te larta duke dale neper medie, duke biseduar
njerezit per ta etj. E per ta arritur kete shumekush eshte ne gjendje te
prishet me Zotin, me familje, me shoqeri, e me ke jo vetem te arrije atje
"lart mbi te tjeret", duke menduar se po te arrinte atje lart do te
ishte me i lumturi ne bote. Por nese do Allahu dhe arrin atje "lart"
ne ndonje pozite, atehere jo vetem qe nuk e ndien ate kenaqesi, porse tashme
fillojne telashet e medha, fillojne stresi e depresioni ta kaplojne dhe e
harron krejtesisht ate qe e lakmonte dhe shpresonte qemoti.
* E njejta gje ndodh edhe me artistet,
muzikantet etj. Shumekush lakmon dhe enderron se si te arrije atje, por kur
arrin te kuptoje se na qenka krejt e rendomte, bile shume here edhe neveritese.
Me keta pak shembuj desha te them se
njeriu me intuiten qe ia ka dhuruar Allahu arrin ta kuptoje se kenaqesite e
kesaj bote jane te kufizuara e te perkohshme dhe se nuk ka kenaqesi absolute ne
kete bote dhe se prapa kesaj fshihet bota e panjohur shpirterore. E nese eshte
ashtu, atehere ku jane ato kenaqesi absolute. A ekzistojne ato dhe ku gjenden
?! Natyrisht se ato kenaqesi jane ne boten tjeter, te cilat shpirti i njeriut i
kerkon panderprere duke mos u kenaqur asnjehere me keto kenaqesi apo te mira
materiele te kesaj bote. Per kete shkak ata njerez te cilet buk lodhen fare per
kenaqesite e shpirtit, shume here i gjejme se, pasi t`i kene arritur kenaqesite
e kesaj bote dhe ta kuptojne realitetin e tyre, vendosin qe t`i vendosin vetes
litarin. Njeriu ne kete bote veren se shume here behen padrejtesi te medha,
behen dhuna te shumta dhe se shume here i drejti peson, apo demtohet, ndersa i
padrejti ngrihet e fiton. Pastaj sa e sa krimi fshihet ne kete bote?! E, pa
dyshim se, sikur te mos ishte bota tjeter per te marr hak ndaj mizoreve, per te
dale e verteta ne shesh, per ta ndier veten secili njeri se qendron para nje
Gjykatesi te Drejte i cili nuk i ben askujt te padrejte, sikur te mos ishte
bota tjeter, ku punemiri do te shperblehet e punekeqi do te denohet, kjo bote
do te ishte aq e pakuptimte e jo e drejte saqe njerezit do te kishin te drejte
ta mallkojne ate, e te thone se kush na solli neve ne kete bote pasi na qenka
kaq e keqe dhe e rende. Por ne kete çast nderhyn shpirti, nderhyn mendja e
shendoshe dhe thote: Duro, beje saber, se nje dite do ta marresh hakun tend.
Do te thote: Vazhdo te besh mire e t`u
ikesh te keqijave se nje dite so ta marresh shperblimin. Andaj te besuarit ne
boten tjeter jo vetem qe eshte realitet i padiskutueshem, por eshte edhe nevoje
e domosdoshme per te qene jeta e stabilizuar ne kete bote. Kaq sa per kete
jave. Deri ne javen e ardhshme, selam alejkum ve rahmetullah!
Epoka e re - e premte 19 shkurt 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Pergatiti: www.ferki-mirena.tk
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur